Policiae Kosovës, respektivishtnjësitet antidrogë, pas hetimeve intensive kanë realizuar një operacion policor në Ferizaj, ku është arrestuar i dyshuari me inicialet (K. H) dhe janë konfiskuar mbi 4 kg, respektivisht 4160.6 gram, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Policia ka realizuar edhe bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit dhe si provë relevante janë konfiskuar edhe një automjet furgon si dhe pesë telefona mobil.
Policia në një komunikatë thotë se të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin kompetent dhe për të dyshuarin është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.
