Në konfliktin e armatosur mes ushtrive pakistaneze dhe indiane në zonën kufitare të Kashmirit u vranë 9 persona, mes civilëve, dhe janë plagosur shumë persona të tjerë.
Zyrtari lokal indian, Simrandip Singh ka thënë të parët zjarr hapën ushtarët pakistanezë dhe se ushtarët indianë iu kundërpërgjigjën me zjarr.
Autoritetet në Pakistan pretendojnë se gjashtë civilë janë vrarë dhe 46 janë plagosur. Ndërkohë Forca e Sigurisë Kufitare të Indisë shprehen se tre civilë u vranë dhe më shumë se 16 të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit mes palëve.
Tensionet midis dy vendeve janë përshkallëzuar pas anulimit të takimit të këshilltarëve të dy vendeve për sigurinë kombëtare.
India dhe Pakistani në vitin 1948, 1965 dhe 1971 luftuan pikërisht për shkak të Kashmirit i cili është i banuar kryesisht me muslimanë.
