YIHR me aksion simbolik për të pagjeturit

0

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë do të organizojë sot një aksion simbolik në prag të Ditës Ndërkombëtare për Personat e Pagjetur.

Aksioni i cili është paraparë të filloj në orën 10:00, do të bëhet pranë memorialit për personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, në hapësirën mes Kuvendit dhe Qeverisë.

YIHR konsideron se qysh nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, 16 vite më parë, nuk është arritur të ndriçohet fati i personave të cilët konsiderohen ende të pagjetur.

Kësisoj, familjarët e viktimave dhe shoqëria kosovare vazhdon të përballet me mohimin e së drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi.

“Duke qenë këmbëngulës në kërkesat për realizimin e të drejtave të familjareve të viktimave në veçanti si dhe shoqërisë në përgjithësi, si aktivistë të Nisma Ime, përmes aksioneve simbolike vazhdojmë të sjellim në vëmendje çështjen e personave të pagjetur dhe njëkohësisht të kërkojmë nga të gjithë faktorët relevant angazhim më të fuqishëm në zgjidhjen e fatit të tyre”, thuhet në njoftimin e dërguar të YIHR-së.

 

Aksident trafiku në Prishtinë

0

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë, konkretisht në hyrje të Prishtinës. Dëshmitarët thonë se ka të lënduar por edhe dëme materiale.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku si pasojë e aksidentit, rreth një orë është bllokuar kjo rrugë.

 

Horoskopi ditor, e shtunë 29 gusht 2015

0

Ky është horoskopi për ditën e shtunë 29 gusht 2015. Dita e sotme do t’ju gjejë plot energji, ndaj do të jeni në gjendje të zbatoni planet që keni pasur gjatë javës. Nuk është e nevojshme të vendosni objektiva globale, mjafton të realizoni gjërat që ju duhen më shumë gjatë ditës. Shmangni ndërmarrjet e rrezikshme ose nismat e mëdha, është e panevojshme të mbingarkoni veten tani.

Dashi

Një ditë e mbarë për aktivitete kreative, shkëmbim, informacioni dhe përvoje. Ditën premton të jetë e pasur me ngjarje interesante përsa i takon fushës së ndjenjave. Ju mund të mbështeteni tek i dashuri juaj, ndihma e tij është e rëndësishme.

Demi

Kjo ditë është e mbushur me emocione dhe çmenduri. Shmangni arrogancën, narcizmin dhe qëndrim negativ ndaj kritikave të arsyeshme. Vetëm largpamësia juaj dhe veprimet e matura mund t’ju sigurojnë sukses. I kushtoni vëmendje njerëzve që ju rrethojnë se për shkak të disa xhelozive keni një ftohje me partnerin.

Binjakët

Në gjysmën e parë të ditës do të ndiheni e lënë pas dore dhe kjo do t’ju sjellë edhe debate me partnerin. Duhet të diskutoni çdo gjë me partnerin dhe kjo ju sjell qetësim të situatës. Nëse ia arrini kësaj, pasditja do të jetë më e qetë.

Gaforrja

Ditë e vështirë. E pafavorshme për çdo veprim që ju ndërmerrni në fushën profesionale. Është mirë që përveç fushës profesionale ti kushtoni vëmendje edhe shëndetit tuaj. Jeni njëri që doni të mbështeteni vetëm në veten tuaj, por dhe ndihma e miqve dhe të dashurve është e rëndësishme.

Luani

Ju që keni shoqata jo fitimprurëse kjo është një ditë e mbarë për të analizuar dhe diskutuar për projekte të reja, pse jo dhe të aplikoni sapo t’ju jepet mundësia. Do t’ju vijë një surprizë e këndshme, por ju zakonisht nuk reagoni me qeft ë madh. Ndiheni mirë me fëmijët dhe familjen tuaj.

Virgjëresha

Kjo do të jetë një ditë e mbarë. Përpiquni që pjesën e dytë të ditës ta kaloni jashtë me familjen ose miq të mirë dhe të shijoni në maksimum natyrën duke marrë vetëm energji pozitive prej saj. Shmangni gjykimet dhe deklaratat e ashpra me qëllim që të mos i prishni humorin vetes.

Peshorja

Do të jetë një ditë paksa e trazuar, por kjo do të shërbejë për mirë, pasi do të arrini të vendosni disa piketa konkrete për të ardhmen tuaj, kryesisht në fushën e ndjenjave. Aktivitetet e përbashkëta do të forcojë mirëkuptimin reciprok në familje.

Akrepi

Mos kritikoni veten për gjërat e së shkuarës, askush nuk meriton më shumë sesa ka marrë. Duhet të tregoheni fleksibël dhe bujarë me ata që ju rrethojnë dhe dhurojnë dashuri. Ju që keni familje kushtojini më shumë vëmendje fëmijëve tuaj dhe shmangni bisedat e kota që ju harxhojnë energji.

Shigjetari

Ditë e mbarë. Do të bëni disa blerje të dobishme ose transaksione të mira. Do të jetë një ditë e mirë për të analizuar çdo situatë e cila më pas mund t’ju shërbeje për të rregulluar marrëdhëniet me kolegët, eproret apo vartësit tuaj. Pasdite mund të ndieni disa shqetësime fizike, është mirë të dilni nj shëtitje në natyre.

Bricjapi

Keni bërë disa kursime, por kjo është një ditë që mund tua shpenzojë pa kuptuar. Mundohuni të mos bini në tundim dhe të harxhoni gjithçka që keni. Përndryshe do të mbesni me duar në xhepa. Duhet ti kushtoni vëmendje shëndetit dhe çështjeve të dashurisë.

Ujori

Edhe për ju kjo do të jetë një ditë e mbarë dhe e qetë, si fundjave ju do të arrini të pushoni, qetësoheni pranë familjes dhe njerëzve tuaj të dashur. Pse jo mund të planifikoni edhe ndonjë udhëtim, pushimet ende nuk kanë mbaruar. Mbase ky udhëtim ju ndihmon për të zgjidhur edhe ndonjë problem në fushën e dashurisë .

Peshqit

Ndoshta ju do të keni një dëshirë për të ndryshuar diçka në jetën tuaj. Do të ishte mirë por mos nxitonin pasi nuk është dita për të kryer ndryshime radikale. Kushtoni vëmendje më shumë shëndetit tuaj dhe familjes së ngushtë.

"The Guardian": BE të merret më tepër me Ballkanin

0

Prestigjiozja britanike “The Guardian”, vjen me një këndvështrim të sajin për Ballkanin, emigracionin dhe rolin e Bashkimit Evropian.

Takimi mes liderëve të Ballkanit me Bashkimin Evropian të enjten në Vjenë, u bë në kohën e duhur. Kanë kaluar 15 vjet që nga kapitulli i konflikteve të armatosura në Evropën Juglindore. Por rrjedha aktuale e emigrantëve të Ballkanit, që shkojnë drejt veriut më të pasur të Evropës tregon, ndër të tjera, se sa kanë munguar përpjekjet e BE-së për të krijuar një strategji për këtë rajon, ekonomikisht dhe politikisht të brishtë.

Një arsye pse mijëra familje nga Kosova dhe gjetkë janë çrrënjosur nga vendi i tyre për t’u bashkuar me turmat nga Siria dhe Afganistani, në përpjekje për të arritur Gjermaninë dhe Skandinavinë, është pritja e gjatë për anëtarësim në BE, dhe perspektiva më e mirë e jetesës, që nuk u materializua kurrë.

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit kanë qenë sigurisht në faj, duke dështuar në luftimin e korrupsionit dhe duke patur një qeverisje të dobët. Perspektiva e pagave më të larta në Gjermani, si dhe joshja e rrjeteve të trafikantëve, kanë patur gjithashtu rolin e tyre. Por roli i BE-së nuk mund të nënvlerësohet: nëse njerëzit ndalin së besuari se vendi i tyre mund t’ju ofrojë një shans për një të ardhme më të mirë, të paktën për fëmijët e tyre, ata do të marrin valixhen dhe do të kërkojnë një jetë më të mirë diku tjetër.

Shtetet e Ballkanit që nuk janë pjesë e BE-së janë lënë në një harresë që duhet të adresohet urgjentisht. Pasi Kroacia u bashkua me BE-në në vitin 2013, anëtarësimi ka ngecur. Presidenti i Maqedonisë e përshkruan vendin e tij si një komb të “mbërthyer në një ashensor”. Bisedimet e Maqedonisë me BE-në kanë ngecur për shkak të një mosmarrëveshjeje me Greqinë.

Bisedimet e Malit të Zi dhe Serbisë janë frustuese përkundrejt një marrëveshjeje politike midis Serbisë dhe Kosovës. Kosova, bashkë me Shqipërinë, janë dy vendet më të mëdha ballkanike “prodhuese” të emigrantëve të BE-së. Kjo në vetvete është absurde: situata në këto vende është e tillë që nuk e legjitimon një kërkesë për azil. Ato që i drejtojnë azilkërkuesit janë kryesisht faktorët ekonomikë dhe frustrimi politik.

Të merret me Ballkanin është një detyrë e papërfunduar, me të cilën BE tani duhet të përqendrohet, si pjesë e përgjigjes së saj të përgjithshme ndaj krizës migracionit. Ta lesh këtë situatë që të përkeqësohet, do të sjellë vetëm më shumë probleme, politike dhe ekonomike, si dhe pasiguri gjeopolitike, pasi Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin e vet në rajon. Vitin e kaluar, presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, tha se nuk do të ketë zgjerim të BE-së gjatë pesë viteve të ardhshme. Ky ishte një mesazh jashtëzakonisht i dobët për t’ia përcjellë Ballkanit. Në Vjenë, liderët e BE duhet ta bënin të qartë dhe të dërgonin një

Manaferrat rrisin pjellorinë!

0

Manaferra rrit mundësinë për t’u bërë baba, pasi përmban nivele të larta të vitaminës C dhe magnez. Sipas hulumtuesve, ajo luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e spermatozoideve kur meshkujt janë të stresuar.

Studimi i realizuar në laboratorin e Lwrence Berekeley në SHBA konstatoi se burrat që kishin konsum të lartë të vitaminës C, kishin 20% më pak dëme në ADN e spermetozoidëve. Sipas mjekes Julie Wilson, manaferrat rrisin pjellorinë si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. “Manaferrat sigurojnë të njëjtën sasi vitamine C njësoj si rrushi”, vazhdon mjekja Wilson.

Qasja në internetin në mobil rritet për 55% në nivel global

0

Trafiku i internetit në mobil në të gjithë botën është rritur 15 për qind në baza tremujore dhe 55 përqind nga viti në vit në tremujorin e dytë, thuhet sipas raportit të fundit nga Ericsson.

Ericsson thotë se tani ka më shumë se 3 miliard përdorues të internetit në mobil në botë, një rritje prej 140 milionë përdoruesve në tre muaj, që përfundojnë në qershor.

Rritja në internetin në mobil u mbështet nga rrjetet 3G dhe 4G/LTE dhe pajisja me telefona të mençur mobil.

Numri i përdoruesve të 4G / LTE u rrit me 115 milionë apo në rreth 740 milionë në total, ndërsa numri i përdoruesve që përdorin vetëm shërbimet bazë të telefonisë mobile ka rënë për 80 milionë në TM2.

Telefonat e mençur mobil në ndërkohë thuhet se përbëjnë 75 për qind të të gjithë telefonave të shitur, nga 65 për qind sa ishin në TM2 2014.

Në total, Ericsson përllogarit se tani ka rreth 7.2 miliardë abonime në telefoninë mobile në botë, që nënkupton depërtim të telefonisë mobile tek 99 për qind e njerëzve.

10 vendet më bamirëse në botë

0

Këto janë shtetet që ndihmojnë më së shumti shtetet tjera në botë, sipas OKB’së. Ato japin ndihma në këto kategori: shkencë dhe teknologji, kulturë, siguri ndërkombëtare, shëndet e mirëqenie.

Mirëqenia e botës rregullohet nga kontributet që disa shtete japin vazhdimisht në fusha të ndryshme. Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka bërë një klasifikim të vendeve që më shumë se të tjerat përmirësojnë jetën e mirëqenien në planetin tonë. Për të realizuar këtë klasifikim, u morën në konsideratë shtatë nënklasifikime, gjithmonë të hartuara nga OKB-ja, por që bazohen te ndihma apo kontributet që ato u japin vendeve të tjera dhe jo vetes.

Në nënkategori janë marrë në konsideratë: shkenca dhe teknologjia, kultura, paqja dhe siguria ndërkombëtare, rendi botëror, prosperiteti dhe barazia, shëndeti e mirëqenia.

Japonia
Japonia është një nga vendet që ndihmon shumë të tjerët, si në çështjet e shëndetit ashtu edhe të mirëqenies, me shumë punë shkencore, si në fushën e teknologjisë, por edhe në kontributin ndaj klimës dhe planetit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës
SHBA-ja është një nga shtetet e para që dërgon ndihma humanitare e që bën bamirësi, si në aspektin zhvillimor, ashtu edhe në atë shëndetësor dhe të mirëqenies kur verifikohen katastrofa. Ndërkohë, ndodhet në vendin e nëntë, sepse është shumë mbrapa për sa i përket rendit botëror dhe paqes.

Italia
Mund t’ju duket paksa e çuditshme, por Italia është në një situatë shumë të ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara. Ajo qëndron në nivele të larta në fushën e bamirësisë dhe të ndihmave (të mendosh vetëm emigrantët, për shembull). Ndërkohë, Italia është një ndër vendet, të cilat marrin pjesë intensivisht në diskutimet botërore.

Spanja
Pavarësisht situatës ekonomike, Spanja është vendi absolutisht më aktiv në kuadër të shëndetit dhe të mirëqenies. Jo vetëm se ka shumë industri farmaceutike dhe është e para ndihmëdhënëse në këtë drejtim, por ajo kontribuon edhe në donacionet vullnetare të ilaçeve për OKB-në.

Austria
Në këtë klasifikim gjendet edhe Austria, edhe pse për të dëgjohet të flitet shumë pak. Megjithatë, ky vend prodhon dhe eksporton shumë nëpër botë, veçohet për rend botëror dhe teknologjinë, si dhe shkencat e avancuara.

Gjermania
Ndryshe nga dikur, tashmë Gjermania mban një pozicion të fortë (për mirë) në botë. Gjermanët nuk janë keq për sa i përket kulturës dhe teknologjisë që shpërndajnë nëpër botë.

Britania
Ky vend arrin të mbajë vendin e katërt të këtij klasifikimi, sidomos për sa i përket fushës së shkencës dhe teknologjisë, por edhe shëndetit dhe mirëqenies.

Zelanda e Re
Një nga vendet më të qeta në botë është Zelanda e Re, e cila klasifikohet në një nga pozicionet e para në krahasim me vendet e tjera. Ajo pozicionohet në këtë vend për klimën dhe ndihmën ndaj ambientit.

Zvicra
Zvicra renditet në vendin e dytë për sa i përket prosperitetit dhe barazisë, teknologjisë, shëndetit dhe mirëqenies. Por paqja dhe siguria botërore e bëjnë atë më të evidentueshme në këtë klasifikim: ajo jep ndihmë ekonomike për paqe në botë.

Irlanda
Dhe vendi kryesor mes “vendeve më të mira të botës” është Irlanda. Një e dhënë e papritur për një vend për të cilin nuk flitet shumë, por i cili pozicionohet në vend të parë për prosperitetin dhe barazinë që e karakterizon, e më pas për sa i përket rendit botëror, kulturës, shëndetit dhe mirëqenies.

Balotelli, problemi i parë në Milan

0

Mario Balotellit i është paraqitur problemi i parë pas rikthimit në Milan.

Ai ka premtuar se do të tregohet më i pjekur gjatë aventurës së tij të parë në klub.

Mirëpo, nuk do ta ketë lehtë. “Curva Sud” ku qëndrojnë tifozët Ultras është e ndarë në lidhje me pritjen e tij.

Ka shumë që e mbështesin rikthimin e tij, por edhe të tjerë që e kundërshtojnë. Balotelli pritet të debutojë në duelin e radhës kundër Empolit.

Mbyllen kufijtë mes Kolumbisë dhe Venezuelës

0

Bogota dhe Karakas kanë thirrur dje ambasadorët respektivë për kryerjen e konsultimeve, bëhet e ditur nga autoritetet e dy vendeve të përfshira nga një krizë mosmarrëveshjeje dypalëshe për shkak të vendimit nga ana e Venezuelës për mbylljen e kufirit dhe dëbimin e shtetasve kolumbianë.

“I kam dhënë udhëzime ministres së Punëve të Jashtme për të thirrur për bisedime ambasadorin tonë në Venezuelë”, deklaroi presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos gjatë një ceremonie publike.

Ministrja e Jashtme kolumbiane, Maria Angela Holguin ka qenë e ngarkuar me detyrë për organizimin e një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të Punëve të Jashtme të Unasur-it (Unioni i kombeve të Amerikës Jugorë).

Duam t’i tregojmë mbarë botës se ç’po ndodh pasi kjo është tërësisht e papranueshme”, shtoi presidenti duke iu referuar krizës kufitare mes Kolombisë dhe Venezuelës që shpërtheu javën e kaluar.

Santos shpjegoi se e mori këtë vendim pas mos respektimit nga ana e Venezuelës të marrëveshjes së arritur një ditë më parë me vizitën e Mbrojtësit të Popullit kolumbian në qytetin kufitar të San Antonio de Tachira-s për verifikimin e deklaratave të abuzimeve të kryera ndaj kolumbianëve të dëbuar.

Si të pakësojmë dhimbjen e lëkurës nga djegia e diellit

0

Kur digjesh nga dielli nuk është asnjëherë bukur , mbi të gjitha mund të jetë shenjë për dëmtimet në lëkurë që rrisin rrezikun ndaj kancerit.

Dr.Justin Hextall një dermatolog konsulant i spitalit Western Sussex shpjegon se si të pakësojmë skuqjen dhe dhimbjen në lëkurë.

Largohuni nga dielli. TANI!
Është diçka që të gjithë e dimë por është një ndër mënyrat për të ulur efektet e menjëhershme të djegies nga dielli.Në momentin e parë që shihni se lekura juaj fillon të skuqet, largohuni nga dielli dhe mos mendoni se kremi i plazhit do ju mbrojë.

Si të qetësoni dhe freskoni lëkurën :
“Bëni dush me ujë të ftohtë për 20 minuta” – rekomandon Dr.Hextall
Gjithashtu duhet të shmangi sapunët që përmbajnë kimikate dhe nuk janë natyralë.

Zbuteni lëkurën me çaj jeshil
Vendosni kompresë më çaj jeshil në vendin ku jeni djegur nga dielli. Mund të përdorni 4 ose 5 qese të vogla çaji për 30 minuta.
Mos përdorni vaselinë ose xhel me bazë nafte pasi e rrisin më shumë temperaturën e trupit tuaj.

Përdorni krem qetësues dhe qëndroni të hidratuar
Kremrat shërbejnë si barrierë ndaj humbjes së ujitt në lëkurë që shkaktohet nga djegja e saj.
Pasi i keni praktikuar të gjitha këto metoda ju këshillohet të vishni rroba pambuku për të shmangur irritimin. Mos harroni, konsumoni shumë ujë.