Maturantët sërish kopjojnë, testi në facebook(Foto)

0

Provimi i Maturës Shtetërore ka filluar dhe ende po vazhdon në gjithë Republikën e Kosovës. Janë 15.650nxënës që po i nënshtrohen këtij provimi, megjithatë testi i maturës sërish është shpërndarë në facebook.

Edhe pse për administrim të suksessëhm të provimit janë angazhuar 203 komisioner nga MASHT, 162 komisioner nga DKA, 1140 administrues, 224mbikëqyrës dhe KQSHM, testi prapë është shpërndarë në facebook.

Testi përmban 120 pyetje(50 në gjuhë amtare, 40 në gjuhë angleze dhe 30 në matematikës),i përgatitur në gjuhë shqipe, turke, boshnjake dhe serbe dhe zgjatë 180 minuta.

Provimi i Maturës Shtetërorë po mbahet në 29 komuna të Republikës së Kosovës, 95 lokale shkollore, 162 Qendra të Testimit.

Egjipt: Janë dënuar tre gazetarë të rrjetit Al-Jazeera

0

Një gjykatë në Egjipt sot i ka dënuar tre gazetarë të rrjetit, Al-Jazeera, që kanë punuar në gjuhën angeleze, me tri vjet burgim.

Ky proces i gjatë ishte kritikuar nga aktivistët për lirinë e shtypit dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut në gjithë botën.

Tre gazetarët, Mohammed Fahmy nga Kanadaja, Peter Greste nga Australia dhe producenti Baher Mohammed nga Egjipti, ishin arrestuar në dhjetor të vitit 2013, derisa punonin për rrjetin Al-Jazeera, me seli në Doha të Katarit.

Këta të tre së pari ishin dënuar me burg, por një gjykatë e lartë në Egjipt kishte urdhëruar proces të ri lidhur me akuzat se ishin pjesë e Vëllazërisë Myslimane, të cilën autoritetet e kanë shpallur organizatë terroriste, dhe për paraqitjen e fotografive të falsifikuara, me qëllim të dëmtimit të sigurisë kombëtare.

Gazetari Gresete është dëbuar nga Egjipti në muajin shkurt, ndërsa Fahmy dhe Mohammed më vonë ishin liruar pas pagesës së dorëzanisë.

Ymeri fton Mustafën në debat publik për “Zajednicën”

0

Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Isa Mustafa, duke ftuar këtë të fundit në një debat publik për të diskutuar për Zajednicën, dëmin që ajo e shkakton, dhe rrezikun që i kanoset Kosovës nga ajo.

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Ymerit:

“Në emisionin e mbrëmshëm në RTK Isa Mustafa për anjë moment nuk e foli të vërtetën për Marrëveshjen. Herë thoshte se Zajednica nuk ka kompetenca ekzekutive, e pastaj thoshte se edhe ashtu komunat me shumicë serbe kanë pasur më shumë kompetenca se sa komunat tjera. Që i bie se e drejta për t’i përbashkuar këto kompetenca në një instancë më të lartë se niveli lokal, e më të ulët se ai qendror, e bën Zajednicën pushtet të tretë, autonom, në dëm të Kosovës dhe kundër Republikës. Thoshte se marrëveshja është kompromis, dhe pastaj kthehej e thoshte se është në përputhje të plotë me Kushtetutën, që i bie që Marrëveshja na qenka një detajizim juridik i zbatimit të të drejtave të caktuara tashmë të garantuara me të. Pse paska nevojë për një Marrëveshje kompromisi për ta zbatuar Kushtetutën? Nëse është kështu që komunat me shumicë serbe e paskan pranuar zbatimin e Kushtetutës së Republikës!, dhe se Serbia e paska pranuar në mënyrë indirekte Republikën e Kosovës!, atëherë këtu nuk kemi kompromis, por fitore bindëse të Republikës së Kosovës.”

“Në vend se të kërcënojë me gjuhë ‘burrnie’, Isa Mustafa duhet ballafaquar me argumente. Prandaj e ftoj në një debat publik për të diskutuar për Zajednicën, dëmin që ajo e shkakton, dhe rrezikun që i kanoset Kosovës nga ajo. Mediumin dhe gazetarin le ta zgjedh ai se kështu është mësuar.”

 

Nisma e Re: Qeveria ka dështuare me memorialin e të zhdukurve

0

Aktivistët e “Nisma Ime” në mënyrë simbolike vendosën sot një pllakë pranë memorialit për personat e pagjetur, e cila gjendet në hapësirën mes Kuvendit dhe Qeverisë, për shkak se po konsiderojnë se institucionet e vendit kanë krijuar forma të dështuara për memorializimin kolektiv për ngjarjet e luftës së fundit të Kosovës.

Ata këtë pllakë e vendosën në mënyrë që nesër, Dita Ndërkombëtare për Personat e Pagjetur të shënohet në mënyrë më dinjitoze.

Sipas njërit nga anëtarët e kësaj nisme, Albert Selimi memorialët tashmë të vendosur nga ana e institucioneve, veçmas për personat e pagjetur, mbesin forma të dështuara të kujtesës kolektive dhe i kontribuojnë mohimit të së vërtetës.

Edhe qytetarët të cilët e panë këtë aksion pajtohen me atë se këto pllaka të vendosura në shenjë të të pagjeturve nuk i përfaqësojnë ata si duhet.

Luljeta Dragaj thotë se po të mos kishte dëgjuar në televizion nuk do e dinte se çka simbolizon memoriali i vendosur për nder të personave të zhdukur, kjo pasi që nuk ka të paktën as edhe një mbishkrim në të.

Se institucionet po bëjnë pak në këtë drejtim, e thotë edhe Sevdije Mustafa, e cila shton se qeveritarët duhet të ua plotësojnë dëshirat nënave të të zhdukurve.

Aktualisht në Kosovë janë mbi 1600 persona, të vrarë e të zhdukur pastaj nga forcat serbe, fati i të cilëve nuk dihet që nga lufta e fundit e në Kosovë.

 

Kampi veror që bashkon studentët

0

Rreth 90 studentë nga rajoni i Mitrovicës dhe Gjilanit të Access Programit që mbështetet nga Qeveria Amerikane, pushimet verore i kanë filluar më ndryshe, sepse iniciativa për të filluar Kampin Veror me ndihmën e implementuesit të programit të rrjetit KETNET dhe organizatës joqeveritare Community Building Mitrovica (CBM), ka ngjallur pjesën më aktive të këtij kampi.

Afërdita Sylaj, drejtoreshë e CBM-së, ka thënë për KosovaPress se qëllimi i këtij kampi të përbashkët njëjavor në Brod të Dragashit, që është aktivitet i Access Programit dy vjeçar i cili mbështetet nga Qeveria Amerikane, është që studentët dhe të rinjtë të jenë sa më afër njëri-tjetrit, duke krijuar kështu miqësi të reja, praktikuar gjuhën angleze, duke mësuar nga folësit e Shteteve të Bashkuara etj.

Sipas saj, gjatë një jave sa është duke u mbajtur Kampi, interesimi çdo ditë e më shumë po rritet, dhe kjo është shenjë e mirë ngase puna e organizatorëve ka bërë që ky aktivitet të jetë kaq i bukur dhe i admirueshëm.

“Gjatë tre ditëve të kaluara studentët kanë mësuar fjalë të reja të gjuhës angleze, kanë provuar ushqime tradicionale amerikane, endur rrathë miqësie dhe kanë luajtur lojëra, duke filluar nga domino e deri tek futbolli amerikan”, ka thënë në mes tjerash Sylaj, duke shtuar se gjatë ditës zyrtari i Qendrës për Arsim dhe Këshillim të Edukimit në SHBA kaprezantuar para studentëve edhe rreth mundësive të arsimit në SHBA.

Po ashtu, zëvendës drejtori për marrëdhënie me publikun Mark Naylor, si dhe Remzije Potoku, asistente e edukimit në Ambasadën Amerikane, kanë folurnë lidhje me interesin e Amerikës në mbështetjen e edukimit të të rinjve të Kosovës.

Sylaj ka bërë të ditur se edhe drejtori i Korpusit të Paqes në Kosovë, Steven Kurtzy, ka vizituar Kampin, me ç’rast u bashkua me studentët për një aktivitet të improvizuar në aeroplan, ndërsa ditët në vijim pritet që një grup i marinsave amerikanë të udhëheqin një “Boot Camp” për të inkurajuar punën në ekip dhe aftësitë drejtuese në mesin e pjesëmarrësve të kampit.

Ndryshe, Kampi Veror i përbashkët i Access Programit do të vazhdojë deri të dielën dhe do të përfundojë me një udhëtim kulturo r në Prizren, ndërkaq deri atëherë studentët do të luajnë lojëra të ndryshme sportive, do të shkruajnë tregime në gjuhën angleze, duke prezantuar secili historinë dhe kulturën e shteteve të ndryshme të SHBA-ve pas kërkimeve të bëra, si dhe do të bëjnë maska për një masken-ball party që do të zhvillohet mbrëmjen e fundit të kampit.

Po mbahet Testi i Maturës

0

Ka nisur testimi i më shumë se 400 nxënësve, që në afatin e gushtit po i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore. Për të parë këtë proces, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, vizitoi Shkollën e Mesme të lartë Ekonomiko Juridike “Hoxhë Kadri Prishtina”, në Prishtinë.

Ai ka vlerësuar se procesi i Provimit të Maturës Shtetërore është organizuar me shumë përgjegjësi dhe përkushtim nga ana e KQShM-së.

“Edhe në afatin e parë kemi pasur një maturë të organizuar mirë, duke ditur se asnjëherë nuk mund të ketë proces perfekt të maturës. Kjo shkollë është zgjedhur si një shkollë model, për të treguar edhe përkushtimin e Ministrisë së Arsimit në reformimin e shkollave profesionale”, theksoi ministri Bajrami.

Ministri Bajrami ka shprehur besimin e tij për një maturë të suksesshme, ndërkaq ka shtuar se MAShT-i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për një vit shkollor, në të cilin do të ketë ngritje substanciale të cilësisë.

Ministri Bajrami, po ashtu ka bërë të ditur se rezultatet e Provimit të Maturës do të shpallen më 15 shtator, duke i siguruar maturantët se, afatet e provimeve pranuese nuk do të shpallen para publikimit të rezultateve.

“Si ministër kam marrë të gjitha masat që afati i dytë i regjistrimit të shtyhet deri në publikimin e rezultateve, në mënyrë që asnjë maturantë të mos mbetet pa aplikuar në universitetet publike”, është shprehur ministri Bajrami.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Qendrorë Shtetërorë të Maturës, Azem Guri ka bërë të ditur se, administruesit kanë arritur me kohë në Qendrat e Testimit dhe se janë duke kryer përgjegjshëm detyrat e përcaktuara nga KQShM.

Testit të Maturës do ti nënshtrohen 15650 nxënës, ndërkaq për administrim të suksessëhm të provimit janë angazhuar 203 komisioner nga MASHT, 162 komisioner nga DKA, 1140 administrues, 224 mbikëqyrës dhe KQSHM.

Provimi i Maturës Shtetërorë do të organizohet në 29 komuna të Republikës së Kosovës, 95 lokale shkollore, 162 Qendra të Testimit.

Testi përmban 120 pyetje (50 në gjuhë amtare, 40 në gjuhë angleze dhe 30 në matematikës), i përgatitur në gjuhë shqipe, turke, boshnjake dhe serbe dhe zgjatë 180 minuta.

Çerkini: Vendorët punojnë pak në zbardhjen e të pagjeturve

0

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, përfaqësuesit e Shoqatës të të pagjeturve në Mitrovicë, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurorë me lule të shtunën në ‘Shtëpinë Muze’ në Lagjen e Boshnjakëve në veri të këtij qyteti, ku 16 vjet më parë forcat kriminale serbe vranë e masakruan 23 civilë të pafajshëm.

Bajram Çerkini, kryetar i Këshillit koordinues të shoqatave për persona të pagjetur, duke shprehur dhembjen e përgjithshme për të pagjeturit, sidomos të veriut të vendit, tha se është i pakënaqur me punën e deritashme që është bërë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Ai fajin e ka hedhur tek institucionet vendore për neglizhencë dhe mos trysni të mjaftueshme tek faktori ndërkombëtar.

Kjo ditë është duke u shënuar me aktivitet të ndryshme edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Meucci: Nga 2008, familjarëve u janë kthyer mbetjet mortore të 483 viktimave

0

Nesër, më datë 30 gusht, shënohet Dita ndërkombëtare e personave të zhdukur. Me këtë rast, Misioni EULEX Kosovë e përkujton tragjedinë e atyre që janë zhdukur si dhe gjendjen e rëndë të familjeve të atyre.
“Kjo është çështje thelbësore, e cila i prek shumë familje në Kosovë dhe në të njëjtën kohë tejet e rëndësishme për Misionin”, tha Gabriele Meucci, Shef i Misionit EULEX në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar nga EULEX-i, thuhet se ky mision u kontribuon kërkimeve të Kosovës për personat e pagjetur përmes një ekipi me ekspertë të forenzikës.

“Ata vazhdojnë të punojnë së bashku me Departamentin për Mjekësi Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës me përpjekje intensive për përcaktimin e fatit të personave të pagjetur. Viteve të fundit EULEX-i ka punuar në trajnimin e ekipeve vendase në teren për kryerjen e vlerësimeve të lokacioneve dhe zhvarrimeve në mënyrë që të fuqizohen kapacitetet e Kosovës për procesin e vështirë të kërkimit të personave të pagjetur”, njofton EULEX, transmeton Telegrafi.

“Që nga dhjetori i vitit 2008, kur EULEX-i filloi punën me Departamentin e Mjekësisë Ligjore, familjarëve u janë kthyer mbetjet mortore të 483 viktimave. Këtu përfshihen 381 persona të pagjetur të cilët u gjetën pas një pune intensive në teren (513 operacione në teren) dhe analizave laboratorike (autopsi intensive dhe punë për identifikim, përfshirë më shumë se 2000 mostra të eshtrave për analiza të ADN-së)”.

“EULEX-i vazhdon të jetë i përkushtuar në mbështetjen e institucioneve të Kosovës përmes ekspertizës forenzike për përcaktimin e fatit të personave të pagjetur në çdo mënyrë të mundshme”, thuhet në kumtesën e EULEX-it.

UNHCR: 300 mijë refugjatë në Europë përmes Mesdheut

0

Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se numri i refugjatëve dhe emigrantëve që kalojnë Mesdheun për të arritur në Evropë ka kaluar 300 mijë këtë vit, nga 219 mijë që ishte gjatë gjithë vitit 2014. Një numër i madh refugjatësh kanë gjetur vdekjen gjatë kalimit plot mundime drejt brigjeve evropiane.

Më shumë se 2,500 refugjatë dhe emigrantë kanë humbur jetën gjatë këtij viti dhe nkëtu nuk përfshihen rreth 200 vetë nga Libia, të cilët mund të jenë mbytur gjatë ditës së djeshme. Në vitin 2014, në Mesdhe humbën jetën apo janë zhdukur rreth 3,500 njerëz.

Melissa Fleming, zëdhënëse e UNHCR:

“Kjo tregon qartë për lëvizjet e vazhdueshme me anije të mbingarkuara. Itinerari që sjell njerëz nga Libia nëpër Mesdheut është ende aktiv dhe tejmbushja e anijeve po shkakton vdekjen e njerëzve,” tha Melissa Fleming, zëdhënëse e agjencisë së OKB-së për refugjatët.

Zonja Fleming tha se dje, 51 persona ishin mbajtur në hambarin e një anijeje gati në gjendje asfiksie. Sipas dëshmitarëve, ata ishin rrahur për t’i detyruar të paguanin në mënyrë që kontrabandistët t’i nxirrnin nga hambari dhe t’i lejonin të merrnin frymë.

Një nga të mbijetuarit, një kirurg ortopedik irakian, tha se kishte paguar 3 mijë euro për të dalë në kuvertë me gruan dhe me djalin dy-vjeçar.

Javën e kaluar, 49 persona gjetën vdekjen në hambarin e një tjetër anijeje, pasi kishin thithur tym helmues. Po ashtu, të mërkurën, 21 persona mendohet të kenë vdekur pasi gomonia e vogël indiane ku ndodheshin kishte 145 veta dhe u gjend në vështirësi, tha zonja Fleming.

Ajo tha se operacionet evropiane të kërkim-shpëtimit FRONTEX kanë shpëtuar dhjetëra mijëra jetë njerëzish gjatë këtij viti, por vendet e BE-së duhet të bëjnë më shumë për trajtimin e këtij problemi, për të cilin agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se është i zgjidhshëm po të ndërmerren veprimet e duhura.

Zonja Fleming tha se ekzistojnë alternativa ligjore për t’i bërë njerëzit të mos ndërmarrin udhëtime të rrezikshme nëpër Mesdhe. Të tilla mund të ishin risistemimet, pranimet për arsye humanitare dhe lehtësimi i vizave për bashkimet familjare.

Zyrtarja u bëri thirrje vendeve evropiane që ta trajtojnë krizën e emigrantëve në frymën e solidaritetit dhe të bashkëpunimit si dhe t’u ofrojnë alternativa ligjore atyre që kërkojnë siguri në Evropë duke ndërmarrë udhëtime të rrezikshme./voa/

Një foto i ndryshoi jetën këtij burri

0

Një javë më parë, Gissur Simonarson, një aktivist nga Oslo, postoi një foto në rrjetet sociale, ku shihej një burrë që shiste stilolapsa në një rrugë në Bejrut, me vajzën e përgjumur në krahë. “Është një foto tmerrësisht emocionale. Mund të shohësh shikimin në sytë e tij dhe mënyra sesi ai i mban ato stilolapsa sikur të jenë gjithçka që ai ka në botë,” ka thënë aktivisti për CNN, rreth fotos që tronditi 6 mijë ndjekësit e tij.

Brenda disa orësh, vërshuan ofertat për ta ndihmuar shitësin e stilolapsave, por Simonarson nuk e dinte as si quhej ai dhe as kush e kishte shkrepur foton. Kështu, në rrjetet sociale nisi një fushatë për gjetjen e burrit në foto nën hashtag-un #BuyPens (blini stilolapsa).

Pas dy ditësh kërkimi intensiv, shitësi i stilolapsave u gjend. Ai quhej Abdul dhe ishte prindi i vetëm i dy vajzave. Ai ishte arratisur nga Siria ku punonte në një fabrikë çokollatash, pasi shtëpia e tij ndodhej në një nga zonat më të nxehta të luftës aty dhe jetonte duke shitur stilolapsa. Brenda 24 orësh, rreth 3’000 persona mblodhën më shumë se 80’000 dollarë.

“Kur dëgjoi për shumën, Abdul shpërtheu në të qara dhe vetëm falenderonte për bujarinë,” ka thënë Simonarson. Abdul është shprehur se më në fund mund të çojë në shkollë vajzat e tij të vogla.