Paga 450 euro, por nuk punojnë

0

Të papunët në Kosovë jo çdoherë janë të interesuar të punojnë. Disa kompani prodhuese në Kosovë po kanë mjaft probleme për gjetjen e punëtorëve.

Ata tregojnë se të papunët nuk po shprehin interesim të punojnë, kur ato kompani hapin vende të reja pune.

Radio Evropa e Lirë më herët kishte raportuar se Kompania e verarisë “Stone Castle” në Rahovec, ka probleme të vazhdueshme për gjetjen e punëtorëve për të punuar në vreshtari.

Por, të papunët në Kosovë, përveç vreshtarisë që nuk duan të punojnë, ata hezitojnë të punojnë edhe në vjeljen e patateve.

Bedri Kosumi, pronar i kompanisë “Pestova”, në Vushtrri, e cila merret me prodhimin dhe përpunimin e patates, tregon për Radion Evropa e Lirë se si shumë të papunë kanë hezituar të vijnë të punojnë në vjeljen e patateve.

“Njerëzit ankohen se nuk ka punë, por e vërteta është se të gjithë ne po kemi problem të sigurojmë punëtorë. Problemin më të madh e kemi me punëtorët sezonal për vjeljen e patates. Atëherë kur neve na duhen punëtorë, ne nuk jemi duke gjetur punëtorë, edhe pse i kanë pagat shumë të mira, 450 euro, dhe dy herë në ditë kanë ushqim. Unë vetë e kam punuar këtë punë, nuk është punë e vështirë”, tregon Kosumi.

Papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë shoqërinë kosovare gjatë viteve të fundit.

Të dhënat zyrtare tregojnë së nga 1.2 milion forcë punëtore, Kosova ka të punësuar vetëm 300 mijë sosh, pjesa e mbetur janë ose të papunë ose jo aktivë.

Kosova ka nivelin më të lartë të papunësisë në rajon, me 35.5 për qind, pasuar nga Bosnje dhe Hercegovina me 27.5 për qind, Serbia me 18.9 për qind, Mali i Zi me 18.0 për qind dhe Shqipëria me 17.9 për qind.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se mbi 150 mijë është numri i punëkërkuesve të pakualifikuar, mbi 77 mijë i atyre me shkollë të mesme, ndërkaq të kualifikuar janë 22 mijë dhe me arsimim të lartë 6,840 punëkërkues.

Përveç asaj që kompanitë kanë probleme për gjetjen e punëtorëve, ata tregojnë se kanë probleme edhe me punëtorët, që kanë arsimim të lartë, e të cilët nuk janë të përgatitur mirë për punë.

Bedri Kosumi tregon se kur kanë punësuar punëtorë në kompani, shumë prej tyre nuk kanë qenë të përgatitur, iu kanë munguar njohuritë për kryerjen e punës për të cilën janë punësuar.

“Ne gjithmonë thirremi në atë se jemi vendi me gjeneratën më të re të shkolluar, (të rinj) që flasin shumë gjuhë, por jam i obliguar të them të vërtetën. Në pikat kyçe të kompanisë ne i trajtojmë njerëzit ndoshta deri edhe në një vit”.

“Me shumë vështirësi kemi arritur që tani ta kemi një staf të përgatitur mirë. Megjithatë, fatkeqësisht më duhet të them që kemi njerëz, të cilët kanë shkollim superior të kryer, por që nuk janë të përgatitur për tregun e punës”, thekson Kosumi.

Një hall të madh me punëtorët e papërgatitur mirë për tregun e punës, e kishin paraqitur edhe investitorët e huaj, të ardhur në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, kishte theksuar se investitorët e huaj po kanë problem për gjetjen e punëtorëve të kualifikuar.

Përveç tjerash, ai kishte theksuar se institucionet arsimore në Kosovë po përgatisin fuqi punëtore, e cila nuk është adekuate për kërkesat e tregut të punës.

“Kurdo që rritet vëllimi i investimeve të huaja, kjo fuqi punëtore nuk do të jetë në gjendje t’i plotësojë kërkesat e investitorëve të huaj. Pra, një prej vërejtjeve kryesore të investitorëve të huaj është se në Kosovë tregu i punës nuk ofron shkathtësitë e duhura që kërkohen nga ana e këtyre investitorëve të huaj”, kishte theksuar Zeka.

Edhe njohës të çështjeve të arsimit në Kosovë, vazhdimisht kanë potencuar se studentët në Kosovë po dalin të papërgatitur për tregun e punës. Derisa kishin kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të marrin masa urgjente në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Bujqit: Nuk kemi treg të sigurtë për speca (Video)

0

Prodhuesit e specit në fshatin Pataqan të Rahovecit kanë ankesa se si mundi po u shkon huq pasi tregu i Kosovës është i stërmbushur me këtë kulturë bujqësore nga vendet fqinje. Ata apelojnë te organet gjegjëse të vendit qe të mos i qesin në harresë këta prodhues./ 21 Media

Gjakova me rreth 7000 turistë në vit(Video)

0

Zyrat turistike janë të domosdoshme për secilin vend i cili dëshiron që të zhvilloj turizmin. Për këtë arsye edhe komuna e Gjakovës tash e një vit e ka hap një zyre të tillë në çarshinë e vjetër të qytetit. Edhe pse me mungesë të ciceronëve, kjo zyre tashmë është shndërruar në adresë kryesore të turistëve të huaj në këtë qytet./ 21 Media

Komisioni shtetëror: Testi i maturës – i suksesshëm

0

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), në konferencën e mbajtur për media, e ka vlerësuar të suksesshme mbarëvajtjen e procesit të Provimit të Maturës Shtetërore 2015, në afatin e gushtit.

Kryetari i KQShM-së, z. Azem Guri ka theksuar se, i tërë procesi ka shkuar sipas rregullave të përcaktuara nga KQShM dhe se nuk është raportuar ndonjë parregullsi nga Qendrat e Testimit.

“KQShM nga raportimet e marra në terren vlerëson se, procesi i provimit të maturës ka shkuar mirë dhe nga raportimet në terren konkludojmë se gjithçka ka shkuar sipas planifikimeve”, theksoi z. Guri.

Z.Guri falënderoi në mënyrë të veçantë maturantët, për përfillje të rregullave të përcaktuara nga KQShM, si dhe të gjithë administruesit, mbikëqyrësit dhe monitoruesit që janë përkujdesur për mbarëvajtjen dhe monitorimin e këtij procesi, përfshirë kryetarët e komunave, drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, drejtorët e shkollave, Policinë e Kosovës dhe organizatën BIRN.

Kryetari i KQShM-së, po ashtu vlerësoi punën e mediave, të cilat kanë përcjellë te publiku gjatë gjithë kohës organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të Maturës Shtetërore.

Testit të Maturës në afatin e gushtit i janë nënshtruar 15650 nxënës, ndërkaq për administrim të suksessëhm të provimit janë angazhuar 203 komisioner nga MASHT, 162 komisioner nga DKA, 1140 administrues, 224 mbykqyrës dhe KQSHM. Pjesa e dytë e provimit do të mbahet më 5 shtator, ndërsa rezultatet pritet të publikohen më 15 shtator 2015.

komsioni

Pejë: Arrestohet një femër për fajde

0

Në rajonin e Pejës pas një hetimi nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar është arrestuar një femër e dyshuar se është marrë me fajde.

Policia e Kosovës ka bërë me dije sot se tek kjo femër është konfiskuar një armë me 6 fishek (kalibri i panjohur), një lap-top, një telefon si dhe dokumente të ndryshme të vlefshme për hetim.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në burg.

SHBA urojnë Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi

0

“Shtetet e Bashkuara urojnë qeveritë e Bosnjë Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi, për nënshkrimin e marrëveshjeve madhore për demarkacionin e kufijve ndërkombëtarë, ndërmjet Bosnjë Hercegovinës dhe Malit të Zi dhe ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi”, thotë Departamenti amerikan i shtetit, nëpërmjet një njoftimi për gazetarë.

Mëtutje, në njoftimin e nënshkruar nga Mark Toner, zëdhënës në Departamentin amerikan të shtetit, theksohet se “këto marrëveshje, të nënshkruara gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor, do të ndihmojnë për paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe do ta lëvizin përpara progresin e rajonit kah integrimi Evro-atlantik”.

Han: Ka përparim në lidhje me prokurorin special

0

Eurkomisioneri për Zgjerim Johanes Hah deklaroi se opozita maqedonase javën e ardhshme patjetër duhet të kthehet në Parlament.

Pasta ai bëri të ditur se do të emërohet Prokurori Special i cili del nga protokolli i marrëveshjes në Përzhino, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Lidhur me Prokurorin Special nga ana e dy partive politike dëgjoj se po përparohet mirë. Ne, BE dhe familja ndërkombëtare do të japim mundin tonë që zgjedhjet në prill të janë të lira dhe të kalojnë në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare”, deklaroi Han.

Han ka folur edhe për çështjen e emrit dhe problemin me refugjatë në Maqedoni dhe më gjerë.

Meshkuj, mos i mbani telefonat në xhep

0

Meshkujt që i mbajnë telefonat celular në xhepat e pantallonave të tyre kanë spermë me më pak aftësi lëvizore, sugjeron një studim i publikuar në revistën “Environment International” sipas 10minuta.com.

Shkencëtarët britanikë të Universitetit të Exeterit kanë shpjeguar lëvizshmërinë e reduktuar të spermës duke e lidhur me shanset më të mëdha të infertilitetit. Analiza e tyre nga përfundimet e 10 studimeve të kryera më parë sugjeron se fajtor është ekspozimi ndaj rrezatimit elektromagnetik nga telefonat celularë.

Në të njëjtën kohë ishte vendosur që meshkujt të cilët nuk janë të ekspozuar ndaj këtij rrezatimi kanë 50 deri në 85 për qind të spermës normale të lëvizshme.

Në të kundërt, meshkujt të cilët janë më të ekspozuar ndaj rrezatimit elektromagnetik kanë spermë me aftësi normale lëvizore rreth 8 për qind. Përndryshe, është llogaritur se 14 për qind e çifteve në vendet me të ardhura të larta dhe të mesme kanë vështirësi konceptuese.

Kuçi: Gjykata Speciale tërësisht në duart e ndërkombëtarëve(Video)

0

Gjykata Speciale, zgjedhja e prokurorëve dhe gjyqtarëve, ngritja e aktakuzave, si dhe funksionalizimi i Dhomave të Specializuara dhe Prokurorit të Specializuar, është një proces i cili varet dhe është krejtësisht në duart e ndërkombëtarëve. Këtë e tha Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Për të parin e drejtësisë në vend, sistemi i drejtësisë ka sfidat e tij, por se kjo ndodh me të gjitha vendet që janë pretendente për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pasi që siç tha Kuçi “llupa që përcjell veprimet tona do të jetë edhe më e madhe”.

Genta së shpejti sjell këngën e re (Foto)

0

Pas publikimit të këngës “Shkurt e Shqip” në bashkëpunim me Labin, këngëtarja Genta Ismajli është të përgatitje të këngës së saj më të re.

Edhe pse ishte jashtëzakonisht e angazhuar në mbrëmje të shumta gjatë këtij sezoni, Genta siç duket ka gjetur kohë edhe për një këngë të radhës.

Kjo është bërë e ditur në faqen më të madhe të showbizit, atë të Show Bizit Shqiptar, të cilët kanë publikuar një fotografi të Gentës në rrjetin social Facebook.