Ndaj deklaratave të kryeministrit Isa Mustafa, i cili e quajti gomar deputetin e lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka reaguar edhe publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, i cili thotë se Mustafa po gomarizon të ardhmen e Kosovës.
Përmes një publikimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Mehmeti thotë se kryeministri do duhej të kërkonte falje.
Lexojeni të plotë publikimin e Mehmetit në Facebook:
“Dëgjuat, Kryeministri i Kosovës është bërë lajm i ditës nëpër mediat serbe! Edhe atë jo pse ka bërë ndonjë vepër madhore për vendin e vet apo pse me diçka ka ofenduar ndonjë serb, por pse e ka quajtur gomar ish-kryetarin e Vetëvendosjes dhe, në vend që t’i kërkojë falje të ofenduarit, ai i ka kërkuar ndjesë gomarit, duke harruar se njeriun që ai ofendon, e kanë votuar me dhjetëra mijë kosovarë!
Tani ecë e mos thuaj: duhet të jesh i përjargur pas pushtetit si qeni pas mishit të përgjakur, që të harrosh se si Kryeministër i shtetit, nuk guxon të ofendosh asnjë qytetarë të shtetit që drejton! Por sido që të jetë, duhet pranuar një të vërtetë: ai kurrë nuk do guxonte – dhe nuk do d uhej të kishte guxim – kështu të ofendonte cilindo deputet serb, por e përbuzë një të zgjedhur shqiptar, ngaqë e din se të gjithë do heshtin!
Më në fund, ky Kryeministër është prodhim i një shoqërie, e cila edhe mëkatarit të djeshëm, i lejon ta ‘gomarizojë’ të sotmen dhe të ardhmen e vendit të vet!”
