Policia e Kosovës përmes një kumtese ka njoftuar se “sot në Mitrovicë është mbajtur një debat me qytetarë dhe të pranishëm kanë qenë rreth 250 qytetarë. Policia me zyrtarët e saj ka mbikëqyrë dhe monitoruar këtë aktivitet duke ofruar siguri për të gjithë, ndërsa sipas informacioneve rreth orës 14:00, çdo gjë ka përfunduar në rregull dhe të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë.
Ne jemi të përkushtuar për mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe garantimin e zbatimit të ligjshmërisë në vend.
Inkurajojmë të gjithë që të kontribuojnë në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt, në të kundërtën të gjitha pasojat bien mbi individët e caktuar të cilët duke vepruar në kundërshtim me parimet dhe të drejtat themelore tentojnë që të prishin rendin dhe qetësinë, apo njëkohësisht edhe tentojnë të prishin imazhin e Policisë së Kosovës, e vlerësuar për besueshmëri të ndërsjellë me qytetarët dhe profesionalizëm në fushën e rendit dhe ligjit.
Kjo është arritur falë kontributit të punonjësve të përkushtuar të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve tanë pa dallim”, thuhet në kumtesën e PK.
