Një ditë para shpalosjes zyrtare të iPhone 6S, është publikuar një detaj i rëndësishëm për pajisjen e re të Apple-it.
Sipas “9to5Mac”, telefoni i ri do të ketë kamerë shumë më të mirë se paraardhësi i tij. Në raportim theksohet se kamera e re e përparme mundëson shkrepje në formë panoramike, incizime në xhirim të ngadalësuar dhe video incizim me 720p.
Apple po ashtu thuhet se do të sjellë edhe dritën për shkrepjen e “selfieve”, të cilën e ka arritur duke përdorur një shkëlqyes të bardhë dhe jo një sensor LED.
Po ashtu raportohet se kamera e pasme e iPhone 6S do të jetë 12-megapixel me mundësi incizimi në kualitetin deri 4K.
