65 milion euro planifikohen për Prishtinën

0

Komuna e Prishtinës ka përmbyllur serinë e diskutimeve publike buxhetore në të cilat ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që kontribuuan me idetë e tyre lidhur me buxhetin e vitit 2016.

Përveç dy dëgjimeve të përgjithshme që u organizuan, një në fillim dhe një në fund, qytetarët patën rastin të marrin pjesë edhe në 7 dëgjime për fusha specifike, siç janë: Shërbimet Publike, Infrastruktura Lokale, Zhvillimi Ekonomik, Urbanizmi, Kadastri, Arsimi, Shëndetësia dhe Kultura e Sporti.

Në diskutimin publik për angazhimet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, ashtu siç edhe thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës, të pranishmit patën rast që të informohen se buxheti i kësaj drejtorie për vitin 2015 ka qenë 6.290.000 euro, ndërsa në pjesën e parë të vitit është realizuar 48 % e buxhetit.

“Disa nga projektet kryesore të realizuara nga kjo drejtori janë zgjerimi dhe modernizimi i ndriçimit publik, semaforët në fazë të projektimit, rregullimi i sipërfaqeve gjelbëruese, hapja e 16 puseve dhe ndërtimi i sistemit të ujitjes për gjelbërim, mbjellja e fidanëve, pastrimi shtratit të lumenjve, mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve, etj”, thuhet në komunikatën e komunës.

Sa i përket investimeve infrastrukturore, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishi, i njoftoi qytetarët e interesuar se aktualisht në fazë të realizimit janë rreth 80 projekte të ndryshme, ndërsa buxheti i kësaj drejtorie është 18 milionë euro. Po ashtu, ai veçoi edhe punët që janë duke u kryer në disa plato në lagje të ndryshme.

Në kërkesat e qytetarëve për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në zona të ndryshme të kryeqytetit, Durmishi bëri të ditur se prioritet i Komunës së Prishtinës është ndërtimi i rrugës “A” dhe kolektori.

Sa i përket angazhimeve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, njëjtë si edhe gjatë vitit 2015, u kërkua që të vazhdohet me renovimin dhe modernizimin e Qendrave të Mjekësisë Familja re.

Drejtori i kësaj drejtorie, Arben Vitia tha se rëndësi të veçantë do t’i kushtohet trajnimeve profesionale me qëllim të përmirësimit të shërbimeve, si dhe evaluimit të punës së stafit me qëllim të përmirësimit edhe të mëtutjeshëm të performancës së tyre.

Në diskutimin publik lidhur me aktivitetet kulturore dhe sportive në qytet, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit planifikon aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive, si dhe një prej prioriteteve do të jetë krijimi i hapësirës për inkuadrimin e të rinjve, stabiliteti financiar për institucionet kulturore. Drejtoresha e kësaj drejtorie, Saranda Bogujevci bëri të ditur se planifikohen këndet e lodrave, fushat sportive si dhe pasurimi i bibliotekave të institucioneve kulturore.

Një prej kërkesave kryesore në diskutimin publik të organizuar me Drejtorinë e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit ishin hartat zonale.

Qytetarët kanë insis tuar tek drejtori Liburn Aliu që në buxhetin e vitit 2016 të ndahet medoemos buxheti për hartat zonale me qëllim që të bëhen ndryshimet e nevojshme në Planin Zhvillimor Urban, ndaj të cilit patën shumë pakënaqësi.

Sa i përket diskutimit publik lidhur me aktivitetet dhe punën e Drejtorisë së Arsimit, qytetarët kërkuan të vendosen pengesa në rrugët ku ndodhen institucionet arsimore me qëllim të ngritjes së sigurisë së nxënësve. Gjatë këtij takimi pati kërkesa të shumta për hapjen e institucioneve të reja parashkollore.

Nga drejtoresha Arbërie Nagavci ata u informuan se do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2016 investimi në infrastrukturën shkollore, veçanërisht në sallat sportive. Nagavci i njoftoi se gjithashtu planifikohet ndërtimi i disa shkollave, në lagjet “Sofali”, “Kalabri”, “Veternik”, “Mat”, etj.

Në këto diskutime publike, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend i njoftoi qytetarët se ështà « duke u punuar në projekte konkrete, që do t’i akomodonin nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Ai i përmendi projektin e mobilitetit të qytetit dhe transportin publik, rregullimin e infrastrukturës së kanalizimit të qytetit dhe ndërtimin e kolektorit për trajtimin e ujërave të zeza, ndërtimin e fabrikës së ujit në Shkabaj, ku Komuna po merr pjesë me 5 milionë euro investime, zgjerimin e rrjetit të ngrohjes nga Termokosi, në 130 mijë MË energji termike, e mjaftueshme për 60 mijë banorë etj.

Në komunikatën për media të Komunës së Prishtinës thuhet se buxheti i Komunës për vitin 2016 planifikohet të jetë 65 milionë euro.

WP: Muret që Evropa po ndërton kundër refugjatëve, zero efekt

0

Pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989 dukej se muret dhe barrikadat ishin pjesë e së kaluarës në Evropë. Shumë në këtë kontinetn shpresuan për një epokë të re integrimi dhe pranimi. Nuk ndodhi. Në vend të kësaj, presione të ndryshme e kanë shtyrë Evropën drejt projekteve për ndërtimin e mureve kufitare, gjë që do ta bënte Donald Trumpin krenar, shkruan me ironi e përditshmja amerikane “The Washington Post.”
Aktualisht, në Hungari, qeveria është duke nxituar në ndërtimin e një muri të gjembosur prej 109 miljeve të gjatë përgjatë kufirit jugor me Serbinë – një projekt goxha ironik kur e ke parasyshë vendimin e vitit 1989 të Hungarisë për ta rrëzuar murin kufitar me Austrinë, në mënyrë që të hiqej “Perdja e Hekurt”, transmeton Indeksonline.

“Së fundmi e gjitha çfarë kemi bërë është rrëzimi i mureve. Nuk duhet t’i ringrijmë përsëri”, kishte thënë zëdhënësja e BE-së Natasha Bertraud, kur lajmet për ngritjen e murit u përhapën në qershor.
The Washington Post shkruan se qeveria hungareze shpreson se ky mur do ta reduktojë valën e madhe të emigrantëve dhe refugjatëve që shpërthejnë përmes Hungarisë që shpesh quhet “Rruga e Ballkanit.” Në vitin 2015 Hungaria shpesh ka shërbyer si pikë hyrëse për në vendet Bashkimit Evropian dhe në zonën Shengen për ata që vinin përmes Greqisë dhe Ballkanit. Megjithatë në një të ardhme të afërt, muri mund të mos e ketë efektin e pritur. Lajmet për ndërtimin e tij ka shtyrë refugjatët që të ia mësyjnë Hungarisë me të madhe.

Hungaria ka nxitur reagime të ashpra ndërkombëtare duke e ndërtuar një mur kufitar në mes të Evropës qendrore, por nëse udhëtoni edhe pak më shumë nëpër vendet e Evropës, do ta shihni se Hungaria nuk është e vetme në këtë taktikë.

Më herët gjatë këtij viti, Bullgaria paralajmëroi ndërtimin e një muri që do të përshkonte rreth 100 milje gjatë përgjatë kufirit me shtetin fqinjë në jug, Turqinë, edhe pse Reuters ka raportuar se emigrantët kanë vazhduar të depërtojnë me shifra të mëdha. Muret bullgare shtrihen jo largë një muri të ndërtuar nga Greqia në vitin 2012. Ky mur, ishte ndërtuar me qëllimin që të parandalohet depërtimi i refugjatëve që vinin përmes Turqisë. Gjithsej mbulon me një gjatësi prej 6.5 miljeve përgjatë kufirit me Turqinë (madje edhe përgjatë lumit Evros janë vënë barrikada), dhe dështuan ta ndalojnë numrin e emigrantëve që hynin në Greqi me varka.

Në qytetin francez të Kalaisit, qeveria britanike së fundmi ka shpenzuar rreth 10 milionë dollarë për ta përforcuar murin që rrethon Tunelin “Channel”, një linjë që lidhë hekurufhat e Francës dhe Britanisë, vend i cili është përshkuar me një numër të madh të emigrantëve që provonin të shkonin në Britani nëpëmjet këtyre linjave.

Pascal Alerts, që udhëheq policinë për çështjet e emigrantëve në Francë, i ka thënë BBC-së se muret vetëm sa do ta zhvendosnin problemin diku tjetër, me gjasë në portet e Holandës dhe Belgjikës, por nuk do ta zgjidhin.
Barrierat e vendosura përgjatë enklavave spanjolle Ceuta dhe Melilla në Marok, në mnyrë të qartë janë zgjeruar në vitin 2005, por nuk ia kanë dalë që të ndalin turmat e emigrantëve.
Muret që po ndërtohen në Evropë nuk janë çdo herë vetëm ekskluzivisht për emigrantët dhe refugjatët. Në Ukrainë, një projekt prej 250 milionë dollarëve planifikon ta blindojë prej 1200 miljeve me Rusinë, me frikë nga influencimi i Moskës në destabilizimin e vendit. Poashtu, edhe Estonia ka paralajmëruar për ndërtimin e një muri kufitar përgjatë kufirit me Rusinë

SHBA:Nëna vret foshnjen e saj dhe mban trupin në shtëpi për 3 muaj

0

Një 28 vjeçare amerikane e quajtur, Christina Colantonio, akuzohet se ka vrarë fohnjen e saj dhe se ka mbajtur trupin e saj për tre muaj në shtëpi. Trupi i pajetë i vogëlushit u zbulua nga një e njohur e nënës vrasëse.

Gruaja u arrestua pasi një e njohur e saj i bëri një vizitë, kur gjeti trupin e vogëlushit të pajetë prej tre muajve duke lajmëruar menjëherë policinë.

Për momentin nuk dihet se cili është shkaku i vdekjes së vogëlushit, por sa i përket autoriteteve në vend bëhet fjalë për një vrasje.

28 vjeçarja, Christina Colantonio, jetonte e vetme në Batavia, në Buffalo, së bashku me dy fëmijët e tjerë të saj.

10 shenja të një zgjuarsie më të lartë se mesatarja

0

Shkencëtarët janë përpjekur gjithnjë të kuptojnë se çfarë kanë të përbashkët personat inteligjentë. Me poshtë janë disa indikatorë të një zgjuarsie mbi mesataren, por që përjashtojnë rastësitë.

1. Radha në lindje. Përgjithësisht fëmijët që lindin të parët në një familje manifestojnë 2.3 pikë më shumë në drejtim të inteligjencës, në raport me fëmijët e tjerë më të vegjël të familjes. Sipas një studimi të Universitetit të Oslo-s, kjo nuk lidhet me faktorë apo arsye gjenetike, por thjesht me faktin se këto fëmijë tërheqin më shumë vëmendjen, kujdesin, deri edhe investimet më të mëdha të prindërve.

2. Gjatësia. Thuhet se gjatësia është gjysma e bukurisë, por duket se kjo ka vlerë edhe në drejtim të inteligjencës. Një studim i Universitetit të Princetone ka treguar se fëmijët më të gjatë manifestojnë të dhëna inteligjence më të mëdha në krahasim me fëmijët më të shkurtër. Dhe kjo i ndjek edhe në moshë adultë.

3. Preferojnë te mbajnë një mace. Denise Guastello, psikologe ne Carroll University (USA), mbështet idenë se personat qe preferojnë macet ne krahasim me ata qe duan qentë janë me te turpshëm, me te ndjeshëm, me konformistë dhe njëkohësisht me inteligjente.

4. Janë mëngjarashe. Fale marrëdhënieve me te mira mes hemisferave te trurit, këta persona dallohen për aftësi me te mëdha krijuese, shpejtësi me te madhe ne përpunimin e informacionit, oratori dhe orientim me te mire ne mjedis.

5. Janë me shume te shqetësuar. Këtë e demonstron një studim i Lakehead University ne Ontario, Kanada, kështu qe nëse e keni këtë zakon, mos u shqetësoni, ndoshta e keni nga inteligjenca.

6. Një studim francez ka treguar se personat qe e kane masën dhjamore me te vogël se 20, pra janë ne forme te mire fizike, janë me te afte për te mësuar fjalët e një fjalori, se personat qe këtë indeks e kane me te larte.

7. Nuk e pëlqejnë duhanin. Një studim izraelit e mbështet këtë teori.

8. Kane prirje muzikale. Prirja muzikale dhe mësimi i një vegle ne vegjëli është një simptome e pastër inteligjence, thotë një studim kanadez i vitit 2011. Gjithsesi, kjo është e debatueshme, pasi një tjetër studim i Harvard Univeristy pretendon se kjo nuk është e vërtetë.

9. Janë ushqyer me qumësht gjiri. Ka shume studime qe lidhin këtë ushqim me nivelin e inteligjencës.
10. Kane afinitet për përdorimin e drogërave dhe alkoolit ne doza te mëdha. Gjithsesi, kjo sigurisht qe nuk do te thotë qe te droguarit janë te zgjuar.

" Serbia hap dyert e njohjes së shtetësisë së Kosovës "

0

E përditshmja serbe “Vecernje novosti” njofton që data e konferencës mes Qeverisë së Serbisë dhe Bashkimit Evropian pritet të jetë 16 dhjetori, ndërsa hapja e kapitujve të parë në negociatat për anëtarësimin në BE do të bëhet në fund të këtij viti.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel të kësaj gazete, pas arritjes së marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës është hapur rruga për hapjen e kapitullit të parë të negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE.

Kapitulli i parë i këtyre negociatave, njofton gazeta beogradase, do të jetë kapitulli 35, që ka të bëjë me Kosovën.

Ekziston një konsensus në Prishtinë dhe në Beograd se hapja e këtij kapitulli nënkupton hapin kryesor të shtetit serb drejt njohjes së shtetësisë së Kosovës, një kusht kyç për Serbinë në rrugëtimin e saj drejt BE-së, transmeton Telegrafi.

Gazeta njofton se opsioni “B” mund të jetë që, eventualisht, për shkak të përgatitjeve procedural të kësaj konference, të pritet të kalojnë edhe festat e fundvitit, dhe që krerët shtetërorë serbë dhe zyrtarët e BE-së në një takim në muajin janar të shpallin nisjen e bisedimeve.

Burimet e gazetës pohojnë se këtyre çështjeve teknike u është referuar edhe Komisioneri i BE-së për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn, kur para tre ditësh kishte porositur në Vjenë se bisedimet do të hapen në fillim të vitit të ardhshëm.

Përveç hapjes së kapitullit 35, njëherësh kapitullit më të favorshëm për Kosovën, në fazën e parë të bisedimeve pritet të diskutohet edhe për kapitullin 32, që ka të bëjë me kontrollin financiar.

Ndërkaq, shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Michael Davenport, është shprehur se sa varet nga Serbia se kur do të jetë e gatshme të hapë negociatat për kapitujt 23 dhe 24, për drejtësi, siguri dhe të drejtat e njeriut,

Vlen të theksohet se Veçernje Novosti njofton se Brukseli ka kërkuar plotësimin e pjesëve të planeve që kanë të bëjnë me pakicat në Serbi (duke përfshirë këtu mediet e pakicave dhe librat shkollorë në gjuhët e pakicave) dhe me problemet e emigrantëve.

Konfirmohet e ardhmja e Neymar

0

Neymar insiston se ai do të mbetet në Barcelona.

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka thënë se dëshiron të qëndroj, pavarësisht ofertave multimilionëshe nga Anglia.

Manchester United ka shprehur interesim në ditët e fundit për të, por vet lojtari insiston se do të qëndroj në Barcelona.

“Dua të vazhdoj me Barcelonën, pavarësisht oferta multimilionëshe që vijnë nga Anglia. Jemi në fillim të sezonit dhe duhet të vazhdojmë të fitojmë”, tha Neymar pas fitores kundër Malagas.

Kjo ndeshje ishte e edhe e para për Neymarin këtë edicion, pasi mungoi në ndeshjen e parë për shkak të lëndimit.

Digjet shtëpia e familjes shqiptare në Gjermani

0

Familja shqiptare gjashtëanëtarëshe, të cilës gjatë fundjavës së kaluar iu dogj komplet shtëpia në Buchhausen – Vilsen, në rrugën Lange Strasse, në Gjermani, është akomoduar mirë dhe përkohësisht ata gjenden në një banesë tjetër, ka thënë Volker Kammann zyrtar komunal, shkruan weser-kurier.de

Për fat të mirë në kohën e shpërthimit të zjarrit të shtëpisë, familja nuk ishte aty. Kryefamiljari është një emigrant nga Shqipëria, i cili kishte migruar para 26 viteve për në Gjermani.

Ai së bashku më bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij gjatë kësaj kohe ishin në pushime.

“ Policia e ka informuar menjëherë familjen, dhe ata janë ardhur menjëherë të dielën pasdite”, ka thënë Kammann, përcjell “albinfo.ch”.

Së pari, familja shqiptare është vendosur në një hotel, ndërsa më pas ata janë zhvendosur në një apartament turistik të mobiluar të këtij vendi.

“Gatishmëria e njerëzve dhe organizatave shoqërore është vërtet shumë e madhe që kanë shprehur dëshirën të ndihmojnë në të gjitha format këtë familje”, ka potencuar Kammann.

Për shumën e donacioneve për këtë familje është ende herët, por ne jemi duke kërkuar të gjejmë një banesë afërisht 95 metra katrorë, mundësisht në qendër, shprehet ai.

Për të dy fëmijët që shkojnë në shkollë fillore në Vilsen, prindërit do të donin që të ua ndërrojnë shkollën për të iu shmangur situatës aktuale.

Sipas zyrtarëve të policisë ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që kaploi shtëpinë e familjes shqiptare.

Korçë: Një person humb jetën në aksident rrugor

0

Një person ka humbur jetën për shkak të përfshirjes në aksident rrugor pasi mjeti që drejtonte doli nga rruga duke u përplasur fatalisht jashtë saj. Viktima është Fation Sulokoka me banim në fshatin Shëngjergj të Korçës, raporton noa.al, duke cituar të dhëna zyrtare të policisë lokale. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Zvezdë të Korçës.

Fation Sulokoka ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij kur në rrethana të paqarta ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u aksidentuar për vdekje. Kanë qenë familjarët e Fationit, ata që e transportuan të plagosurin në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë. Për shkak të dëmtimeve të rënda, Fationi ka ndërruar jetë në spital. Policia lokale thotë se një grup hetimor është ngritur për të kryer veprimet hetimore dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Horoskopi ditor, e diel 30 gusht 2015

0

Gjatë kësaj dite intuita juaj dhe gjykimi i mirë do t’ju ndihmojnë për të identifikuar situatën dhe taktikat e sjelljes. Realiteti do të përshtatet me idenë tuaj. Blerjet janë shumë të favorshme, sidomos pasuritë e patundshme. Një lajm i këndshëm papritur mund të ndryshojë planet tuaja për të ardhmen.

Dashi

Dita është e mirë për të udhëtuar dhe për të kaluar kohë në natyrë. Mund të bini në ujdi ose të blini pasuri me vlerë, favorizohen ato të patundshme. Sot mund të ndjeheni të pangopur, ose mund të mos kënaqeni me fitimet. Ndajini mirë gjërat për javën e ardhshme dhe kushtojini më shumë kohë familjes.

Demi

Kapaciteti vital do të jetë në nivelin më të lartë, kështu që fati i mirë do të ndikojë në çdo mënyrë. Favorizohet planifikimi i ngjarjeve të rëndësishme, reflektimi dhe pushimet relaksuese në natyrë. Merruni me gjërat tuaja të preferuara, në mënyrë që të çtendoseni nga lodhja nervore e javës së kaluar.

Binjakët

Dita do të jetë mjaft aktive dhe favorizon aktivitetin fizik, ushtrimet dhe shëtitjet e gjata. Shoqërizimi me miqtë dhe kalimi i kohës në kolektiv do t’ju lejojë që të shfaqni talentet tuaja dhe të keni emocione pozitive. Për të arritur harmoninë në një marrëdhënie, mos insistoni në mendimin tuaj, por tregohuni të sinqertë dhe të ndershëm me njerëzit tuaj të dashur.

Gaforrja

Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe forconi autoritetin tek të dashurit, për shkak se nuk përjashtohet një zhgënjim i vogël në jetën personale. Gjysma e parë e ditës do të jetë e mbushur me dështime dhe mashtrim, ndërsa naiviteti i tepruar mund të sjellë humbje financiare. Gjatë pasdites do të favorizohet kreativiteti. Ka shumë mundësi që të ketë ndryshim për mirë në jetën tuaj personale. Mund të merrni një mbështetje financiare nga njerëz të panjohur.

Luani

Kjo ditë është e favorshme për tregtinë dhe blerjet e pasurive të patundshme si dhe bizhuteritë. Gjatë pasdites mund të shfaqen probleme të vogla shëndetësore. Relaksohuni në dush dhe bëni kujdes me shëndetin.

Virgjëresha

Merruni me çështjet e grumbulluara dhe kushtojini vëmendje buxhetit. Duhet të kontrolloni shpenzimet tuaja sepse parashikohen kosto shtesë, kështu që parapërgatituni.

Peshorja

Dita do të jetë e mbarë. Do të jeni në qendër të vëmendjes së miqve dhe anëtarëve të familjes. Megjithatë yjet nuk ju këshillojnë që të merreni seriozisht me çështjet e zemrës. Shpresat tuaja mund të shkatërrohen që nga fillimi. Rrini dhe prisni të shihni se çfarë do të ndodhë.

Akrepi

Dita është e favorshme për zgjidhjen e problemeve në jetën tuaj personale. Mos harroni se para se të merrni ndonjë vendim, ju duhet të peshoni me kujdes “pro-të” dhe “kundra-t”. Ndoshta në mbrëmje ju do të jeni në gjendje që pavarësisht të gjitha sprovave dhe pengesave të krijoni një atmosferë harmonike familjare. Ecni me vendosmëri dhe tregohuni të qetë në rrugën drejt fitores dhe suksesit.

Shigjetari

Dita do të jetë e mbushur me të gjitha llojet e surprizave, si të këndshme edhe jo. Problemet familjare do të kërkojnë nga ju takt maksimal dhe vetë- sakrificë. Ndoshta do të jeni në gjendje që të korrigjoni gabimet e vjetra. Femrat e lindura në këtë shenjë duhet të tregojnë më shumë vëmendje ndaj partnerit dhe duhet të rishikojnë planet e tyre si dhe iluzionet e gabuara të cilat mund të çojnë në shpenzime të papritura.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite mund të fitoni lirinë e brendshme, paqen e mendjes dhe konfrontimin e pasioneve. Potenciali i jetës do të jetë në nivel të lartë dhe ju do të përballeni me çdo detyrë. Pengesat kryesore në përmirësimin e brendshëm do të jenë agresiviteti, dëshira për dominim dhe teprimet. Sot përpiquni në çdo mënyrë të mundshme që të shmangni përballjen me njerëzit më të afërt.

Ujori

Dita është e mbarë për qëllimet dhe planet e guximshme. Megjithatë mos merrni vendime drastike. Yjet favorizojnë punën krijuese. Gjatë pasdites, do të merreni me punë shtëpiake. Gjëja kryesore që duhet të bëni është që të ruani ekuilibrin tuaj të brendshëm dhe të shmangni tundimin.

Peshqit

Nuk jeni në formë të mirë dhe do të keni dëshirë edhe për pak pushime. Ka ardhur momenti që të qëndroni me këmbë në tokë dhe të vendosni se çfarë dëshironi me të vërtetë. Tregoni mençuri. Mos lini pas dore formën tuaj fizike dhe shfaqni më shumë interes pas punës. Hëna në shenjën tuaj garanton një fundjavë të kënaqshme.

​Studentët provojnë nesër afatin e dytë, UP me dy programe të reja

0

Të gjithë ata të cilët në afatin e parë nuk janë pranuar në fakultet dhe ata të cilët nuk kanë mundur të konkurrojnë për shkak se nuk e kanë kaluar testin e parë të maturës, që nga e hëna me 31 gusht e deri më 14 shtatorë do të kenë mundësi të konkurrojnë në konkursin plotësues në nivelin Bachelor.

Kësaj radhe, aplikantët do të kenë risi edhe dy programe që nuk kanë qenë në afatin e parë, por janë akredituar tash vonë. Bëhet fjalë për një program në Fakultetin e Ekonomisë “Ekonomi e Aplikuar dhe Menaxhment” që do të jepet në gjuhën angleze, ku do të pranohen 50 student dhe programi “Ballkanistika” në Fakultetin e Filologjisë.

Në këtë afat plotësues do të pranohen gjithsej 2296 student, prej të cilëve do të jenë vetëm 70 me korrespodencë.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, prorektorja, Eda Vula, e cila bënë të ditur se pothuajse në të gjitha njësitë akademike ka vende të lira.

E për ato programe që nuk janë përmbushur në afatin e parë, Vula thotë se ata presin që të plotësohen në këtë afat. Ajo bëri të ditur se në cilat fakultete ka më shumë vende të lira.

Arsyeja kryesore që në këtë vit në afatin plotësues ka më shumë vende të lira është rritja e kriterit të kalueshmërisë prej 30 në 40 %.

E sa i përket asaj që në këtë vit ky konkurs po shpallet më herët në krahasim me vitet e kaluara, Vula tha se një planifikim i tillë është bërë me qëllim që të mund të fillojë mësimi me 1 tetor edhe në nivelin Bachelor dhe në atë Master.

E rezultatet preliminare do të shpallen me 16, kurse rezultatet përfundimtare do të shpallen me 21 shtatorë.