Pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989 dukej se muret dhe barrikadat ishin pjesë e së kaluarës në Evropë. Shumë në këtë kontinetn shpresuan për një epokë të re integrimi dhe pranimi. Nuk ndodhi. Në vend të kësaj, presione të ndryshme e kanë shtyrë Evropën drejt projekteve për ndërtimin e mureve kufitare, gjë që do ta bënte Donald Trumpin krenar, shkruan me ironi e përditshmja amerikane “The Washington Post.”
Aktualisht, në Hungari, qeveria është duke nxituar në ndërtimin e një muri të gjembosur prej 109 miljeve të gjatë përgjatë kufirit jugor me Serbinë – një projekt goxha ironik kur e ke parasyshë vendimin e vitit 1989 të Hungarisë për ta rrëzuar murin kufitar me Austrinë, në mënyrë që të hiqej “Perdja e Hekurt”, transmeton Indeksonline.
“Së fundmi e gjitha çfarë kemi bërë është rrëzimi i mureve. Nuk duhet t’i ringrijmë përsëri”, kishte thënë zëdhënësja e BE-së Natasha Bertraud, kur lajmet për ngritjen e murit u përhapën në qershor.
The Washington Post shkruan se qeveria hungareze shpreson se ky mur do ta reduktojë valën e madhe të emigrantëve dhe refugjatëve që shpërthejnë përmes Hungarisë që shpesh quhet “Rruga e Ballkanit.” Në vitin 2015 Hungaria shpesh ka shërbyer si pikë hyrëse për në vendet Bashkimit Evropian dhe në zonën Shengen për ata që vinin përmes Greqisë dhe Ballkanit. Megjithatë në një të ardhme të afërt, muri mund të mos e ketë efektin e pritur. Lajmet për ndërtimin e tij ka shtyrë refugjatët që të ia mësyjnë Hungarisë me të madhe.
Hungaria ka nxitur reagime të ashpra ndërkombëtare duke e ndërtuar një mur kufitar në mes të Evropës qendrore, por nëse udhëtoni edhe pak më shumë nëpër vendet e Evropës, do ta shihni se Hungaria nuk është e vetme në këtë taktikë.
Më herët gjatë këtij viti, Bullgaria paralajmëroi ndërtimin e një muri që do të përshkonte rreth 100 milje gjatë përgjatë kufirit me shtetin fqinjë në jug, Turqinë, edhe pse Reuters ka raportuar se emigrantët kanë vazhduar të depërtojnë me shifra të mëdha. Muret bullgare shtrihen jo largë një muri të ndërtuar nga Greqia në vitin 2012. Ky mur, ishte ndërtuar me qëllimin që të parandalohet depërtimi i refugjatëve që vinin përmes Turqisë. Gjithsej mbulon me një gjatësi prej 6.5 miljeve përgjatë kufirit me Turqinë (madje edhe përgjatë lumit Evros janë vënë barrikada), dhe dështuan ta ndalojnë numrin e emigrantëve që hynin në Greqi me varka.
Në qytetin francez të Kalaisit, qeveria britanike së fundmi ka shpenzuar rreth 10 milionë dollarë për ta përforcuar murin që rrethon Tunelin “Channel”, një linjë që lidhë hekurufhat e Francës dhe Britanisë, vend i cili është përshkuar me një numër të madh të emigrantëve që provonin të shkonin në Britani nëpëmjet këtyre linjave.
Pascal Alerts, që udhëheq policinë për çështjet e emigrantëve në Francë, i ka thënë BBC-së se muret vetëm sa do ta zhvendosnin problemin diku tjetër, me gjasë në portet e Holandës dhe Belgjikës, por nuk do ta zgjidhin.
Barrierat e vendosura përgjatë enklavave spanjolle Ceuta dhe Melilla në Marok, në mnyrë të qartë janë zgjeruar në vitin 2005, por nuk ia kanë dalë që të ndalin turmat e emigrantëve.
Muret që po ndërtohen në Evropë nuk janë çdo herë vetëm ekskluzivisht për emigrantët dhe refugjatët. Në Ukrainë, një projekt prej 250 milionë dollarëve planifikon ta blindojë prej 1200 miljeve me Rusinë, me frikë nga influencimi i Moskës në destabilizimin e vendit. Poashtu, edhe Estonia ka paralajmëruar për ndërtimin e një muri kufitar përgjatë kufirit me Rusinë
