Mustafa: Do ta hapim temën e të zhdukurëve

0

Kryeministri Isa Mustafa, bëri homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, në Prishtinë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacionit të Familjarëve të Zhdukur dhe anëtari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Bajram Qerkini, familjarë dhe përfaqësues të tjerë.

Në një prononcim për mediat e pranishme, Mustafa shprehu dhembjen për njerëzit që akoma nuk janë gjetur, duke theksuar përkushtimin dhe përkrahjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për të punuar pareshtur në zbardhjen e fatit të njerëzve të zhdukur të Kosovës, si dhe duke ofruar mbështetje të gjithanshme për familjarët e tyre.

“Ne kemi dalë sot këtu bashkërisht me familjarët e personave të pagjetur, me Komisionin Qeveritar dhe me veprimtarët të cilët kanë punuar shumë për këtë çështje, që të shënojmë “Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve”, që të shprehim keqardhjen tonë dhe dhimbjen tonë për njerëzit tanë që akoma nuk janë gjetur dhe për të cilët duhet të punojmë shumë si Qeveri, do të punojmë shumë si institucione të Republikës së Kosovës. Duhet të përkrahim të gjitha komisionet dhe trupat të cilat po punojnë pareshtur, t’ju japim mbështetje të madhe familjarëve, sepse më së vështiri e ndjejnë ata këtë dhimbje, edhe pse gjithmonë kjo dhimbja nuk është vetëm e tyre, por është dhimbje e Kosovës, dhimbje e të gjithë neve”, u shpreh kryeministri.

Ai po ashtu apeloi te komuniteti ndërkombëtar që të kërkoj nga Serbia që të hapen të gjitha mundësitë, që të hulumtohen, që të kryhen gërmimet dhe që të jepen informata lidhur me njerëzit e Kosovës që janë marrë, janë grabitur nga Kosova dhe për të cilët akoma nuk ka të dhëna se çfarë ka ndodhur, ku kanë mbetur dhe ku janë.

“Kërkojmë që të hapen të gjitha arkivat në mënyrë që të gjenden të gjitha të dhënat të cilat do të mundësojnë zbardhjen e rasteve dhe po ashtu të gjithë ata që kanë kryer këto veprime të përgjigjen para ligjit. Duhet të përgjigjen të gjithë ata që kanë bërë gjenocid në popullatën tonë, të gjitha ata që kanë bërë krime në njerëz të pafajshëm dhe të gjithë ata që i kanë sjellë familjet dhe Kosovën në këtë gjendje, që 16 vjet pas lufte të mos dinë se ku janë mbi 1650 të afërm të tyre”, u shpreh kryeministri Mustafa.

Mustafa, po ashtu ka bërë të ditur se kjo çështje është hapur edhe me Mogherinin në fillim të bisedave në Bruksel. “Do ta hapim tani, sepse tani është krijuar mundësia që të hapen tema të cilat janë shumë të rëndësishme për ne, dhe unë mendoj se temë më e rëndësishme dhe më e vështirë por edhe më meritore për t’u diskutuar dhe për të gjetur zgjidhje se kjo e të pagjeturve nuk ka”, u shpreh kryeministri.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur Prenk Gjetaj, tha që ndihet i nderuar që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, bën homazhe nderimi dhe përshëndet familjarët në këtë ditë të shënuar, ku e gjithë bota e shënon këtë dhimbje, këtë plagë, pjesë e të cilës janë edhe qytetarët e Kosovës.
Mustafa3-790x430

Adrian Bujupi din edhe 'dru me pre'

0

Adrian Bujupin jemi mësuar ta shohim duke kënduar por si duket ai është edhe një puntor i mirë.
Këtë e kuptuam nga surpriza që kishte përgaditur shoki i tij Egzoni që kishte vendosur të shkoj në shtëpinë e tij pa i treguar , e gjithë kjo nën syrin e kamerës të RTV21 .
Adrianin e gjetëm duke prerë drunjët , por gjithashtu mësuam rreth jetës tij të përditshme
Ai gjithashtu tha se është “djal i shpisë” kur u pyet nga gazetari se sa del në takime me femra /21 MEDIA/

1

​Zjarr në rrethinën e Prizrenit, e shuajnë helikopterët e KFOR-it

0

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta, ka autorizuar pesë helikopterë të KFOR-it nga kontingjenti i SHBA-së dhe i Zvicrës që të fluturojnë përsëri këtë mëngjes në rrethinën e Sredskës, rreth 6 kilometra në juglindje të Prizrenit, në ndihmë të zjarrfikësve lokal të cilët po punojnë në shuarjen e zjarrit që po ndizet që nga dje në pyjet e Oshijakut.

Në një komunikatë për media të KFOR-it, thuhet se katër helikopterë të KFOR-it intervenuan dje pasdite në këtë zonë, duke operuar në bashkëpunim të ngushtë me zjarrfikësit lokal për tri orë resht gjer në muzg.

Helikopterët janë të pajisur me aparate speciale për mbledhjen e ujit dhe shpërndarjen e tij drejtpërdrejt mbi zonat e kapluara nga zjarri. Zjarrfikësit lokal kërkuan ndihmën e KFOR-it për të mbuluar hapësirën e kapluar nga zjarri e cila nuk arrihet me mjete tjera.

​CEPS: Marrëveshjet në Bruksel po e konsolidojnë sovranitetin e Kosovës

0

Në një analizë të Qendrës për Studime të Politikave Evropiane (CEPS), me seli në Bruksel, thuhet se marrëveshjet e reja të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë po e konsolidojnë sovranitetin e Kosovës.

Eksperti pranë kësaj qendre, Dushan Reliq, pohon se çdo marrëveshje e re mes Serbisë dhe Kosovës zvogëlon praninë e çfarëdo ndikimi të Beogradit në Kosovë. Në tekst thuhet se edhe pse Beogradi zyrtar mund të pretendojë se mund të ketë ndonjë rol të prekshëm në pjesën veriore të republikës, edhe shpresa më e vogël për një gjë të tillë do të shuhet me përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të të dy shteteve në Bashkimin Evropian.

Reliq nënvizon se edhe pse pavarësia e Kosovës ende nuk është njohur nga shtete si Rusia, Kina dhe pesë vende anëtare të BE-së, me rrugëtimin e mëtutjeshëm të Serbisë drejt BE-së, çështja e Kosovës do të mund të bëhet një pengesë e përhershme drejt përmbushjes së kësaj aspirate, ashtu siç është rasti me Turqinë, e cila e ka të pamundur anëtarësimin në BE përderisa të ekzistojë problemi i Qipros Veriore.

Të pagjeturit, plagë e hapur që 17 vite

0

Edhe pse kanë kaluar gati 17 vite që nga mbarimi i luftës në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e rreth 1.650 personave të cilët konsiderohen të zhdukur që nga mbarimi i luftës.
Familjarët e personave të zhdukur kërkojnë që të bëhet më shumë për ndriçimin e fatit të më të dashurve të tyre pasi siç thonë deri tash ka munguar një vullnet politik që të lëvizte diçka në këtë drejtim.
Nysrete Kumnova, nga shoqata “Zëri i nënave”, ka thënë për KosovaLive se fati i personave të zhdukur duhet të ndriçohet sa më shpejt në mënyrë që të mbyllet kjo plagë e moçme që po u djeg familjarëve.
Kumnova i ka bërë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të bëjnë më shumë në këtë drejtim dhe më në fund kriminelët të dalin para drejtësisë.

“Mesazhi im si familjare është t’i bëj një thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të bëjnë të pamundurën për ndriçimin e fatit të 1.650 qytetarëve ku në mesin e tyre është edhe djali im i vetëm Albioni. U bënë gati 17 vite kur adresa dihet, është te shteti serb të cilët i kanë të gjitha argumentet, faktet por edhe krimet që i kanë bërë, secili ka informacione për secilin veç e veç se çfarë ka bërë por ka munguar vullneti i mirëfilltë i të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për ta ndriçuar së paku fatin e të pagjeturve. Si nënë bëjë apel që të bëhet më shumë për fatin e personave të zhdukur dhe kriminelët të dalin para drejtësisë për krimeve që i kanë bërë jo të kenë ledhatime e përkrahje. Fati i më të dashurve tanë duhet të ndriçohet sa më shpejt dhe të mbyllet kjo plagë njëherë e përgjithmonë. Data 30 gusht është një datë e rëndësishme por edhe e dhimbshme sepse të gjithë familjarët e të zhdukurve do ti përkujtojmë më të dashurit tanë që ende nuk dimë për fatin e tyre”, ka deklaruar Kumnova.

“EULEX-i vazhdon të jetë i përkushtuar në mbështetjen e institucioneve të Kosovës përmes ekspertizës forenzike për përcaktimin e fatit të personave të pagjetur në çdo mënyrë të mundshme”, ka deklaruar Gabriele Meucci, shef i Misionit EULEX në Kosovë, me rastin e Dita ndërkombëtare e personave të zhdukur.
Ndërkohë, në kuadër të shënimit të 30 gushtit, Ditës ndërkombëtare të personave të zhdukur për tri ditë radhazi janë mbajtur aktivitete në shënimin e kësaj dite.

Cilën ngjyrë duhet të vishni në takimin e parë!

0

Një kompani veshjesh angleze, bëri një studim vërtetë interesant në lidhje me përshtypjet që njerëzve u krijoheshin për dikë në takimin e tyre të parë. Mbi 1,000 persona u pyetën se cila ishte përshtypja që ata krijonin në bazë të ngjyrës së veshjes që personi që ata kishin takim vishnin.
Rezultate favorizonin jashtë mase ngjyrën e zezë, dhe jo aq shumë ngjyrën rozë!

Pjesëmarrësit u pyetën se cila ngjyrë i bënte ata të ndiheshin me vetëbesim dhe nëse kjo ngjyrë do u pëlqente atyre ta shihnin tek seksi i kundërt që ata po dilnin në një takim . Gjithashtu, cilat ngjyra i bënin ata të lidhnin arrogancën dhe inteligjencën.
56% e tyre pohuan se ngjyra e zezë ishte idealja për të krijuar përshtypjen e një personi me vetëbesim! Gjithashtu, nga të gjitha ngjyrat, e zeza ishte ajo që mori më tepër pikë si ngjyra e inteligjencës me rreth 45%.

Ngjyra e kuqe, e cila në disa studime të mëparshme u përkufizua si ngjyra e fuqisë dhe e joshjes, në këtë studim u shfaq si një ngjyrë e cila krijonte përjetime të përziera dhe jo shumë të qarta. 54% e femrave pohuan se e vishnin këtë ngjyrë për të rritur vetëbesimin e tyre dhe meshkujt pranuan se nuk ishin kundra, por, 28% e lidhnin të kuqen me arrogancën dhe vetëm 12% me inteligjencën!

Por, mbi të gjitha, mos vishni ngjyrën rozë! Vetëm 5% e të pyeturve e lidhnin atë me inteligjencën.

Filmi i Ugzmajlit në garë për çmimin kryesor në Monthly Film Festival

0

“The Eaters” është një dramë që zgjat 3 minuta e 23 sekonda, kurse i pyetur se cila është tema kryesore e filmit, Ugzmajli tha: “Tema e filmit është lakmia dhe për qëllim ka trajtimin e njerut të ditëve të sotme, lakmisë dhe pangopshmërisë së tij përball gjithçkaje dhe pa kursyer”.
Filmi i metrazhit të shkurtë “The Eaters”, i regjisorit kosovar Besim Ugzmajli, është në garë për çmimin kryesor në festivalin “The Monthly Film Festival”.

“The Monthly Film Festival” është një festival i filmit në platformën online mjaft i rëndësishëm për regjisorët e rinj, për të shfaqur talentin e tyre, pasi për çdo muaj mund të konkurrohet për çmimet më të rëndësishme.

Filmi i regjisorit nga Ferizaj është në garë për çmimin e publikut, e që deri më tani është duke prirë bindshëm me afër 3 mijë vota, kur ka mbetur vetëm edhe një ditë deri te mbyllja e votimit. “The Eaters” ka lënë prapa filmin “Exit Plan” të regjisorit Richard Oakes nga Britania e Madhe. Kurse për këtë muaj janë në garë mbi 50 filma.
“Deri më tani filmi ka marrë një numër të madh votash, duke iu falenderuar kolegëve dhe shumë përkrahësëve të tjerë të cilët me një organizim shumë të mirë për votim më kanë befasuar deri më tani”, është shprehur Ugzmajli.

“The Eaters” është një dramë që zgjat 3 minuta e 23 sekonda, kurse i pyetur se cila është tema kryesore e filmit, Ugzmajli tha: “Tema e filmit është lakmia dhe për qëllim ka trajtimin e njerut të ditëve të sotme, lakmisë dhe pangopshmërisë së tij përball gjithçkaje dhe pa kursyer”.
Përkundër që filmi cilësohet si dramë, regjisori nga Ferizaji është shprehur se “drama ka një shqyrtim të tillë filmik, që herë pas here përmes imazheve dhe lëvizjes sjell tek publiku triller dhe surealizëm”.

Aktorët e këtij filmi janë Labinot Lajçi dhe Orgesa Mehmeti. “Labinoti është një aktor mjaft i angazhuar dhe shumë i përshtatshëm për punë, dhe vecanërisht në këtë rast ka qenë më i miri për mendimin tim”, është shhprehur Ugzmajli.

Alarmante: Sivjet, 20 raste me kancer në Obiliq

0

​Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Komunën e Obiliqit janë paraqitur rreth 20 raste me kancer.

Drejtoresha e Qendrës Klinike Familjare në Obiliq, Atifete Shulemaja thotë se numri i rasteve të prekura me kancer po rritet çdo vit e më shumë , dhe si shkaktar kryesor për rritjen e numrit të prekurve me këtë sëmundje është Termocentrali i cili gjendjet në këtë komunë.

30 performanca në gjashtë orë, në Prishtinë me 5 shtator

0

Rrënjët e projektit artistik janë ujitur nga të gjithë ata që kanë dëgjuar për ‘Baushtellë: Balkan Temple” dhe e kanë dhënë mendimin e tyre. Ky shkëmbim vërehet më së miri në databazën e krijuar në faqen e internetit të projektit ku vizitorët kanë pasur mundësinë të përgjigjen në pyetjen “Në çka beson ti?”
Projekti Baushtellë, i cili sivjet erdhi me konceptin “Në çka beson ti”, me 5 shtator do të realizojë 30 performanca në gjashtë orë, në kryeqytetin kosovar.
Rrënjët e projektit artistik janë ujitur nga të gjithë ata që kanë dëgjuar për ‘Baushtellë: Balkan Temple” dhe e kanë dhënë mendimin e tyre. Ky shkëmbim vërehet më së miri në databazën e krijuar në faqen e internetit të projektit ku vizitorët kanë pasur mundësinë të përgjigjen në pyetjen “N’çka beson ti?”

Në dashuri. Në Spiderman. Në pafundësi. Në ditët me shi. Në unitet. Në syza të diellit, Në sinqeritet. Në muzikë. Në vullnet të lirë. Në zana të malit. Në natyrë. Në Elvisin. Në drita. Në Zot. Në simetri. Në përbindësha. Në fëmijëri. Në Big Bang. Edhe pse shpesh thonë shumë, fjalët nuk janë të mjaftueshme për t’a shprehë konfliktin të cilin një qenie njerëzore e përjeton kur përballet me një pyetje të tillë. Por, një kombinim i formave të ndryshme të shprehjes artistike ndoshta mund të na ndihmojë të pasqyrojmë më qartë se çka do të thotë besimi për ne. Kjo është ajo që po mundohemi ta arrijmë.

“5 shtatori do të shënojë ditën e 55-të që ne jetojmë së bashku si ekip. Gjatë fazës së hulumtimit, ne i kemi mbajtë 21 ngjarje publike në qytetet e Cyrihut, Beogradit dhe Prishtinës. E tash, ne jemi duke e bërë këtë performancë për të shënuar përfundimin e procesit të këtij udhëtimi”, shkruhet në eventin e projektit, ku po marrin pjesw Arbër Salihu, Dardan Zhegrova, Fisnik Maxhuni, Tomor Kuci, Edona Vatovci e të tjerë.

"Mbi 7 milion euro për ndërtimin e Fabrikës për asgjësimin e nënprodukteve të kafshëve"

0

Në tetor të këtij viti pritet të nisin punimet për ndërtimin e Fabrikës për përpunimin dhe asgjësimin e nënprodukteve të kafshëve, në përputhje me standardet evropiane që do t’i jap fund problematikës së trajtimit të këtyre lloj mbeturinave.

Një impiant i tillë, që do të jetë i pari i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor që do të financohet nga fondet e BE-së, ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe të mjedisit si dhe vendosjen e një sistemi efektiv e të sigurt për trajtimin e nën-produkteve të kafshëve.

Kështu ka vlerësuar ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku duke bërë të ditur se ky projekt do të bashkëfinancohet nga fondet IPA si dhe Qeveria e Kosovës.

“Ky projekt që është i një rëndësie të veçantë për shëndetin publik ka një kosto financiare prej 7.7 milionë euro prej të cilave 5.7 milion do të jepen nga KE përmes fondeve IPA, kurse 2 milion nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërkaq Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë e cila ka përfituar projektin për ndërtimin e kësaj fabrike, ka thënë se nëpërmjet këtij investi mi do të trajtohen në mënyrë profesionale nën-produktet shtazore të cilat sipas tij, janë duke paraqitur potencial të lartë për përhapje të sëmundjeve tek njerëzit dhe kafshët si dhe një ndotje permanente të ambientit.

“Ndërtimi i objektit të Fabrikës planifikohet të filloi gjatë muajit tetor 2015, ndërtimi parashihet të përfundoi gjatë muajit prill të vitit, 2016 ndërsa aktivizimi i saj nëse çdo gjë shkon sipas programit, planifikohet të filloi gjatë muajit shtator të vitit 2016”, ka njoftuar ai.

Po ashtu përmes këtij projekti ka njoftuar se do të gjenerohen dhjetëra vende të reja pune.

Sipas Gjinovcit, qëllimi primar i projektit është që të ofroj mënyrë të sigurt të trajtimit të mbetjeve organike dhe kafshëve të ngordhura në mënyrë që ato mos të paraqesin burim të infeksioneve dhe epidemive për shkak të hedhjes së tyre në ambient të hapur.

“Përmes kësaj ndikohet në parandalimin e kontaminimit të ujërave nëntokësore, ambientit rreth nesh, ndotjen e natyrës, ajrit si dhe ndikon në uljen e humbjeve ekonomike që krijohen për arsye të pamundësisë së shfrytëzimit të lëndëve organike të gjeneruar. Gjithsesi që ky projekt, jo drejtpërsëdrejti do të ndikonte edhe në çështjet lidhur me qenët endacak, duke ndërprerë një nga hallkat e shumëzimit të tyre, frekuentimin dhe habitatin e tyre”, ka plotësuar ai.

Implementimi i këtij projekti kapital ka thënë se do të ndikoj pozitivisht në radhë të parë në shëndetin publik të qytetarëve si dhe në avancimin e vendit drejt arritjes së standardeve mjedisore të aplikuara në vendet e BE-së.