Filmi i Ugzmajlit në garë për çmimin kryesor në Monthly Film Festival

TË FUNDIT

“The Eaters” është një dramë që zgjat 3 minuta e 23 sekonda, kurse i pyetur se cila është tema kryesore e filmit, Ugzmajli tha: “Tema e filmit është lakmia dhe për qëllim ka trajtimin e njerut të ditëve të sotme, lakmisë dhe pangopshmërisë së tij përball gjithçkaje dhe pa kursyer”.
Filmi i metrazhit të shkurtë “The Eaters”, i regjisorit kosovar Besim Ugzmajli, është në garë për çmimin kryesor në festivalin “The Monthly Film Festival”.

“The Monthly Film Festival” është një festival i filmit në platformën online mjaft i rëndësishëm për regjisorët e rinj, për të shfaqur talentin e tyre, pasi për çdo muaj mund të konkurrohet për çmimet më të rëndësishme.

Filmi i regjisorit nga Ferizaj është në garë për çmimin e publikut, e që deri më tani është duke prirë bindshëm me afër 3 mijë vota, kur ka mbetur vetëm edhe një ditë deri te mbyllja e votimit. “The Eaters” ka lënë prapa filmin “Exit Plan” të regjisorit Richard Oakes nga Britania e Madhe. Kurse për këtë muaj janë në garë mbi 50 filma.
“Deri më tani filmi ka marrë një numër të madh votash, duke iu falenderuar kolegëve dhe shumë përkrahësëve të tjerë të cilët me një organizim shumë të mirë për votim më kanë befasuar deri më tani”, është shprehur Ugzmajli.

“The Eaters” është një dramë që zgjat 3 minuta e 23 sekonda, kurse i pyetur se cila është tema kryesore e filmit, Ugzmajli tha: “Tema e filmit është lakmia dhe për qëllim ka trajtimin e njerut të ditëve të sotme, lakmisë dhe pangopshmërisë së tij përball gjithçkaje dhe pa kursyer”.
Përkundër që filmi cilësohet si dramë, regjisori nga Ferizaji është shprehur se “drama ka një shqyrtim të tillë filmik, që herë pas here përmes imazheve dhe lëvizjes sjell tek publiku triller dhe surealizëm”.

Aktorët e këtij filmi janë Labinot Lajçi dhe Orgesa Mehmeti. “Labinoti është një aktor mjaft i angazhuar dhe shumë i përshtatshëm për punë, dhe vecanërisht në këtë rast ka qenë më i miri për mendimin tim”, është shhprehur Ugzmajli.