​Edhe një vit i dështuar për fatin e të pagjeturve

0

Shoqatat që përfaqësojnë familjarët e personave të zhdukur, këtë gjysmë viti e cilësojnë si të dështuar sa i përket procesit për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për ta, ky vit është i papranueshëm dhe është punuar fare pak në këtë drejtim. Për disa, problemi po qëndron tek mos-presioni i ndërkombëtarëve mbi Serbinë, e disa e fajësojnë vet Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur, me arsyetimin se këtij të fundit i mungojnë ekspertë që do të mund të bënin më shumë drejt ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

Udhëheqësi i Shoqatës për hulumtimin e fatit të Personave të Pagjetur në Komunën e Prishtinës, Haki Kosumi, thotë se me gjithë premtimet e mëdha që janë bërë, ky vit po del të jetë i dështuar sa i përket gjetjes së informacioneve për njerëzit që Kosova po i kërkon tash e 16 vjet.

“Konsideroj se përkundër përpjekjeve, përkundër premtimeve të shumta, viti 2015 ka qenë një vit i pa-pranueshëm, vit i dështuar, i procesit të gjetjes së informacioneve për njerëzit të cilët po i kërkojmë tash e 16 vite. Familjarët vërtetë janë shumë të dëshpëruar, të zhgënjyer dhe nuk e di, nuk iu ka mbetë as forcë të bëjnë kërkesa më para qeveritarëve tanë, dhe të adresojnë kërkesa para faktorit ndërkombëtar të cilët kanë përgjegjësi , kanë dhënë premtime d he kanë obligim të bëjnë më shumë për këtë çështje”, thotë ai.

Për rezultatet e këtij gjysmë viti në këtë proces, Kosumi, fajin e hedh tek Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, për të cilin thotë se i mungojnë ekspertë.

“Fajin ne gjithmonë e adresojmë tek institucione vendore, në mënyrë të veçantë tek komisioni qeveritar, të cilit i mungon profesionalizmi, të cilit i mungon ekipi i ekspertëve të cilët do të ishin në gjendje të bëjnë më tepër. Dhe, obligim i komisionit qeveritar dhe institucioneve tona është që përmes mekanizmave të bashkësisë ndërkombëtare të ushtrojnë presion tek Serbia, ngase Serbia është adresa e fundit dhe e vetme e të vërtetës për njerëzit tanë të cilët na mungojnë”, thotë ai.

Kosumi, tho të se duhet bërë më shumë e jo vetëm të bashkë-ndjehet dhimbja me familjarët. Siç thotë ai, familjarët janë ata që qajnë, institucionet duhet të punojnë e të iu dalin në ndihmë.

Vit të mbrapshtë e quan edhe përfaqësuesi i familjeve te të zhdukurve, Bajram Qerkinaj. Për këtë, ai gishtin e drejton tek vendorët e ndërkombëtarët.

Qerkinaj, thotë se përmirësime nuk do të ketë nëse familjarët vazhdojnë të heshtin dhe mos të bëjnë presion.

“Asnjëherë më mbrapsht nuk ia ka nisë viti. 7 muaj nuk ka pas hulumtime për shkaqe jo të rregullta, së pari vendore e pastaj ndërkombëtare. Fajin vendorët ua lënë ndërkombëtareve, kurse ndërkombëtarët ua lënë vendorëve……Mendoj se do të ketë përmirësime, në qoftë se familjarët do të bëjnë presion. Sepse në qoftë se familjarët ende flenà « kësisoj nuk do të ketë, prap vetëm do të na mashtrojnë”, thotë ai.

Ndërsa, Jahja Bejta, drejtor i shoqatës “Ngritja e zërit”, shoqatë kjo që mirret e kompensimin e dëmeve të luftës por që është pjesë e këshillit koordinues të asociacionit të familjarëve te të zhdukurve, thotë se procesi për zbardhjen e fatit te të zhdukurve po zvarritet për shkak të mungesës së vullnetit të Serbisë.

“Nuk është duke u bërë sa duhet. Vet fakti që hapja e nëntë lokacioneve dhe mbetët në gjysmë dhe mos-lejimi nga ana serbe që të bëhet gërmimi dhe të konstatohen procedurat e identifikimit, tregon se nuk është vullneti i tyre dhe në anën tjetër nuk ka presion të mjaftueshëm ndërkombëtar tek pala serbe”, thotë ai.

Përkundër vitit 2014 ku pati një varg aktivitetesh gërmuese në 19 lokacione në Kosovë dhe 3 në Serbi, nën dyshimin për gjetjen e varrezave masive, sivjet nuk ishte një vit i tillë.

Në pjesën e parë të këtij viti, pati dy aktivitete gërmuese. Një ishte konfirmim i identitetit. Aktivitetet ri-nisin në Mitrovicë, por që u ndërprenë po atë ditë për shkak të keqësimit të gjendjes së njërit nga punëtorët. Atyre u mungonin pajisjet e duhura për të gërmuar në vendet e thella.

Gërmimet vazhduan në Ranillug të Kamenicës, lokacion ky që rezultoi me mos-gjetje. Pjesët më të vështira për gërmim po mbesin ato me shumicë serbe.

Megjithatë, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj thotë se aktivitetet gërmuese të radhës pritet të bëhen në veri të Mitrovicës.

“Do të ketë aktivitete vlerësuese, janë disa lokacione të shënjuara, të veçanti kemi fokus Mitrovicën, pjesën veriore atje ku deri më tash ekspertët e mjekësisë ligjore, gjegjësisht nga pjesa e EULEX-it nuk i kanë programuar, me arsyetim të çështjes së sigurisë. Mirëpo tani veç kemi konfirmimin e KFOR-it, pikërisht edhe të komandantit të KFOR-it që do të mbështesë për çështje të sigurisë. Normalisht kërkesat tona janë për tu hap vendet e dyshuara në territorin e Serbisë, tani aktualisht e kemi në fokus Jallovishten afër Rudnicës në regjionin e Rashkës dhe NoviPazarin”, thotë ai.

E familjarët e personave të pagjetur, nuk u hiqet mendimi se është bërë pak në ndriçimin e fatit të më të dashurve të tyre.

16 vjet pas luftës, në Kosovë vazhdojnë të mbesin të zhdukur mbi 1600 persona, të cilët u vranë, e u zhdukën pastaj nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë./KP/

Gecaj: Ujmani është i Kosovës dhe do të menaxhohet nga institucionet tona

0

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, ka hedhur poshtë çdo mundësi që sipas marrëveshjes për asociacionin e komunave, Liqeni i Ujmanit do të mbetet nën menaxhimin e asociacionit.
Në një shkrim të plasuar në rrjetin social Facebook, Gecaj ka thënë se Liqeni i Ujmanit është pronë e Republikës së Kosovës dhe si i tillë do të mbetet nën menaxhimin e institucioneve të Kosovës.

“Spekulimet mediatike nuk kanë të ndalur mbi arritjet apo mosarritjet në bisedimet e fundit në Bruksel. Në portalet tona sot raportohet plotësisht gabimisht se asociacioni do të menaxhojë me ‘Ujmanin’. Madje thuhet edhe se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk saktëson se si është marrë vesh në Bruksel në lidhje me atë se kush do të menaxhoi me asetet e ‘Ujmanit”, ka shkruar Gecaj.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka çfarë të saktësojë këtu, pasi që ‘Ujmani’ nuk ka qenë fare temë e bisedimeve, aq sa ka mund të jetë liqeni i Batllavës apo edhe ai i Radoniqit. Liqeni i ‘Ujmanit’ është pronë e Republikës së Kosovës dhe si i tillë do të mbetet nën menaxhimin e institucioneve tona”, ka shkruar Gecaj.

Elifi ndryshon look-un

0

Aktorja e mirënjohur turke, Tuba Buyukustun, i ka habitur fansat e saj me look-un e saj të ri. E njohur edhe te shqiptarët me rolin e Elifit në telenovelën “Diamente dhe dashuri”, Tuba vjen këtë herë me flokë të shkurtuara, shkruan Portali Albeu.

Tuba ka postuar edhe foto në rrjetet sociale ku sërish ka marrë komplimente për look-un e saj.

Sigurisht që e bukura mbetet përherë e bukur, pavarësisht ndryshimeve që mund të bëjë.

201827

201875

Jahjaga: Të pagjeturit – plaga më e thellë dhe njëra prej dhembjeve më të mëdha

0

Kur po shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, po kujtojmë qytetarët tanë, mbi 1 mijë e 600 prej tyre, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur edhe 16 vjet pas luftës, që la plagë të rënda.

Luftërat në rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë rrënuar jetë njerëzish dhe kanë lënë të hapura plagët në shoqëri që vazhdojnë të mbajnë peng paqen dhe mirëkuptimin mes njerëzve dhe pengojnë pajtimin.

Shumë familje në Kosovë sot vazhdojnë të kërkojnë më të dashurit e tyre, dhe për të lehtësuar dhimbjen dhe mbi të gjitha për të gjetur qetësinë shpirtërore kërkojnë me të drejtë më shumë punë në zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

Për aq sa ka qenë e mundur, institucionet e Kosovës janë përpjekur në gjetjen e zgjidhjes për këtë çështje sa të dhimbshme dhe të rëndësishme dhe njëkohësisht kanë kërkuar angazhim më të madh të të gjitha palëve në zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Kjo është plaga më e thellë dhe njëra prej dhembjeve më të mëdha që vazhdon të rëndojë mbi secilin qytetar të Kosovës dhe është obligim yni që ta përmbyllim sa më shpejtë atë për të mundësuar një jetë të qetë për familjaret, njëkohësisht për të krijuar mirëbesimin mes qytetarëve tanë dhe për të ndërtuar paqen e qëndrueshme me fqinjët.

Na duhet më shumë përkushtim dhe më shumë punë e angazhim, i te gjitha palëve të përfshira në zgjidhjen e kësaj çështjeje, për të sjellë drejtësinë për viktimat dhe për të mundësuar pajtimin aq shume te nevojshëm për gjithë rajonin.

Zbardhja e fatit të të zhdukurve është përparësi e punës së institucioneve të Kosovës të cilat kërkojnë me këmbëngulje angazhimin me përgjegjësi te Republikës së Serbisë, në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe kthimin e të gjithëve në Kosovë.

Shtatë gjëra që nuk i dini për Google

0

Google nuk është vetëm motori i kërkimit, siç e dimë të gjithë. Tashmë është pjesë e Alphabet, një konglomerat i ri i nisur nga dy themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page.

“Huffington Post” na jep disa ngjarje zbavitëse të historisë së Google:

Google preferon qentë më shumë se macet
Dashuria e kompanisë për qentë është e shkruar edhe në kodin e etikës së vetë Google. “Afrimiteti i Google për miqtë tanë qen është një aspekt përbërës i kulturës sonë të përbashkët. Ne na pëlqejnë macet, por jemi një kompani qensh, kështu që si një rregull i përgjithshëm macet që vizitojnë kompaninë tonë do të nxirren jashtë”.

Google Doodle i parë ishte një mesazh “jashtë zyrës” teksa Page dhe Brin ishin në eventin e përvitshëm të Burning Man.
Më 30 gusht të 1998, Brin dhe Page vendosën një figurë të Burning Man në logon e Google, duke i bërë të ditur të gjithëve se ata do të merrnin pjesë në këtë festival muzikor. Që atëherë këto Doodle u bën traditë nga kompania për të festuar festa të ndryshme në botë. Që prej 1998 ka pasur plot 2 mijë doodle.

Kur Google nuk punoi për disa minuta “shkatërroi” internetin
Në gusht të vitit 2013 Google nuk punoi për dy minuta, dhe kjo shkaktoi një rënie të vizitorëve në internet me plot 40 për qind. Kjo është fuqi!

Google është themeluar në garazhin e administratores së YouTube, Susan Wojcicki
Sergey Brin dhe Larry Page themeluar kompaninë Google më 1998-n në garazhin e Susan Wojcicki. Ajo u bë shefja ekzekutive e Google, dhe më pas e Youtube që nga viti 2014.

Një piton u zhduk në zyrat e Google në Nju Jork
Pitoni i një punonjësi të Google u zhduk në zyrat e kompanisë në Nju Jork më 1 prill 2013. Meqë ishte dita e gënjeshtrave, shumë njerëz menduan se nuk ishte e vërtetë. Më pas, pitoni u gjet dhe iu kthye të zotit.

Që prej 2009 Google mban dhi në lëndinën e godinës
Në vitin 2009, Google bëri të ditur se kishte filluar të mbante dhi në lëndinën e godinës, duke e quajtur këtë si një mënyrë miqësore sjellje me mjedisin.

Steve Jobs është ankuar për ngjyrën e “o”-së së dytë në Google
Ngjyra e verdhë tek “o”-ja e dytë nuk ishte ajo që duhet për Steve Jobs. Këtë ankesë ai ia parashtroi Vic Gundotra, në 2008-n. Biznesmeni indian ka shërbyer si zv. president i lartë i Google për departamentin social deri në vitin 2014.

“Unë kam parë logon e Google në iPhone dhe nuk jam i lumtur me ikonën. “O”-ja e dytë e Google nuk ka hijen e zakonshme të së verdhës. Është e gabuar dhe do t’i kërkoj Gregut ta rregullojë. A jeni dakord?”, i ka kërkuar Jobs Gundotrës. Ky i fundit ka qenë dakord me të.

Kryeministri nderon akadaemik Krasniqin

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në mbledhjen komemorative të mbajtur në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), me rastin e ndarjes nga jeta të dijetarit, veprimtarit dhe udhëheqësit të madh, Akademik Mark Krasniqit
Të pranishmëve i janë drejtuar kryetari i ASHAK-ut, Hivzi Islami dhe sekretari i ASHAK-ut, Jusuf Bajraktari.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu bëri homazhe në nderim të figurës markante të Akademik Mark Krasniqit, dhe i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe kolegëve, për këtë humbje të madhe për të gjithë qytetarët dhe Republikën e Kosovës.

Policia dhe Gjykatat e harrojnë “9 pikëshin” për lejet

0

Policia e Kosovës shtatë vite më parë, ka nisur një fushatë rreth sensibilizimit të qytetarëve për kujdes në komunikacion, duke marrë masa ndëshkuese që parasheh Ligji mbi Sigurinë në Komunikacion rrugor, ku pati nxjerrë “9 pikëshin”.

“9 pikë dhe shkoj leja”, ka qenë edhe slogani i fushatës që u shpërnda në secilin vend të Kosovës. Mirëpo që nga viti 2008 e deri më sot ky ligj nuk është implementuar, madje nuk janë implementuar as pikët negative të shoferëve.

Mirëpo dhe Gjykata, edhe Policia e Kosovës gjuajnë topin tek njëra tjetra.

Policia e Kosovës për KosovaPress thotë se ka identifikuar mangësi në implementimin e Ligjit për Siguri në Komunikacionin Rrugor, e që për këtë janë dhënë rekomandime për ndryshimin e këtij Ligji në mënyrë që ligji të jetë implementues.

Kurse në Gjykatën Themelore thonë se nuk janë në dijeni se cilat janë fazat e veprimit të Policisë së Kosovës në drejtim të implementimit apo realizimit të urdhëresave të vendimeve të Gjykatës.

Ata tregojnë që kanë kërkuar nga Policia e Kosovës dhe Departamentet e saja që të mbajnë evidencë për ato pikë që shqiptohen ndaj kryesve të kundërvajtjes.

Zyra për informim e Policisë së Kosovës përmes adresës elektronike për KosovaPress thonë se PK-ja është duke vepruar konform ligjit por pranojnë se pikët negative për “9 pikëshin” ende nuk janë implementuar.

“Shqiptimi i tiketave të dënimit në trafik bëhet konform proceduarve te parapara sipas ligjit përkatës duke përfshirë dënimet me të holla dhe gjithashtu edhe shqiptimi i tiketave që i referohen gjykatës për të marr vendimet përkatëse sipas ligjit. Ju njoftojmë se PK-ja me kohë ka identifikuar mangësitë në implementimin e Ligjit për Siguri në Komunikacionin Rrugor, ku për rrjedhojë janë dhënë të gjitha rekomandimet për plotësim dhe ndryshim të ligjit në fjalë, në mënyrë që ky ligj (Ligji për Siguri në Komunikacion Rrugor) të jetë implementues në tërësi, duke përfshirë edhe implementimin e pikëve negative. Ngase pikët negative deri më tani n uk janë implementuar”, tregon Policia e Kosovës.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi për KosovaPress tregon se kanë kërkuar nga Polica e Kosovës që të ketë evidencë për pikët që kryhen ndaj kryesve të kundërvajtjes.

>“Nuk jam në dijeni se cila është faza apo veprimi i Policisë së Kosovës në drejtim të implementimit apo të realizimit të urdhëresave gjegjësisht të vendimeve të gjykatës…Ne kemi pas një takim edhe në kohë disa muaj më herët zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës ku veç tjerash është trajtuar edhe kjo çështje…Dhe atëherë ne kemi kërkuar që Policia e Kosovës në Departamentet e saja që i ka mu për këtë çështje të veproj do të thotë të i evidentojë veprimet tona që i kemi, të mbajë evidencën që 2/2 duhet pà «r ato pikë që shqiptohen ndaj kryeseve të kundërvajtjes dhe që këto të rezultojnë në vendimet përkatëse në fund që faktikisht të mbetet pa patentë shoferë për atë kohën sa është e parapame me ligj”, tha Ibrahimi.
Kryetari Ibrahimi thekson se Gjykata përkatësisht ajo për kundërvajtje ka shqiptuar dhe vazhdon të shqiptoj çdo çështje të kundërvajtjes, e që për këtë mbetet të shihet reagim i implementimit të këtyre vendimeve nga ana e Policisë.
“Gjykata jonë përkatësisht Gjykata për kundërvajtje në çdo çështje të kundërvajtjes që duhet të shqiptohet kjo masë e ka shqiptuar do të vazhdojë të shqiptohet, por mbete të shihet se si do të jetë reagimi përkatësisht implementimi i këtyre vendimeve tona nga ana e policisë së Kosovës, ku ne si gjykatë mund të jemi vetëm faktorë që sensibilizon…Normalisht ne nuk e kemi autoritetin që të urdhërojmë se si të veprojë policia. Policia e ka metodologjinë e vetë të punës, e ka strategjinë e vetë të punës, e ka organizimin e vetë të punës, e di që ka departamente të formuara për çështjen të shqiptimit të pikëve do të thotë të masave që i shqiptojmë ne edhe masanej do të jetë edhe departamenti përkatës që jep leje do të thotë që lëshon patentë shoferë, do të jetë edhe ai funksional në këtë aspekt, do të thotë aspektit në raportin me Gjykata. Kështu që mbetet implementimi, mbetet te policia e Kosovës përkatësisht të ministria përkatës që merret me shqiptim e patentë shoferëve”, thotë Ibrahimi.
Ligji për Komunikacion dhe siguri Rrugore, kishte nisur si fushatë vetëdijësuese për shoferët, nga Policia e Kosovës, Ministria e Transportit dhe ajo e Punëve të Brendshme.

Ku kjo e fundit e kontaktuar nga KosovaPress nuk ka dash ur të komentoj. Ata janë përgjigjur përmes një e-mail duke sugjeruar që për mos implementimin e këtij ligj të i drejtohemi Policisë së Kosovës.

Sipas ligjit për siguri në komunikacion shoferët obligohen që 24 orë të mbajnë dritat e ndezura, të vënë rrypinë e sigurisë, të respektojnë shpejtësinë në vendbanime që është e kufizuar, iu ndalohet telefonimi gjatë vozitjes, gara me vetura.

Nëse shoferët nuk respektojnë këto rregulla do të ndëshkohen me dënim nga 25 deri në 400 euro, si dhe nëse për secilën shkelje të rregullave, (dënohen) tubojnë 9 pikë negative, gjatë periudhës prej 36 muajsh, do t’iu merret patentë shoferi, ka bërë të ditur Policia e Kosovës./KP/

“Revolucionarët” kërcënojnë ministrin Abrashi me varje publike

0

Debati mes mbështetësve opozitar dhe përfaqësuesve të qeverisë po shkon duke u intensifikuar. Një ditë pasi që kryeministri Mustafa u gjuajt me vezë të prishura nga aktivistët Vetëvendosje, ministri Arban Abrashi kërcënohet me varje publike.
Ministri Arbashi ka bërë publike një mesazh të dërguar nga Alban Morina,

“Thash ta shpërndaj një nga kërcenimet e rradhës!
Sidoqoftë, nuk më ndalin ata që nuk e njohin dhe nuk besojnë në shtetin e Kosovës”,ka shkruar Abrashi, duke postuar mesazhin kërcënues nga Alban Morina.

Më poshtë mund të lexoni të plotë mesazhin që Alban Morina ia ka dërguar ministrit Arban Abrashi.
alban

Veseli: Serbia vazhdon të mbajë varreza sekrete të viktimave të luftës

0

Në Ditën Ndërkombëtare e të Zhdukurve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri veseli, ka bërë homazhe pranë Përmendores dedikuar personave të zhdukur, në Prishtinë.
“Sa herë që flasim për të afërmit tanë, që na mungojnë nga koha e luftës, e kemi bërë shprehi të përdorim fjalën ‘të zhdukurit’. Ata nuk janë të zhdukur. Nuk janë, sepse ekziston një shtet – Serbia, e cila ka informacionin e plotë mbi fatin e tyre, informacionin e plotë mbi urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e operacionit barbar të zhvarrosjes së shqiptarëve të vrarë dhe fshehjes së trupave të tyre në varreza sekrete në territorin serb”, ka thënë Veseli.

Veseli e ka cilësuar paradoksale, jonjerëzore dhe e pamoralshme, që në kohën kur pretendon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, shteti serb vazhdon të mbajë varreza sekrete të viktimave të pafajshme të luftës.

“Ky është një veprim që na kujton shtetet totalitare, regjimet staliniste që masakronin popujt dhe i fshihnin viktimat e tyre. Me stalinizëm nuk hyhet në Evropën demokratike”, tha ai.

“Dhe paradoksi bëhet edhe më i madh me faktin se derisa ky shtet, pra Serbia vazhdon të mbajë varreza sekrete të viktimave të pafajshme kosovare, pretendon të marrë lidershipin moral në procesin e pajtimit të popujve të përfshirë në luftërat pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Kjo është hipokrizi dhe pajtimi nuk bëhet me hipokrizi. Pajtimi bëhet vetëm përmes drejtësisë së vërtetë”.

“Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga e drejta e familjarëve tanë për t’i gjetur dhe riatdhesuar të afërmit e tyre të vrarë dhe të fshehur padrejtësisht.

Ata janë pjesë e pazëvendësueshme e të vërtetës për luftën e Kosovës, dhe është pikërisht kjo e vërtetë mbi të cilën qëndron liria dhe shteti i Kosovës”, ka thënë Veseli.

​VV: Nëse Isa kalon, kalon edhe “Zajednica”

0

Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje po e kundërshtojnë fuqishëm krijimin e Asociacionit të komunave serbe, siç e quajnë ata “Zajednicën”.

Në një Tribunë të organizuar sot nga kjo Lëvizje, janë munduar të japin shembuj se krijimi i këtij Asociacioni nuk është i mirë për qytetarët. Një të tillë e dha kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili tha se situata e Kosovës është më keq se sa e thonë vetë ata.

E krahas Ahmetit në tribunën e sotme ishte edhe Albulena Haxhiu dhe kryetari i VV-së Visar Ymeri. Madje, ky i fundit kritikoi edhe njëherë Isa Mustafën që më shumë po merret me pronat e tij private se sa me Asociacionin, apo siç e quajti ai “Zajednicën”.

Një kryeministër që flet që një javë dit vetëm për pronë të tij, për Visar Ymerin, kjo dukuri tregon se Isa Mustafa është duke përdor shtetin vetëm për pasurim të vetin privat.

Kryetari i Vetëvendosjes tha se Isa Mustafa, i ka dy mundësi. Njërën, të ndalojë “Zajednicën” dhe tjetrën sipas Ymerit, të jap dorëheqje.

Se “Zajednicën” mund ta ndalin vetëm qytetarët po thotë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Se kur ka presion, sipas Ahmetit, mund të tërhiqet edhe kryemin istri Isa Mustafa.

Organizimin e kësaj Tribune, por edhe shumë të tjerave që do të mbajë Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i Visar Ymeri, thotë t’i kenë organizuar për qëllimin e vetëm që qytetarët ta kuptojnë se çka sjellë. E kur ta kuptojnë këtë qytetarët së bashku edhe me Vetëvendosjen, ta ndalojnë atë.

Ymeri, thotë se Kosova nuk ka institucione që i thonë jo kësaj “Zajednicë” dhe një gjë të tillë duhet ta bëjnë qytetarët.

Ndërsa Albulena Haxhiu ka thënë se nuk duhet të jesh jurist për të kuptuar se çfarë sjellë kjo marrëveshje. Ajo tha se shteti nuk bëhet me dy individ, duke kërkuar nga qytetarët që të mobilizohen për të ndalur “Zajednicën”.

Aktivistë e qytetarët të cilët morën pjesë në Tribunën e sotshme me thirrjen “Populli s’pranon Zajdenicën”, brohoriten duke kërkuar që të mos pranohet “Zajdenica”.