Array

Veseli: Serbia vazhdon të mbajë varreza sekrete të viktimave të luftës

Must Read

Policia zvicerane largon njerëz nga para Parlamentit

Policia zvicerane ka filluar largimin e protestuesve që kërkojnë përgjigje shtesë ndaj ndryshimeve klimatike nga një shesh...

Zaev: Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, por është fakt se edhe bullgarët e konsiderojnë revolucionar bullgar

Kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se cili është qëndrimi i tij në...

Kurc: BE-ja nuk është vetëm Gjermania dhe Franca

Kancelari austriak, Sebastian Kurc deklaroi se shpërndarja e refugjatëve në vendet e BE-së nuk kishte pasur sukses,...
- Advertisement -

Në Ditën Ndërkombëtare e të Zhdukurve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri veseli, ka bërë homazhe pranë Përmendores dedikuar personave të zhdukur, në Prishtinë.
“Sa herë që flasim për të afërmit tanë, që na mungojnë nga koha e luftës, e kemi bërë shprehi të përdorim fjalën ‘të zhdukurit’. Ata nuk janë të zhdukur. Nuk janë, sepse ekziston një shtet – Serbia, e cila ka informacionin e plotë mbi fatin e tyre, informacionin e plotë mbi urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e operacionit barbar të zhvarrosjes së shqiptarëve të vrarë dhe fshehjes së trupave të tyre në varreza sekrete në territorin serb”, ka thënë Veseli.

Veseli e ka cilësuar paradoksale, jonjerëzore dhe e pamoralshme, që në kohën kur pretendon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, shteti serb vazhdon të mbajë varreza sekrete të viktimave të pafajshme të luftës.

- Advertisement -

“Ky është një veprim që na kujton shtetet totalitare, regjimet staliniste që masakronin popujt dhe i fshihnin viktimat e tyre. Me stalinizëm nuk hyhet në Evropën demokratike”, tha ai.

“Dhe paradoksi bëhet edhe më i madh me faktin se derisa ky shtet, pra Serbia vazhdon të mbajë varreza sekrete të viktimave të pafajshme kosovare, pretendon të marrë lidershipin moral në procesin e pajtimit të popujve të përfshirë në luftërat pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Kjo është hipokrizi dhe pajtimi nuk bëhet me hipokrizi. Pajtimi bëhet vetëm përmes drejtësisë së vërtetë”.

- Advertisement -

“Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga e drejta e familjarëve tanë për t’i gjetur dhe riatdhesuar të afërmit e tyre të vrarë dhe të fshehur padrejtësisht.

Ata janë pjesë e pazëvendësueshme e të vërtetës për luftën e Kosovës, dhe është pikërisht kjo e vërtetë mbi të cilën qëndron liria dhe shteti i Kosovës”, ka thënë Veseli.

- Advertisement -

Policia zvicerane largon njerëz nga para Parlamentit

Policia zvicerane ka filluar largimin e protestuesve që kërkojnë përgjigje shtesë ndaj ndryshimeve klimatike nga një shesh jo shumë larg ndërtesës së...

Zaev: Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, por është fakt se edhe bullgarët e konsiderojnë revolucionar bullgar

Kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se cili është qëndrimi i tij në lidhje me atë nëse ...

Kurc: BE-ja nuk është vetëm Gjermania dhe Franca

Kancelari austriak, Sebastian Kurc deklaroi se shpërndarja e refugjatëve në vendet e BE-së nuk kishte pasur sukses, duke shtuar se BE-ja nuk...

Gir: Shpresojmë në mbajtje të mundshme të shpejtë të konferencës së parë ndërqeveritare

Euroambasadori i ri në vend Dejvid Gir sot nuk deshi direkt të përgjigjet në pyetjen nëse përveç Bullgarisë dhe disa vendeve tjera...

Një këmbësor është lënduar në një aksident në Tetovë

Një grua e moshës 31-vjeçare si këmbësore është lënduar sot në mëngjes rreth orës 5 e 20 minuta në Tetovë pasi atë...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -