Moti: S'po na ndahet vapa

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se edhe gjatë javës së ardhshme do të mbizotërojnë temperatura të larta në të gjithë vendin.
IHMK ka bërë të ditur se temperaturat minimale në javën që po hyjmë do të jenë në mes 13 dhe 16 gradëve celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë në mes të 32 dhe 35 gradë celsius.
“Moti me temperatura të larta do të na përcjell edhe këtë javë. Janë masat e ngrohta të ajrit të cilat burimin e kanë nga ana juglindore dhe jugperëndimore e kontinentit , të cilat do të krijojnë kushte që mbi vendin tonë dhe pothuaj në gjithë Ballkanin të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë”, thuhet në njoftim
Sipas IHMK-së, këto vlera të temperaturave maksimale do të jenë prezentë tri ditët e para të javës dhe më pas ka tendenca të rënies së këtyre temperaturave për dy deri tri gradë celsius, meqë nga dita e enjte do të shfaqen vranësira në stadin e mesëm dhe të ulët të troposferës.

Stabilozohet furnizimi me energji elektrike

0

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT përmes një komunikate, njofton qytetarët se për shkak të rënies së bllokut B1 të KEK, disa rajone të Republikës së Kosovës do të përballen me reduktime në furnizim me energji elektrike deri në orët e mesnatës kur pritet të kthehet në punë blloku B1 i TC Kosova B.

“Sipas informatave që kemi KEDS ka bërë të pamundurën dhe momentalisht është arritur që të sigurohet importi prej 280 MËh dhe stabilizimi me energji elektrike.

KOSTT do të vazhdojë me përkushtim operimin dhe balancimin e Sistemit të Energjisë Elektrike në përputhje të plotë me rregullat e përcaktuara nga ENTSO-E, ku gjatë muajve Gusht dhe Shtator ka filluar t’i nënshtrohet një monitorimi nga ky mekanizëm dhe si kërkesë do te ketë regjime operimi që i nënshtrohen kritereve më të larta. Gjatë këtyre regjimeve të operimit siç është paralajmëruar më parë mund të paraqiten eventualisht edhe kufizime të furnizimit që mund të instruktohen nga KOSTT me qellim te balancimit të sistemit.

KOSTT pritet që të fillojë të operojë si zonë/bllok i pavarur rregullues në kuadër të Zonës Sinkrone të Evropës Kontinentale. Operimi i pavarur i KOSTT-it pritet të jetësohet me nënshkri min e Marrëveshjes për Kyçje ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E ( European Network Transmission System Operator for Electricity/Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit Transmetues për energji elektrike)”, thuhet në komunikatën, në të cilën KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

Dëshmi: "Më dhunuan forcat serbe" (Video)

0

16 vjet pas lufte në Kosovë mbetet një dosje e madhe e krimit të pandëshkuar. Një nga plagët më të rënda mbeten viktimat e gjalla të përdhunimit nga forcat serbe. Gazetari i RTV21, Kushtrim Kadriu sjell rrëfimin e e një gruaje të dhunuar nga forcat serbe gjatë luftës. Ajo dëshmon se u dhunua edhe vajza e saj 7 vjeçare, e cila ndërroi jetë pas dhunimit./ 21 Media

VV distancohet nga kërcënimet

0

Drejtuesi i sekretariati për media të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Frashër Krasniqi, ka reaguar ndaj lajmit për kërcënimin e ministrit për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Arban Abrashit, nga një aktivist i Vetëvendosjes.
“Është e pakuptimtë lidhja qe po i behët një përdoruesi të facebook-ut qe e paska kërcënuar ministrin Abrashi, me Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Në VETËVENDOSJE! nuk ka asnjë aktivist apo anëtar me emrin Alban Morina.

Çdo raportim që një aktivist i VETËVENDOSJE!-s e ka kërcënuar ministrin apo djalin e kryeministrit është plotësisht i pavërtetë”, thuhet në kumtesë.

Një i vdekur dhe dy të lënduar në Surkish të Podujevës

0

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Podujevë-Batllavë në fshatin Surkish.

Personi i vdekur është një 80 vjeçar, por që ende nuk dihet nëse ka qenë shoferi i njërës veturë të aksidentuar apo pasagjer.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se në vendngjarje pos Policisë ka dalë edhe prokurori kujdestar, raporton korrespodenti i Kohës Ditore në Podujevë.

“Sot rreth orës12:38 në rrugën Podujevë-Batllavë në fshatin Surkish të Podujevës afër pompës ‘Lelipetroll’ ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku një person rreth 80-vjeçar ka humbur jetën ndërsa dy persona tjerë (një femër dhe një mashkull) kanë pësuar lëndime të lehta. Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave dhe Policia është duke e hetuar rastin. Personi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë Daut Hoxha.

Ndërsa, në Qendrën Emergjente në Podujevë kanë thënë se nuk janë të autorizuar të japin informata. Për këtë, punëtorë të QE-së kanë thënë të kërkohen në drejtorinë e QKMF-së e që të dielën nuk punojnë.

Biserko: Kosova në UNESCO, garanci për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

0

Biserko theksoi se bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është solid në nivelin joformal, e posaçërisht në rrafshin kulturor.
Drejtoresha e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko, ka thënë për “Radio Evropa e Lirë” se përpjekjet e Beogradit zyrtar që të pengohet anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO), me pretekstin se shqiptarët i kanë shkatërruar tempujt dhe monumentet e shenjtë serbë, tingëllon skajshmërisht cinik kur kihet parasysh se çfarë ka shkatërruar dhe djegur Serbia në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe pikërisht në Kosovë.
Objektivisht, pohoi Biserko, UNESCO është garanci për ruajtjen e të gjithë monumenteve kulturore kudo në botë.
Biserko theksoi se bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është solid në nivelin joformal, e posaçërisht në rrafshin kulturor.
Organizata të shumta joqeveritare të të dy vendeve janë angazhuar në projekte me artistë të rinj, duke përfshirë projektin aktual të Komitetit të Helsinkit “Muaji i kulturës së Serbisë në Prishtinë”, i cili ishte paraprirë nga “Muaji i Kosovës në Beograd”.

Pekini 2015: Kenia me 16 medale

0

Sot në kryeqytetin e Kinës Pekin ka përfunduar Kampionati Botëror në Atletikë në të cilin për tetë ditë u zhvilluan gara mjaftë interesante në dispilina të ndryshme.
Befasi beri Kenia qe fitoi me më së shumti medalje më i suksesshëm-7 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 3 të bronzta, në total 16. Pas Kenisë vije Xhamajka që ka poashtu 7 të arta, por 14 në total. Në pozitën e tretë Shtetet e Bashakuara të Amerikës kanë 18 medalje në total, nga 6 për secilën ngjyrë shkelqimi.
Në anën tjetër individi më i suksesshëm pa shumë dyshim është Usain Bolt i Xhamajkas që ka fituar tri medalje të arta, në 100 e 200 metra sprint dhe me stafetën e Xhamajkas 4x 100 metra.

Presidentja në nderim të akademikut(FOTO)

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori sot pjesë në mbledhjen komemorative në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në nderim të figurës së akademikut e veprimtarit të madh të Kosovës, Mark Krasniqi.

Presidentja Jahjaga ka bërë edhe homazhe në nderim të Akademik Mark Krasniqi, një njeriu të madh të Kosovës dhe figurës së shquar atdhetare si dhe u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të Akademik Mark Krasniqi. Presidentja Jahjaga duke e vlerësuar lart figurën e Akademik Mark Krasniqit tha se vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, qytetarët e vendit dhe për gjithë Kosovën në përgjithësi.

marku5

Përplasen KEDS e KEK, ngelin pa rrymë rajonet e Kosovës(Video)

0

Në Kosovë po aplikohen reduktime të mëdha të energjisë elektrike. Në KEDS-fajsojnë KEK-un që nuk ka kthyer në funksion termocentralin B1, kurse importi është i pamundshëm. KEK-u thotë se KEDS duhet të blejë rrymë si ditëve të kaluara.
Në disa rajon të Kosovës, qytetarët po përballen me ndërprerje të rrymës. Në disa prej rajoneve ka ndërprerje 10 orësh, e në disa tjera që nga dita e djeshme nuk kanë rrymë./21 Media

"Rrushi i kuq, i bukur-o", por… (Video)

0

“Rrushi i kuq, i bukur-o”. Kështu fillon një këngë e vjetër popullore shqiptare. Për rrushin janë thurur edhe këngë, mite dhe legjenda që nga kohët e lashta…
Te ne në Kosovë më i njohuri është rrushi i Rahovecit.
Edhe këto ditë në vreshtat e atjeshme shihen si bletët pnëtorët me arka të rrushit të tryezës duke vjelë rrushin që sivjet ka kalavesh ë të madh sepse ishte mot i përshtatshëm… Megjithatë, rahovecianët, që jetë e kanë rrushin, mbi supe i mbajnë edhe disa halle…/ 21 Media