Moti: S'po na ndahet vapa

TË FUNDIT

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se edhe gjatë javës së ardhshme do të mbizotërojnë temperatura të larta në të gjithë vendin.
IHMK ka bërë të ditur se temperaturat minimale në javën që po hyjmë do të jenë në mes 13 dhe 16 gradëve celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë në mes të 32 dhe 35 gradë celsius.
“Moti me temperatura të larta do të na përcjell edhe këtë javë. Janë masat e ngrohta të ajrit të cilat burimin e kanë nga ana juglindore dhe jugperëndimore e kontinentit , të cilat do të krijojnë kushte që mbi vendin tonë dhe pothuaj në gjithë Ballkanin të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë”, thuhet në njoftim
Sipas IHMK-së, këto vlera të temperaturave maksimale do të jenë prezentë tri ditët e para të javës dhe më pas ka tendenca të rënies së këtyre temperaturave për dy deri tri gradë celsius, meqë nga dita e enjte do të shfaqen vranësira në stadin e mesëm dhe të ulët të troposferës.