Si të trajtoni aknet në çdo pjesët të trupit tuaj

0

Kalojmë gati se nëntë muaj në pritje të verës që të mund të veshim rrobe që zbulojnë lëkurën tonë, mirëpo po kjo nxehtësi shkakton edhe paraqitjen e akneve kudo në trupin tonë.

Jemi jashtë, jemi duke u djersitur dhe poret e tona me shumë gjasa bllokohen. E ekspozojmë lëkurën tonë ndaj tjetër ambienti ngase është mësuar. Kjo përzierje e faktorëve të ndryshëm shkakton paraqitjen e akneve, andaj folëm me ca ëkspertë se çfarë të bëjmë me paraqitjen e tyre në disa pjesë të trupit.

Lëkura e kokës
Lëkura e kokës është e stërmbushur me gjëndrra yndyrore që janë një nga shkaktarët kryesorë të paraqitjes së akneve. Gjithashtu kërpudhat që jetojnë në ambiente të tilla sikurse lëkura e kokës, mund të shkaktojnë gunga që i ngjajnë puçrrave. Shamponi me acid salicilik mund të ndihmojë në kontrollimin e tepricës së yndyrës dhe të qërojë lëkurën e vdekur e cila mund të bllokojë poret.

Veshët
Produktet e flokëve kombinohen me djersë që të krijojnë gunga të dhimbshme, të mbani flokët e mbledhura është një opsion. Sigurohuni që të trajtoni aknet me fashë që përmban acid glikolik apo salicilik që të pastrojë poret e bllokuara.

Gjoks
Gjëndrrat e bllokuara të djersitjes mund të shkaktojnë shpërthim të befasishëm në gjoks, kjo gjendje quhet “miliaria” dhe ndodh nga dejrsitja e tepërt. Paraqitja e akneve duket sikur me koka të bardha, që janë shumë irituese dhe të bezdishme.

Mbajeni lëkurën tuaj të ftohtë dhe të pastër nga djersitja, kur jeni nën diell mbrojeni lëkurën tuaj.

MPMS-ja i japi Kishës Ortodokse 32,989 euro

0

​Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga janari deri në shtator të vitit që shkoi i kishte paguar Kishës Ortodokse 32,989 euro për qiranë e një hapësire të shfrytëzuar nga Agjencia e Antikorrupsionit (AKK) dhe MPMS si pasojë e një vendimi nga Kryeministri në vitin 2011. Po ashtu, me aprovim të ish-ministrit Nenad Rasiq, është paguar avansi prej 4,039€ për gjashtë persona të cilët nuk ishin punëtorë të Ministrisë.

Kështu thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm, sipas të cilit mjetet duhet të siguroheshin nga Ministria e Financave(MF) por kjo ndarje buxhetore nuk ishte bërëdhe këto pagesa nuk kanë qenë të planifikuara në buxhet. Auditori thotë se pas këshillës së dhënë në auditimin e tyre të ndërmjetëm, Ministria kishte ndërprerë ekzekutimin e këtyre pagesave.

Raporti flet edhe për menaxhim jo i duhur i avanseve për udhëtime zyrtare, ku thuhet se vlera eavanceve të pambyllura në PVF ishte 30,494€. 21,161€ në lidhje me kredit kartelat dhe pjesa tjetër avance për udhëtime të zyrtarëve jashtë vendit, nuk janë arsyetuar me dëshmitë përkatëse.

“Me aprovim të Ministrit, është paguar avansi prej 4,039€ për gjashtë persona të cilët nuk ishin punëtorë të Ministrisë nga maji 2014.Shuma prej 1,924€ nuk është arsyetuar me dëshmi mbështetëse për shpenzimin; dhe në dy ra ste janë paguar avanse prej 2,577€ për udhëtime zyrtare. Në dosjën e pagesës mungonin ftesat për ketë udhëtim. Në një rast, aprovimi i udhëtimit zyrtar është bërë pas realizimit të udhëtimit. Këto situata kishin ndodhur në mungesë të kontrolleve efektive të mbikëqyrjes dhe aprovimit”, thuhet në raportin e Auditorit.

Ministria kishte paguar vlerën prej 270,360€ për financimin e OJQ-ve sipas një UdhëzimiAdministrativ (UA) të nxjerrë ngaMinistri (UA 01/2014)dhe i cili nuk kishte bazëligjore dhe përzgjedhjae përfituesve ishte bërë pa përcaktuar kritere paraprake.

“Shuma prej 174,060€ nuk ishte e arsyetuar përmes raporteve përcjellë se të kërkuara; dhe Përfitues publik dhe individual me 602,635€ janë mbështetur vetëm me vendim të Ministrit. Nuk ka pasur ndonjë kontratë/marrëveshje dhe natyra e veprimtarisë së këtyre përfituesve nuk ishte në harmonime objektivat e Ministrisë(Projektet për: sfidat dhe mund ësitë e zgjedhjeve në Kosovë, transportin e fëmijëve,transportin e grumbullimit të qershijave, zhvillimin ekonomik në Graqanicë dheNovobërdë etj)dhe përzgjedhja e tyre nuk ishte bërë përmes shpalljes publike. Shuma 28,400€ nuk ishte arsyetuar me raportet përcjellëse. Në 37nga 100 mostrat e testuara kemi identifikuar se Ministria kishte paguar pensionet bazike dhe kontributive të afërmve (familjarëve) edhe pas vdekjes së pensionistëve. Vlera e këtyre mbi pagesave ishte 7,569€.Në një rast, një pensionist kishte marrë pension në pagesë retroaktive 60€ më tepër dhe në një rast, pensionisti edhe pse nuk i kishte përmbushur kriteret për pensionin kontributiv ka pranuar retroaktivisht pagesën prej 816€. Këtopagesa janë në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe rregulloreve ekzistuese dhe kanë ndodhur në mungesë të kontrolleve mbi zbatimin efektiv të këtyre kërkesave.

Sipas MarrëveshjessëMirëkuptimit(MiM) të lidhur në mestë Ministrisë, Shoqatave të dala ngalufta dhe Qendrave për Mjekësi Rehabilituese(Banja e Kllokokit, Pejës dhe Nëna Naile),Ministria financon trajtimin e invalidëve të luftës të përzgjedhur nga Ministria dhe Shoqatat.

“Vlera e këtyre pagesave ishte 129,570€ për vitin 2014. Nuk janë siguruar dëshmi për vërtetimin estatusit të „invalidit‟, derisa ne kemi gjetur se disa nga përfituesit e këtij shërbimi nuk i takojnë kësaj kategorie të pensionistëve; dhe Në një rast, për pensionin e paguar retroaktiv prej 978€ mungontevendimii fundit për vazhdimin e pensionit, ndërsa në një rast tjetër në vlerë prej 1,792€ mungonin dokumentet e identifikimit të përfituesit “, thuhet në raport.

Policia konfirmon vdekjen e personit të gjetur te restorant “Pishat”

0

Një 50 vjeçar është gjetur vdekur sot në mëngjes te restoranti “Pishat” në Prishtinë, rruga Qamil Hoxha. Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, por për këtë Policia e Kosovës tha se njësitet relevante janë duke kryer hetimet.

Një i vdekur është gjetur sot në mëngjes te restoranti “Pishat” në Prishtinë, rruga Qamil Hoxha. Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, por për këtë Policia e Kosovës tha se njësitet relevante janë duke kryer hetimet.

“Rreth orës 7:00 policia ka pranuar njoftimin për një person të shtrirë në tokë dhe menjëherë ka reaguar me njësitet e saj relevante po ashtu edhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Dhe gjitha hetimet tjera janë dukevazhduarduke përfshirë edhe gjetjen e arsyes apo shkakun pse ka vdek. Mjeku kujdestar po ashtu do të jep mendimin e tij dhebesoj që në raport do të keni të gjitha informacionet”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Zihen për vijën e ujit, vdes 28-vjeçari

0

Konflikti për një vijë uji i mori jetën këtë mëngjes një 28-vjeçari në Berat. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Lybesh, ku viktimë mësohet se mbeti Namik Gjika, 28 vjeç, nga Lushnja.

Sipas informacioneve të para të Policisë së Beratit, autori dyshohet se është shtetasi Fatmir Bregu, 34 vjeç.

Vrasja ka ndodhur pranë një lokali në fshatin e Lybeshës, pas një konflikti për shkak të një vije uji.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, i cili po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

 

5 gjëra që nuk i dinit për trupin tuaj ndërsa fle!

0

Supozohet se duhet të bëni tetë orë gjumë gjatë natës, por çfarë ndodh vërtet me trupin tuaj gjatë këtyre orëve? Rezulton se ndodhin mjaft gjëra në fakt. Ja cilat janë proceset kryesore që ndodhin në trupin tuaj gjatë natës sipas website-it Cosmopolitan:

Ndërsa bini për të fjetur, ju dridheni. Çdo herë.Sipas ekspertëve të gjumit, masa e dridhjeve varet nga sa i përgjumur je, pra sa më e madhe e dridhura aq më i lodhur është trupi juaj.

Temperatura e trupit tuaj është shumë e ulët. Kur jemi aktivë gjatë ditës ne djegim shumë kalori, ndaj ulja e temperaturës është një mënyrë për të reduktuar nivelin e djegies për të shpëtuar kalori. Specialistët e gjumit thonë se trupi funksionon njësoj si gjumi letargjik i arinjve, duke theksuar se “gjumi është një mekanizëm mbijetese”.

Trupi bën një pastrim të plotë të toksinave.

Kjo lejon që trupi dhe truri të ripërtërihen. Tek personat që nuk flenë mirë, filtrimi nuk është aq efektiv, ndaj ekspertët thonë se kjo është një arsye përse personat nuk që nuk flenë mund të jenë pak ‘të çmendur’.

Truri yt harron informacionet e padobishme. “Ne marrim shumë informacion gjatë gjithë ditës dhe shumica e tij për fat harrohet”. Kështu shprehen specialistët e Shkollës së Mjekësisë në SHBA, duke shpjeguar se nëse truri do mbante mend çdo gjë do të krijonte mbingarkesë për të, ndaj ky është një proces i rëndësishëm gjatë gjumit.

Si ta shpejtojmë sa më shumë rrjetin Wi-Fi(Video)

0

Ka shumë mënyra për ta bërë internetin sa më të shpejtë pa pasur nevojë që të paguani më shumë

Fillimisht ju duhet të keni kujdes se ku të vendosni routerin e rrjetit Wi-Fi.

Ndiqni këtë video:

Horoskopi ditor, 31 Gusht 2015

0

Dashi

Nëse për këtë të hënë si ditë e parë e javës dhe e fundit e muajit, keni programuar ndonjë ditë pushimi, nuk do të merrni ndonjë kënaqësi të veçantë. Do të jeni nervozë edhe për gjëra të vogla, si me partnerin/en edhe me miq e familjarë. Kështu që kujdes, nëse vendosni të shkoni drejt detit.

Demi

Nuk jeni fort në formë. Një ndjesi lodhjeje e përgjithshme ju godet dhe do të shfaqet dukshëm që herët në mëngjes kur të ngriheni. Kjo tendencë do të reflektojë edhe në jetën tuaj private. Ndaj merruni pak me veten, ofrojini jetës suaj disa gjëra të shëndetshme.

Binjakët

Për aktivitetin që po merreni, jeni duke u sforcuar shumë. prandaj jeni lodhur ca dhe energjitë kanë rënë. Kujdes, shëndeti mund t’ju përkeqësohet ndaj kushtojini vëmendje. Përdorni disa kura natyrale për ato që ju shqetësojnë në shëndet. Sa për sferën e dashurisë, ju pret një pengesë që nuk ju lë të diskutoni për ca çështje të vjetra që shtyhen e shtyhen. Ju nuk ndjeheni ende gati.

Gaforrja

Edhe kur jeni gati që të merrni një vendim, shpesh mënyra si i vërtitni gjërat, me “diplomaci”, ju dëmton duke vendosur jo në avantazhin tuaj. Ndërkohë, me partnerin/en prisni të afrohen debate. Do të diskutoni për ca gjëra që do t’ju fusin në diskutim të zjarrtë, me shumë gjasa, edhe çështje financiare do të jenë në mes.

Luani

Përpiquni të përqendroheni në gjëra që ju bëjnë të ndjeheni mirë. Por mos u merrni veç me veten, përgatitni një surprizë të lezeçme dhe për partnerin/en. S’do të ishte keq një pushim i shkurtër plazhi si për fund vere. Do të shndërrohet në një antidot efektiv të trishtimeve të çastit që na kapin shpesh.

Virgjëresha

Jo domosdoshmërisht duhet të ndani çdo projekt dhe çdo plan me njerëzit që ju rrethojnë. Në fakt kështu vetëm sa shtoni ankthin dhe preokupimin tuaj. E nga ana tjetër, ca njohje të reja së fundi, duhet pasur kujdes, sepse mund t’ju sjellin ndonjë dëm.

Peshorja

Horoskopi i ditës së fundit të gushtit 2015 për ju të shenjës së peshores, rezervon apelin për një kujdes maksimal në raport me partnerin/en tuaj. Bëni kujdes që mos lëndoni ndjenjat e tij/saj. Komplikim të marrëdhënieve mund të ketë edhe me miq e të afërm tuajt. Do të mjaftonte që të ndiqnit instiktin dhe do të përfundonit në vendime të nxituara.

Akrepi

Së fundi jeni përballur me një problem. Por që t’i hyni me rrënjë për ta zgjidhur, duhet të ktheni sytë në disa zhvillime të fundit. Dhe nëse nuk e bëni këtë analizë me veten, zor se do të gjeni qetësi. Në sferën familjare, priten përballje për mosmarrëveshje dhe e njëjta situatë duket të përfshijë dhe raportin tuaj.

Shigjetari

Yjet janë në anën tuaj, në çdo aspekt e sidomos në sferat financiare dhe të punës a biznesit. Dhe kjo, ndryshe nga shenjat e tjera që janë gri këtë të hënë 31 gusht. Do të inkurajoheni që të bëni njohje të reja, ose që të kaloni qetësisht ditën me personin që dëshironi dhe/ose dashuroni.

Bricjapi

Ditë jo e përshtatshme për t’u përballur me impenjime të vështira. Është e mundshme që një mik apo i afërm t’ju japë një dorë. Por megjithatë ju keni nevojë ende për ca relaks. Edhe diçka: Kujdes me ëndrrat e kësaj periudhe, mund të jenë shumë afër realitetit.

Ujori

Ditë e favorshme për të lindurit në shenjën e Ujorit, horoskopi i 31 gushtit ju këshillon që në aspektin financiar të mos druheni sepse ju pret një fat i veçantë. Në dashuri, kjo periudhë është e përshtatshme për t’’iu përkushtuar njohjeve të reja dhe thellimit të raporteve ekzistuese.

Peshqit

Të gjitha ujërat rrjedhin në drejtim të një jete të mirë dashurore. Konfigurimi i yjeve këtë 31 gusht ju dhuron një mbrëmje romantike dhe çlodhëse. Në punë jeni duke u kthyer me energji, por mos lini mënjanë ushtrimin e sportit, bën mirë për fizikun tuaj.

Australi: Më tepër vende evropiane të bashkohen kundër IS-it

0

Australia ka kërkuar që më tepër vende evropiane të marrin pjesë në sulmet ajrore kundër grupit militant, Shteti Islamik, në Siri dhe Irak, në përpjekje për të ndihmuar që të përfundoj kriza e refugjatëve në Evropë.

Ministrja e jashtme e Australisë, Julie Bishop, tha se militantët e IS-it, kryesisht, janë përgjegjës për largimin e miliona njerëzve nga shtëpitë e tyre në Irak dhe Siri, dhe qindra mijëra njerëzve që kërkojnë strehim në Evropë.

Mëtutje, mbrëmë vonë në Sidnej, ajo ka theksuar se më tepër se “40% e njerëzve, që aktualisht synojnë azil në Evropë, janë nga Siria, dhe neve na duhet front unik për t’i shkaktuar disfatë organizatës terroriste, që po i detyron të zhvendosen kaq shumë njerëz”.

Ministrja Bishop ka theksuar se afro 60 shtete po e ndihmojnë në ndonjë mënyrë, koalicioninin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, por shumica prej tyre nuk janë të përfshira në sulme ajrore.

Sipas saj, “evropianët duhet të involvohen në koalicionin për sulme ajrore dhe përpjekjet në Siri dhe Irak”.

Vlerësohet se afro 340 mijë imigrantë deri tash kanë hyrë në Evropë.

Tryezë mbi edukimin për punë

0

Oda Amerikane në Kosovë organizon sot tryezën “Edukimi për punë – Plotësimi i nevojave në tregun e punës”, për të potencuar rëndësinë thelbësore që ka edukimi i vazhdueshëm për tregun e punës, si dhe për të diskutuar rreth nevojës urgjente për fuqi punëtore të kualifikuar, bashkëpunimin mes universiteteve dhe komunitetit të biznesit dhe tema të ngjashme lidhur me plotësimin e kërkesave në tregun e punës.

Siç njoftoi organizatori, pjesë e panelit të kësaj konference do të jenë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, kryesuesi i Komitetit të Edukimit në Odën Amerikane, Alejtin Berisha, Enkelejda Shatri nga Akademia Evolucion dhe menaxheri Ekzekutiv në Orbico, Fikret Havolli, ndërsa tryeza do të moderohet nga Ardi Shita, sekretar i Përgjithshëm i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane.

Tryeza do të mbahet në sallën e Konferencave Orion, duke filluar në ora 10:00.

Raiffeisen Superliga: Llapi – Trepça 1: 2

0

Në xhiron e dytë të Raiffaisen Superligës së Kosovës në futboll janë arritur këto rezultate: Besa-Vushtrria 0:0, Gjilani-Liria 3:1, Llapi–Trepça 1:2, Hajvalia- Drenica 1:2, Istogu-Prishtina 0:0 dhe Ferronikeli-Drita 1:0.

Tabela

Pozita Nd F B H SH P GD Pikë
1KF GJILANIGjilani 2 2 0 0 6 1 5 6
2image-546dee597ea356b7c4619392b0d24e415c6fd303ca82d682a89ea0e942a89dbd-VTrepça 89 2 2 0 0 6 1 5 6
3feronikeliFeronikeli 2 2 0 0 2 0 2 6
4drenicaDrenica 2 1 1 0 3 2 1 4
5besaBesa 2 1 1 0 1 0 1 4
6KF LLAPI PODUJEVËLlapi 2 1 0 1 2 2 0 3
7prishtinaPrishtina 2 0 1 1 0 1 -1 1
8llamkosVushtrria 2 0 1 1 0 1 -1 1
9KF LIRIA PRIZRENLiria 2 0 1 1 2 4 -2 1
10kfistoguIstogu 2 0 1 1 0 4 -4 1
11hajvaliaHajvalia 2 0 0 2 1 3 -2 0
12dritaDrita 2 0 0 2 0 4 -4 0