Policia konfirmon vdekjen e personit të gjetur te restorant “Pishat”

TË FUNDIT

Një 50 vjeçar është gjetur vdekur sot në mëngjes te restoranti “Pishat” në Prishtinë, rruga Qamil Hoxha. Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, por për këtë Policia e Kosovës tha se njësitet relevante janë duke kryer hetimet.

Një i vdekur është gjetur sot në mëngjes te restoranti “Pishat” në Prishtinë, rruga Qamil Hoxha. Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, por për këtë Policia e Kosovës tha se njësitet relevante janë duke kryer hetimet.

“Rreth orës 7:00 policia ka pranuar njoftimin për një person të shtrirë në tokë dhe menjëherë ka reaguar me njësitet e saj relevante po ashtu edhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Dhe gjitha hetimet tjera janë dukevazhduarduke përfshirë edhe gjetjen e arsyes apo shkakun pse ka vdek. Mjeku kujdestar po ashtu do të jep mendimin e tij dhebesoj që në raport do të keni të gjitha informacionet”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.