Kinë: Arrestohen 197 veta për përhapje të thashethemeve

0

Autoritetet kineze kanë arrestuar 197 persona për përhapjen e thashethemeve përmes internetit lidhur me rënien e paradokohshme të indeksit të bursave kryesore kineze dhe shpërthimin në depon e lëndëve toksike në portin Tianjin.

Ndër të arrestuarit ka gazetarë dhe përfaqësues të bursës.

Një nga thashethemet ka qenë se një burrë ka vrarë veten në Pekin për shkak të rënies së bursës, si dhe se në shpërthimin në Tianjin kanë vdekur madje 1.300 njerëz, kurse numri i viktima ka qenë rreth 150.

Gazetari i arrestuar Vang Sijaolu është paditur për përhapjen e informatave të rrejshme për rënien e indeksit të bursave kineze.

Para dy viteve autoritetet kineze krijuan mundësinë e dënimit me burg deri 3 vjet për përhapjen e thashethemeve. Dënimi është paraparë për dezinformatë të publikuar në internet, e cila duhet të jetë shpërndarë 500 herë ose lexuar 5.000 herë.

Maqedoni: Shqiptarët në epërsi me lindjet

0

Komunat shqiptare në Maqedoni kanë shtim më të madh të popullsisë. Kjo rezulton edhe me statistikat e fundit të Entit Shtetëror, informon INA.

Komunat që kanë pasur lindshmëri më të madhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2015 janë:

Saraji

Çairi

Studeniçani

Tetova

Qendra

Shuto Orizare

Gostivari

Struga

Dibra

Ndërsa vdekshmëria më e madhe edhe në pjesën jugore dhe juglindore të Maqedonisë, siç janë komunat:

Manastir

Veles

Gjevgjeli

Prilep

Ohër

Sipas Entit të Statistikave, gjatë këtij tremujorin ka pasur rënie të lindjeve për 4 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2014. Ndërsa, vdekshmëria ka shënuar rritje për 2,3 për qind.

​Prishtinë:Vazhdon aksioni për largimin e mbeturinave

0

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë njofton qytetarët e Prishtinës se vazhdon të kryhet aksioni i grumbullimit të mbeturinave inerte  sot dhe nesër, më 31 gusht dhe 1 shtator.

Ky shërbim, siç njoftoi Kompania, po kryhet si vazhdimësi e aksionit të 28 dhe 29 gushtit të grumbullimit të mbeturinave inerte, të cilat janë të vendosura dhe të grumbulluara afër kontejnerëve në qytetin e Prishtinës.

Si rezultat i sasisë së madhe të këtyre mbeturinave, kompania do të vazhdojë edhe për dy ditë tjera deri në largimin e mbeturinave inerte në qytet.

“Kjo Iniciativë e shërbimit do të kryhet nga Kompania “Pastrimi”, që t’u qëndrojë besnik konsumatorëve të vet dhe qytetit të Prishtinës, pavarësisht mospërkrahjes nga Komuna e Prishtinës”, thuhet në njoftim, në të cilin shtohet se sasia e mbeturinave inerte të cilat janë larguar nga Kompania vetëm me 28-29 gusht është 120 ton.

Chelsea me rekord negativ në Premier League

0

​Skuadra e Chelseas kanë bërë fillimin e dytë më të keq për mbrojtjen e titullit në historinë e Premier League.

Skuadra e Jose Mourinhos, pësoi humbje në shtëpi kundër Crystal Palace, të shtunën që ishte humbje e dytë në Premier League, për menaxherin portugez.
Rezultati e lë Chelsean me vetëm katër pikë nga katër ndeshjet e para, pas një barazimi me Swansean, humbjen nga City, fitoren nga WBA dhe humbja shkatërruese nga Crystal Palace në shtëpi.

Vetëm në 1994-1995, kampionët e Blackburn morën një fillim kaq të dobët, duke marrë vetëm tre pikë nga katër ndeshjet e para.

Megjithatë, kur Manchester United, arriti vetëm pesë pikë nga katër ndeshje në sezonin 2007/2008, dhe arritën ta fitojnë titullin, e bënë Chelsean që të mos dorëzohet për titull, sepse ka kohë ende.

​Gjuan me armë gjuetie, i konfiskohet pushka

0

Policia në Suharekë mbrëmë rreth orës 22:35 minuta ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se në fshatin Gilanc të komunës Suharekë ka të shtëna me armë zjarri.

Njësitet policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta identifikon te dyshuarin G.U. i datëlindjes 1991 tek i cili është gjetur arma e gjuetisë model AKKAI ALTY me Nr. serik 063904 kal. 12 GA dhe tre fishek kal.12 GA.

I dyshuari nuk ka poseduar leje për armen ne fjalë përpos librezës së armës dhe dokumentit te aplikimit për t’u pajisur me leje. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka sugjeruar që arma te konfiskohet ndërsa rasti te shkojë ne procedurë te rregullt.

Kosova nikoqire e Konferencës së 45-të Ndërkombëtare të Baladës

0

Filloi sot punimet Konferenca Ndërkombëtare e Baladës, e cila ka për qëllim bashkëpunimin dhe bashkëbisedimin mes shteteve për problemet dhe interesimet e përbashkëta folklorike me profesionistët e shumë vendeve nga bota.

Konferenca ndërkombëtare e baladës organizohet nga viti 1966 dhe deri më tani është mbajtur 44 herë, ndërsa për herë të parë nikoqire e saj është Kosova.

Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, duke e hapur konferencën tha se edhe pse janë të rinjë në fushën e kërkimeve shkencore si Institut ata janë për bashkëpunim me vendet tjera, për shkëmbim përvojash dhe për kërkime shkencore moderne.

Thomas A. McKean nga Komisioni Ndërkombëtar për Balada, tha se të jesh në këtë vend është një përjetim i veçantë, sidomos për ata që merren me balada dhe që i hulumtojnë ato kudo që janë, në të gjitha anët e botës. Sipas tij, ata gjenden “në vendin ku është shtëpia e baladës” dhe kjo është e veçantë për ta.

Në konferencë marrin pjesë studiues të folklorit nga Afrika e Jugut, SHBA, Rumani, Sllovenia, Finlanda, Austria, Skocia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Shqipëria, Anglia, Maqedonia, Rusia, Franca dhe Kosova.

Konferenca do të zgjasë deri të premten, më 4 shtator, dhe baladistët nga bota gjatë kësaj kohe do të mund të njihen me kulturën kosovare. Organizatorët mendojnë se është në të mirën e vendit që të kemi këso lloj organizimesh më shpesh, sepse kjo do të mund të shpaloste të mirat e Kosovës në botë që të njohin shtetin dhe kulturën tonë.

Ofertë marramendëse për Bale nga M.United

0

Manchester Unitedi nuk e ka ndërmend të mbyll këtë afat kalimtar pa transferuar ndonjë sulmues tjetër.

Çmenduria më e madhe në këtë afat kalimtar të verës pritet të jetë oferta e Manchester Unitedit në drejtim të Real Madridit për Gareth Bale.

Tabloidi britanik, DailyStar së fundmi ka raportuar se Djajt e Kuq kanë ofruar 100 milion euro për shërbimet e Uellsianit.

Në fakt një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur italian, Tancredi Palmeri i cili ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter: ‘Boom, Manchester Unitedi ka dërguar ofertë zyrtare prej 100 milion eurove për Bale, Real Madridi ende nuk është përgjigjur”.

Kanë mbetur më pak se 48 orë deri në përfundim të këtij afati kalimtar dhe duket se do të jenë shumë të gjata për disa klube të cilëve tentojnë tu rrëmbejnë yjet e tyre.

balee-2

Rita Ora mahnitëse në MTV Video Music Awards

0

Rita Ora nuk ka zhgënjyer ajo shkëlqen sërish në tapetin e kuq në MTV Music Awards 2015.
Bjondja bukuroshe ka zgjedhur të shkojë më herët këtë vit dhe ia ka dalë të shkëlqejë me pamjen e saj.

Rita është shoqëruar nga motra e saj Elena e cila po kujdesej për çdo detaj të artistes ndërsa ajo parakalonte tapetin e kuq në fustanin e mrekullueshëm nga Vera Wang.

ora1

Vazhdojnë problemet me furnizim me energji elektrike

0

​Disa rajone të Kosovës edhe sot do të përballen me redukime në furnizim me energji elektrike deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet të kthehet në punë blloku B1 i TC Kosova B. KEDS duket se nuk ka lidhur kontratë të mëhershme për të siguruar import, derisa thotë se tash nuk ka që nuk ka energji elektrike të mjaftueshme te gatshme për import.

Sipas njoftimeve nga KOSTT-it, informimi nga KEK është bërë në orë të vona, andaj edhe realizimi i importit nga operatori i furnizimit ishte i pamundur për orët e hershme të mëngjesit.

“Sipas informatave që kemi KEDS është duke bërë të pamundurën të importojë sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike sidoqoftë, ky proces mund të kërkojë kohë dhe varet nga sasitë e disponueshme në rajon deri sa për momentin jemi të informuar që nuk ka energji elektrike të mjaftueshme te gatshme për import dhe sasitë e gjetura nuk sigurojnë furnizim të rregullt”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.

KOSTT do të vazhdoj me përkushtim operimin dhe balancimin e Sistemit të Energjisë Elektrike në përputhje të plotë me rregullat e përcaktuara nga ENTSO-E, ku gjatë muajve Gusht dhe Shtator ka filluar t’i nënshtrohet një monitorimi nga ky mekanizëm dhe si kërkesë do të ketë regji me operimi që i nënshtrohen kritereve më të larta.

Gjatë këtyre regjimeve të operimit siç është paralajmëruar më parë mund të paraqiten eventualisht edhe kufizime të furnizimit që mund të instruktohen nga KOSTT me qëllim të balancimit të sistemit.

KOSTT pritet që fillojë të operoj si zonë/bllok i pavarur rregullues në kuadër të Zonës Sinkrone të Evropës Kontinentale. Operimi i pavarur i KOSTT-it pritet të jetësohet me nënshkrimin e Marrëveshjes për Kycje ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E (European Netëork Transmission System Operator for Electricity/Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit Transmetues për energji elektrike).

“Kërkojmë nga të gjithë operatorët t’i përmbahen planeve paraprake ose që me kohë të informojnë operatorët tjerë dhe KOSTT për ndryshim të planeve duke qenë se këto devijime shkaktojnë probleme në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut.

Adele vjen me album në nëntor

0

Lajme të mira për adhuruesit e Adele pasi që mediet e huaja raportojnë se Adele po planifikon që albumin e tretë ta lansojë në muajin nëntor.

Duke u bazuar në traditën e këngëtares, albumi i saj do të titullohet 25, duke u bazuar në vjetët e saj, pasi që edhe albumet e hershme janë titulluar pikërisht me moshën sa ka qenë kur edhe i ka edituar albumet. Albumi i saj i parë ishte 21 dhe pat marrë gjashtë çmime Grammy, dhe është shitur 30 milionë kopje në gjithë botën.