Ky është njeriu që ka shëtitur gjithë botën, ja këshillat e tij

0

Gunnar Garfors eshte njeriu qe ka shetitur ne cdo cep te botes. Ai ka udhëtuar në secilin prej 198 vendeve të botës.

Garfors ka disa këshilla për këdo që ka bërë plan të udhëtojë.

1.Pëkujdesuni që të keni me vete një copë letër. Është me e sigurtë se një iPad ose laptop.

2.Disa aeroporte nuk pranojnë bileta elektronike. Përkudjesuni që të keni të shtypura me vete.

3.Mund të hasni në njerëz që nuk e dinë anglishten. “E kam vizatuar ushqimin që doja ta porosisja në Iran”, ka rrëfyer Garfors.

Kështu mund të duket Renault Talisman Estate RS

0

Pas sedanit Talisman, kompania Renault së fundmi ka prezantuar edhe karvanin Talisman Estate, ndërsa disenjatorët e pavarur janë duke u marrë me dizajnin e versionit të mundshëm RS.

Në këtë fotografi, të cilën mund ta shohim më lartë, shfaqet versioni RS i modelit Talisman Estate, për të cilin një disenjatori pavarur ka parashikuar Aero Body Kit dhe rrotat më të mëdha.

Ky automobil do të jetë më i ulët në krahasim me versionin standard, do të ketë frenat më të forta, amortizatorët sportiv të modifikuar dhe enterier të modifikuar, transmeton Koha.net.

Sa i përket motorit, kompania Renault për këtë model mund të zgjedh motorin 1.8-litra Turbo me kapacitet prej 250 deri 300 kuaj fuqi, në kombinim me marshin EDC.

Bono, këngëtari më i pasur në botë

0

Këngëtari i grupit, U2, Bono është bërë ylli më i pasur në botë, me mbi 1 miliard euro.

Krijuesi i hitit “The Beautiful Day” kishte blerë 2.3 për qind të aksioneve në rrjetin social Facebook, raporton “Mirror”. Bono, në vitin 2009 ishte bashkëthemelues i Elevation Partners, përmes së vilës ka blerë aksione në Facebook për 77 milionë euro.

Sipas raporteve sot pasuria e tij ka shënuar rritje në 1,294 miliard, transmeton Koha.net, që do të thotë se Bono ka fituar për gjashtë vite sa është aksionar më shumë se sa gjithë karrierës së tij muzikore.

Bono me këtë rast tejkalon legjendën e Beatles, Paul McCartney, i cili ka një pasuri rreth 1,4 miliard euro. Prapa tyre renditet mbretëresha e popit, Madonna që ka një pasuri prej 715 milionë euro.

Struga e stërmbushur me pushues

0

Fundjava e fundit e muajit gusht ka mbushur plazhet e bregut të Liqenit të Ohrit në rajonin e Strugës. Është vërejtur një vërshim i vërtetë gjatë ditës së sotme, mbase edhepër shkak të fundmuajit dhe në fillim të javës fillojnë edhe shkollat.

Pamjet nga plazhi i qytetit në Strugë dëshmojnë për një numër të madh të pushuesve që kanë ardhur nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, e sidomos nga qytetet veriperëndimore të Maqedonisë, e këtë e dëshmojnë edhe target e veturave të parkuara në të gjitha hapsirat që shërbejnë ose jo për parking.

Nuk kanë munguar dhe nuk mungojnë as mysafirët-pushuesit nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët kanë ardhur edhe në mënyrë të organizuar por edhe në forma individuale, që fundjavën ta kalojnë buzë Liqenit të Ohrit dhe Drinit të Zi, për të shijuar gjithë ate që ofrojnë këto perla të verës.

Vërshimi i pushuesve gjatë kësaj fundjave mbase konsiston edhe në parashikimet e sinoptikëve që kanë paralajmëruar se do të mbretërojë kohë e nxehtë dhe me temperature relativisht të larta në të gjitha viset krahasuar me temperaturat dhe mundësitë e freskimit që ofron Struga, Liqeni i Ohrit dhe Drini i Zi.

VV: Politizimi në arsim veç po thellohet

0

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se ky vit i ri shkollor po fillon me problemet e njëjta në sektorin e arsimit. Sipas tyre, deklaratat e dhëna shpesh nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për zgjidhje të problemeve në arsim, po mbesin vetëm fjalë. Vetëvendosje thotë se politizimi nëpër shkolla veç po thellohet. Madje, sipas tyre, këtë vit shkollor nuk janë hap shumë vende pune pasi që të njejtat po iu ruhen njerëzve të afërt me partitë në pushtet.

Punësimi i njerëzve pa kritere, mos-kontrollimi i universiteteve private, anashkalimi i orëve të rregullta në fakultete nga profesorët, pasiguria nëpër shkolla e mungesa e çerdheve publike janë disa nga problemet, që sipas VV-së, po përcjellin edhe më tutje arsimin në Kosovë. Sipas tyre, nuk ka ngritje të cilësisë të arsimit.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ismajl Kurteshi tha se problem vazhdojnë të mbesin shkollat e porsandërtuara në të cilat mësimi zhvillohet në tre ndërrime, e që orët mësimore zgjasin vetëm 30 minuta. Gjithashtu, ai përmendi edhe shkollat që vazhdojnë të jenë në kushte të vështira, të cilat tha se duhet të eliminohen sa më parë dhe nxënësve të iu krijohen kushte normale për mësim.

Kurteshi kujtoi deklaratat e MAShT-it, se do të fillojë de-politizimi nëpër shkolla, por sipas atij politizimi veç sa po thellohet.

Sipas tij, nuk mund të ketë depolitizim derisa ende hapën universitete politike dhe arsimi privat në Kosovë vazhdon të jetë i pakontrolluar.

Problem tjetër sipas Kurteshit, janë orët e humbura në fakultet, për të cilat fajin e kanë profesorët që i lënë ortët e rregullta për t’i zënë honorarët e tyre.

Mytaher Haskuka nga kjo lëvizje, foli për mungesën e çerdheve publike nëpër të gjitha qytetet e Kosovës.

Ai përmendi Prizrenin, ku tha se e dhe ajo çerdhe e vetme publike që ishte, tash është private.

Sipas tij, krejt kjo ua vështirëson punën prindërve pasi që shumë prej tyre nuk kanë mundësi financiare të dërgojnë fëmijët nëpër çerdhe private.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje për të ndryshuar diçka në arsim, duhet të fillohet me investime në këtë sektor.

Thaçi takohet me ambasadorin e ri të SHBA-ve

0

​​Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Gregory T. Delawie.

Duke i uruar mirëseardhje ambasadorit Delawie, zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë marrëdhënie të veçanta dhe se këto raporte mes dy shteteve vetëm se do të forcohen edhe më tutje.

“Kemi pasur dhe gjithmonë do të kemi bashkëpunim të shkëlqyer me SHBA-në, me të cilën gëzojmë marrëdhënie jashtëzakonisht miqësore”, theksoi zëvendëskryeministri Thaçi.

Zëvendëskryeministri Thaçi e njoftoi ambasadorin Delawie për të arriturat e fundit që ka shënuar Kosova, për projektet që vendi ka para vetes, me theks të posaçëm në investimet në ekonomi dhe siguri por edhe për sfidat me të cilat po përballet Kosova.

Ambasadori amerikan Delawie u shpreh i gëzuar që do të shërbejë në Kosovë dhe u zotua se do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me Kosovën.
Me ambasadorin e ri të SHBA-ve u takuan edhe ministri Avdulla Hoti,dhe ministrja Edita Tahiri.

Kanadaja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Kosovën

0

Jahjaga priti në takim lamtumirës Ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente për Kosovën, Louise LaRocque, në përfundim të mandatit të saj.

Presidentja Jahjaga vlerësoi rolin që Ambasadorja LaRocque ka luajtur në forcimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, duke shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për mbështetjen e pakursyer të shtetit mik të Kanadasë.

Jahjaga vlerësoi si të rëndësishëm thellimin e bashkëpunimit ndër shtetëror me theks në fushën e zhvillimit ekonomik, duke theksuar se qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj mbeten të përkushtuar të ndërtojnë të ardhme prosperuese, si kontribuues të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ambasadorja LaRocque shprehu mirënjohjen për përkrahjen e Presidentes Jahjaga, duke vlerësuar progresin që Kosova dhe qytetarët e saj kanë bërë në ndërtimin e paqes. Ajo tha se Kanadaja do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e pakursyer për Kosovën.

Tragjedi e re në Detin Mesdhe

0

Së paku 37 persona kanë vdekur, pas fundosjes së një anije me refugjatë në afërsi të brigjeve të Libisë, kanë njoftuar autoritetet. Është kjo tragjedia e dytë e tillë brenda disa ditësh, pasi që javën e kaluar një anije e stërmbushur përplot me refugjatë, të cilët nga Libia tentuan të lundrojnë drejtë Italisë, u fundos në afërsi të qytetit libian, Zuvara, me ç’rast humbën jetën së paku 200 persona. Pas tragjedisë së sotme, një zëdhënës i Gjysmëhënës së kuqe në Tripoli njoftoi se trupat e shtatë personave të pajetë janë gjetur në afërsi të Komsit, e më pas peshkatarët kanë gjetur trupat e 30 refugjatëve tjerë të mbytur./21Media

Projekti i përbashkët rinor Serbi-Shqipëri

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se që nga konferenca e Berlinit deri tek ajo e Vjenës është regjistruar një progres i jashtëzakonshëm politik në rajon. Sipas shefit të Qeverisë shqiptare, palët e përfshira në këtë proces, janë pajtuar për financimet dhe investimet në infrastrukturën rajonale. Duke folur për projektin e përbashkët rinor Serbi-Shqipëri, Rama ka shtuar se kjo nismë do të firmoset nga ai dhe kryeministri serb Aleksander Vuçiq, para ndeshjes Shqipëri-Serbi. Kjo do të bëhet në mënyrë simbolike, për të ulur tensionet që u panë në ndeshjen e parë në Beograd./21Media

Garë e ngushtë në prag të zgjedhjeve të parakohshme në Greqi

0

Rezultatet e disa anketave të bëra gjatë fundjavës, tri javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi, dëshmojnë se gara zgjedhore do të jetë tejet e paqartë dhe e ngushtë, se asnjëra parti nuk do të fitojë shumicën absolute në Parlament dhe se përbërja e parlamentit të ri do të jetë edhe më e fragmentarizuar, se sa ajo e parlamentit të kaluar.
Rezultatet e të gjitha anketave dëshmojnë se partia e majtë, Siriza, kryeson me një epërsi prej 3.1 për qind para partisë konservatore, Demokracia e Re.
Sipas anketave në korrik, para shpërbërjes së partisë Siriza, pasi që nga ajo u larguan disidentët e krahut të majtë, të cilët kundërshtuan marrëveshjen me kreditorët ndërkombëtarë të Athinës, epërsia e Sirizës para Demokracisë së Re në të shumtën e rasteve ishte dyshifrore.
Rezultatet e katër prej gjashtë anketave të bëra dëshmojnë se në përbërjen e re të Parlamentit, pas zgjedhjeve të 20 shtatorit, do të jenë 8 parti, ndërsa rezultatet e dy anketave tjera tregojnë se në parlament do të ketë nëntë parti. Në përbërjen e kaluar të Parlamentit të Greqisë kanë qenë të përfaqësuara shtatë parti./21Media