Këngëtari i grupit, U2, Bono është bërë ylli më i pasur në botë, me mbi 1 miliard euro.
Krijuesi i hitit “The Beautiful Day” kishte blerë 2.3 për qind të aksioneve në rrjetin social Facebook, raporton “Mirror”. Bono, në vitin 2009 ishte bashkëthemelues i Elevation Partners, përmes së vilës ka blerë aksione në Facebook për 77 milionë euro.
Sipas raporteve sot pasuria e tij ka shënuar rritje në 1,294 miliard, transmeton Koha.net, që do të thotë se Bono ka fituar për gjashtë vite sa është aksionar më shumë se sa gjithë karrierës së tij muzikore.
Bono me këtë rast tejkalon legjendën e Beatles, Paul McCartney, i cili ka një pasuri rreth 1,4 miliard euro. Prapa tyre renditet mbretëresha e popit, Madonna që ka një pasuri prej 715 milionë euro.
