Gjesti human i Borusia Dortmund, strehon 220 refugjatë (Foto)

0

Borusia Dortmund ka bërë një gjest shumë human duke strehuar 220 refugjatë në ambientet e stadiumit.

Lajmi ka bërë jehonë më mediat gjermane.

Drejtuesit e Dortmund kanë strehuar në disa ambiente refugjatët e ardhur nga Azia duke i mbajtur aty deri sa të vendoset për të ardhmen e tyre.

Një pjesë e tyre madje kanë ndjekur në tribunë ndeshjen e djeshme me Hertën e Berlinit./BP/
refugees

Taylor Swift triumfuesja e mbrëmshme në VMA

0

Mbretëresha e mbrëmshme në VMA Awards 2015 është shpallur këngëtarja amerikane, Taylor Swift. Ajo është konsdieruar një vajzë e artë që kur braktisi muzikën country për muzikën pop. Nuk ka ceremoni muzikore që ajo nuk merr një çmim të madh. Kësaj radhe ajo është larguar nga skena më katër trofe në duar. “Video më e mirë e vitit”, “Femra më e mirë e viti”, “Video më e mirë pop”, “Bashkëpunimi më i mirë i vitit”. Bjondja bukuroshe është konsideruar nga gazetarët si mbretëresha e mbrëmjes së 30 – Gushtit. Mikëpritëse në këtë natë në Microsft Theatre ka qenë, rebelja Miley Cyrus.

Me çmime u shpërblyen edhe :

Mark Ronson ft. Bruno Mars – “Uptown Funk”
Nicki Minaj – “Anaconda”
Fall Out Boy – “Uma Thurman”
Big Sean ft. Kanye West dhe John Legend – “One Man Can Change the World”
5 Seconds Of Summer – “She’s Kinda Hot”
Fetty Wap – “Trap Queen”
Alright – Kendrick Lamar
Never Catch Me – Flying Lotus e Kendrick Lamar
So Mani Pros – Snoop Dogg
I Won’t Let You Down – OK Go, air:man e Mori Harano
7/11 – Beyoncé
Where Are U Now -Justin Bieber, Skrillex e Diplo.

Sigal Prishtina rekruton të rinj në ekip(Video)

0

Pas vendimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, që klubet në Superligë të ndajnë minutazh prej 20 minutash për dy lojtarë nën moshën 20 vjeçare, Sigal Prishtina është duke mbajtur kamp që të përzgjedhë 2 ose 3 lojtarë që të jenë pjesë e ekipit të parë në garat e këtij edicioni.
Kampi ka filluar nga data 20 gusht dhe në të kanë marrë pjesë 23 lojtarë dhe pas dy ditë stërvitje është bërë lista e ngushtë prej 10 lojtarëve me të cilët janë duke punuar trajnerët e klubit nën vëzhgimin e trajnerit kryesor Marjan Ilievski./ 21 Media

Menya e fundit e mbetur nga Titaniku do ekspozohet në ankand

0

Vlera e menysë së fundit të anijes së gjigante tej oqeanike që u mbyt para më shumë se 100 vjetësh-Titanik, vlerësohet mes 50.000 dhe 60.000 dollarë amerikanë. Kopja e menysë është ruajtur nga njëri prej udhëtarëve të mbijetuar, dhe së shpejti do të ofrohet në ankand në New York.

Kopja e menysë e cila do të jetë në ankand shoqërohet me një histori interesante. Abraham Lincoln Salomon ishte njëri nga udhëtarët e vendosur në kuvertën e klasit të parë. Salomon ishte njëri nga pasagjerët e parë që hipi në varkë shpëtimi, pasi që ai u dha ryshfet disa anëtarëve të ekuipazhit për të shpëtuar atë para të tjerëve kur anija filloi të fundosej.

Në kopertinat e menysë dhe listës së ushqimeve ka nënshkruar edhe Isaac Gerald Frauenthal, gjithashtu një pasagjer i klasit të parë i cili arriti të shpëtojë. Besohet se të dy miqtë drekuan së bashku në kuvertë, atë ditë fatale të 15 prillit të 1912.

Njëra nga rastet më interesante nga ankandet e Titanikut ndonjëherë është letra e shkruar nga Duff Gordon, njëra nga pasagjeret e shpëtuara të anijes. Në këtë letër i kishte shënuar frustrimet dhe sulmet e mediave, e cila i përjetoi me të arritur në Angli pas fundosjes së Titanikut. Letra u shit në Boston këtë vit rreth 12,000 dollarë amerikanë.
Titanik konsiderohej si anija më luksoze e kohës së saj e cila në udhëtim nga Anglia në New York mori rreth 2,224 pasagjerë. Edhe pse listat origjinale të pasagjerëve janë zhdukur në fund të Atlantikut, llogaritet se në këtë tragjedi humbën jetën 1,517 persona, ndërsa 710 shpëtuan.

Avionët po ngacmohen me rreze lazer

0

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka denoncuar shtimin e rasteve të ngacmimit të avionëve dhe helikopterëve me rreze lazer nga toka.

“Gjatë muajit gusht të këtij viti ka pasur shtim të rasteve kur persona të papërgjegjshëm drejtojnë dritën lazer nga toka në drejtim të aeroplanëve dhe helikopterëve në fluturim, në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës. Ju informojmë se veprime të tilla janë të paligjshme dhe njëherësh përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e fluturimit”, thuhet në një komunikatë për shtyp, transmeton Politiko.

Ndriçimi me rreze laser i kabinës së pilotëve të aeroplanëve dhe helikopterëve kur ndodhen në lartësi të ulët, ndër të tjera mund të shkaktojë verbim të përkohshëm të pilotëve dhe si rrjedhojë mund të rrezikojë sigurinë e fluturimit, nënvizon AAC.

“Veprime të tilla, nga kushdo qofshin ato, konsiderohen të rrezikshme për operacionet e Aviacionit Civil dhe janë të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, vijon njoftimi zyrtar.

Në të saktësohet se, policia, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” kanë zhvilluar një procedurë, e cila mundëson reagimin e policisë brenda pak minutash në vendin e identifikuar të burimit të rrezes lazer që i është drejtuar një aeroplani.

– See more at: http://politiko.net/avionet-po-ngacmohen-rreze-lazer/#sthash.JN2roYYQ.dpuf

Nagavci: Jemi gati për fillimin e vitit të ri shkollor

0

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit Arbërie Nagavci mbajti sot takim me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës, për të diskutuar fillimin e nesërm të vitit të ri shkollor dhe përgatitjet që janë bërë për mbarëvajtjen e tij.

Në takim u tha se është përmbyllur edhe afati i dytë i pranimit të nxënësve në klasën e 9-të, dhe për herë të parë nuk ka asnjë përsëritës në shkolla të mesme. Gjithashtu, janë përmbyllur konkurset e pranimit të mësimdhënësve në të gjitha shkollat dhe te gjitha vendet e punës janë të plotësuara me kuadër adekuat, janë siguruar edhe zëvendësimet për rastet që janë paraqitur për pushime mjekësore etj.

Drejtoresha Nagavci përmendi edhe investimet që Drejtoria e Arsimit i ka bërë në infrastrukturën shkollore të Prishtinës, me ç‘rast janë rinovuar 48 shkolla në kryeqytet, në 31 shkolla dhe institucione parashkollore janë montuar rezervuarët e ujit, në 6 shkolla janë rikonstruktuar nyjat sanitare, ndërkaq po ashtu janë rikonstruktuar dhe gëlqerosur 8 objekte tjera shkollore. Vlera e këtyre projekteve kalon shumën prej 350 mijë euro.

KB Bashkimi me trajner malazez

0

Skuadra e basketbollit nga Prizreni, Bashkimi ka nisur që të përforcohet për edicionin e ri, pasi këtë vit do të marrë pjesë edhe në Ligën Ballkanike.

KB Bashkimi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin 33 vjeçar nga Mali i Zi, Petar Mijoviq. Ndërsa konfirmimin zyrtar e ka dhënë faqja zyrtare e Ligës Ballkanike.

Ky trajner edhe pse 33 vjeçar, gëzon një eksperiencë të mirë në vendlindjen e tij. Ai ka drejtuar klubin malazez Zeta dhe gjithashtu ka punuar me grupmoshat e reja të Buduçnostit, Podgoricës dhe KK Mornarit.

Kujtojmë që Bashkimi në Ligën e Kampionëve do të bëjë gara në grupin B së bashku me KB Pejën, BC Levski, KK Sutjeska dhe KK Lovcen Basket.

Me 13 tetor ndeshjen e parë të grupit B, hapjen e garave të këtij edicioni në Ligën Ballkanike do ta bëjnë KB Bashkimi nga Prizreni dhe KB Peja me duelin e tyre që zhvillohet në Prizren.

Shteti Islamik bëhet me monedhë të vetën

0

Me anë të video-xhirimit me titull “Forcimi i Kalifatit dhe kthimi i dinarit të artë”, Shteti Islamik ka njoftuar se është duke farkëtuar monedhën e vet. Folësi në këtë video qartësoi se kjo organizatë është duke farkëtuar monedha nga ari, argjendi dhe bakri. Monedha e arit do të quhet dinar, ndërsa ajo e argjendit dirham.
Në këtë video-xhirim u theksua se monedhat do të farkëtohen nga metalet fisnike, ngase ari është matësi i vetëm i pasurisë.
Me valutën e re, islamistët synojnë të forcojnë kalifatin e tyre të vetëshpallur dhe të dëmtojnë ekonominë amerikane.
Në xhirim folësi flet për tregtinë me letra me vlerë dhe se ato ndërlidhen me çmimin e naftës, ndërsa tërë sistemin e cilëson si thembër të Akilit të ekonomisë amerikane, duke shtuar se valuta e re do të shkatërroi dollarin mashtrues.
Ai më tutje flet për zgjerimin e Kalifatit në rajonet me fusha të naftës në Irak dhe Siri, por edhe më gjerë, me qëllim që bota të pastrohet nga korrupsioni dhe që burimet natyrore ti kthehen myslimanëve. Kah fundi i xhirimit, luftëtarët e Shtetit Islamik tregojnë monedhën e re.
“Me lejen e Zotit, nafta do të shitet për ari”, thotë folësi. Megjithatë, ekspertët theksojnë se është vështirë të besohet se kjo monedhë do të pranohet jashtë kufijve të territoreve të kontrolluara nga Shteti Islamik./21Media

Podujevë, Sa femra Llapjane kryen ekzaminimin me mamografin mobil

0

Gjatë një muaji qëndrimi në Podujevë, mamografi mobil ka kryer 527 ekzaminime të femrave llapjane, të dyshuara për kancerin e gjirit, kurse zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë premtojnë mamografi do të rikthehet në Podujevë, pasi nuk janë përmbushur të gjitha kërkesat për ekzaminim.

Projekti i përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë për ofrimin e shërbimeve të diagnostikimit falas të kancerit të gjirit me mamograf mobil për femrat llapjane mbi moshën 40 vjeçare, ka përfunduar sot. Gjatë kësaj periudhe janë ekzaminuar 527 femra.

Në përmbyllje të këtij programi në QKMF në Podujevë kanë qëndruar këshilltarët e ministrit të Shëndetësisë, Shefqet Sylejmani dhe Mirsad Kamerolli, si dhe Agim Begaj – koordinator nacional i mamografit mobil, të cilët u pritën nga drejtori i QKMF-së në Podujevë, Afrim Shabani.

Drejtori Shabani e vlerësoi të suksesshëm punën e mamografit mobil në Podujevë, për çka tregon edhe numri i femrave të cilat janë ekzaminuar.

Shabani kërkoi nga MSH që mamografi mobil pas një kohe të caktuar të rikthehet përsëri për ta ofruar këtë shërbim për të gjitha femrat, të cilat nuk kanë mundur ta kryejnë ekzaminimin.

Koordinatori nacional i mamografit Agim Begaj tha se mamografi do të rikthehet në Podujeve për shkak se është komunë me numër të madh të banorëve edhe numri i kërkesave për ekzaminim ishte i madh. Ai foli edhe për numrin e femrave të ekzaminuara gjatë këtij muaji.

“ Në komunën e Podujevës kemi ekzaminuar 527 femra, prej tyre 83 femra kanë rezultuar pozitive, ose sëmundje malinje, të cilat edhe janë udhëzuar për shërim të mëtutjeshëm. Po ashtu 31 paciente kanë rezultuar me diagnozë beninje, kurse 25 paciente me diagnozë të dyshuar”, tha Begaj.

Delegacioni i MSH, së bashku me drejtorin Shabani, kanë vizituar Qendrën e Shëndetit Mental – njësia në Podujevë, për të parë nga afër gjendjen dhe kushtet në të cilat punon kjo qendër.

Bajrami: Protesta për cilësi më të mirë në mësim – të arsyeshme (VIDEO)

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka bërë me dije për RTV21 se nesër do të nisë viti i ri shkollor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës. Ai ka thënë se gjatë këtij viti synohet ngritja substanciale e cilësisë në arsim dhe, sipas tij, sindikalistët në vend të protestave për paga, duhet të protestojnë për cilësi./21 Media