KB Bashkimi me trajner malazez

TË FUNDIT

Skuadra e basketbollit nga Prizreni, Bashkimi ka nisur që të përforcohet për edicionin e ri, pasi këtë vit do të marrë pjesë edhe në Ligën Ballkanike.

KB Bashkimi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin 33 vjeçar nga Mali i Zi, Petar Mijoviq. Ndërsa konfirmimin zyrtar e ka dhënë faqja zyrtare e Ligës Ballkanike.

Ky trajner edhe pse 33 vjeçar, gëzon një eksperiencë të mirë në vendlindjen e tij. Ai ka drejtuar klubin malazez Zeta dhe gjithashtu ka punuar me grupmoshat e reja të Buduçnostit, Podgoricës dhe KK Mornarit.

Kujtojmë që Bashkimi në Ligën e Kampionëve do të bëjë gara në grupin B së bashku me KB Pejën, BC Levski, KK Sutjeska dhe KK Lovcen Basket.

Me 13 tetor ndeshjen e parë të grupit B, hapjen e garave të këtij edicioni në Ligën Ballkanike do ta bëjnë KB Bashkimi nga Prizreni dhe KB Peja me duelin e tyre që zhvillohet në Prizren.