Pas vendimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, që klubet në Superligë të ndajnë minutazh prej 20 minutash për dy lojtarë nën moshën 20 vjeçare, Sigal Prishtina është duke mbajtur kamp që të përzgjedhë 2 ose 3 lojtarë që të jenë pjesë e ekipit të parë në garat e këtij edicioni.
Kampi ka filluar nga data 20 gusht dhe në të kanë marrë pjesë 23 lojtarë dhe pas dy ditë stërvitje është bërë lista e ngushtë prej 10 lojtarëve me të cilët janë duke punuar trajnerët e klubit nën vëzhgimin e trajnerit kryesor Marjan Ilievski./ 21 Media
