Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga janari deri në shtator të vitit që shkoi i kishte paguar Kishës Ortodokse 32,989 euro për qiranë e një hapësire të shfrytëzuar nga Agjencia e Antikorrupsionit (AKK) dhe MPMS si pasojë e një vendimi nga Kryeministri në vitin 2011. Po ashtu, me aprovim të ish-ministrit Nenad Rasiq, është paguar avansi prej 4,039€ për gjashtë persona të cilët nuk ishin punëtorë të Ministrisë.
Kështu thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm, sipas të cilit mjetet duhet të siguroheshin nga Ministria e Financave(MF) por kjo ndarje buxhetore nuk ishte bërëdhe këto pagesa nuk kanë qenë të planifikuara në buxhet. Auditori thotë se pas këshillës së dhënë në auditimin e tyre të ndërmjetëm, Ministria kishte ndërprerë ekzekutimin e këtyre pagesave.
Raporti flet edhe për menaxhim jo i duhur i avanseve për udhëtime zyrtare, ku thuhet se vlera eavanceve të pambyllura në PVF ishte 30,494€. 21,161€ në lidhje me kredit kartelat dhe pjesa tjetër avance për udhëtime të zyrtarëve jashtë vendit, nuk janë arsyetuar me dëshmitë përkatëse.
“Me aprovim të Ministrit, është paguar avansi prej 4,039€ për gjashtë persona të cilët nuk ishin punëtorë të Ministrisë nga maji 2014.Shuma prej 1,924€ nuk është arsyetuar me dëshmi mbështetëse për shpenzimin; dhe në dy ra ste janë paguar avanse prej 2,577€ për udhëtime zyrtare. Në dosjën e pagesës mungonin ftesat për ketë udhëtim. Në një rast, aprovimi i udhëtimit zyrtar është bërë pas realizimit të udhëtimit. Këto situata kishin ndodhur në mungesë të kontrolleve efektive të mbikëqyrjes dhe aprovimit”, thuhet në raportin e Auditorit.
Ministria kishte paguar vlerën prej 270,360€ për financimin e OJQ-ve sipas një UdhëzimiAdministrativ (UA) të nxjerrë ngaMinistri (UA 01/2014)dhe i cili nuk kishte bazëligjore dhe përzgjedhjae përfituesve ishte bërë pa përcaktuar kritere paraprake.
“Shuma prej 174,060€ nuk ishte e arsyetuar përmes raporteve përcjellë se të kërkuara; dhe Përfitues publik dhe individual me 602,635€ janë mbështetur vetëm me vendim të Ministrit. Nuk ka pasur ndonjë kontratë/marrëveshje dhe natyra e veprimtarisë së këtyre përfituesve nuk ishte në harmonime objektivat e Ministrisë(Projektet për: sfidat dhe mund ësitë e zgjedhjeve në Kosovë, transportin e fëmijëve,transportin e grumbullimit të qershijave, zhvillimin ekonomik në Graqanicë dheNovobërdë etj)dhe përzgjedhja e tyre nuk ishte bërë përmes shpalljes publike. Shuma 28,400€ nuk ishte arsyetuar me raportet përcjellëse. Në 37nga 100 mostrat e testuara kemi identifikuar se Ministria kishte paguar pensionet bazike dhe kontributive të afërmve (familjarëve) edhe pas vdekjes së pensionistëve. Vlera e këtyre mbi pagesave ishte 7,569€.Në një rast, një pensionist kishte marrë pension në pagesë retroaktive 60€ më tepër dhe në një rast, pensionisti edhe pse nuk i kishte përmbushur kriteret për pensionin kontributiv ka pranuar retroaktivisht pagesën prej 816€. Këtopagesa janë në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe rregulloreve ekzistuese dhe kanë ndodhur në mungesë të kontrolleve mbi zbatimin efektiv të këtyre kërkesave.
Sipas MarrëveshjessëMirëkuptimit(
“Vlera e këtyre pagesave ishte 129,570€ për vitin 2014. Nuk janë siguruar dëshmi për vërtetimin estatusit të „invalidit‟, derisa ne kemi gjetur se disa nga përfituesit e këtij shërbimi nuk i takojnë kësaj kategorie të pensionistëve; dhe Në një rast, për pensionin e paguar retroaktiv prej 978€ mungontevendimii fundit për vazhdimin e pensionit, ndërsa në një rast tjetër në vlerë prej 1,792€ mungonin dokumentet e identifikimit të përfituesit “, thuhet në raport.
