Një i vdekur dhe dy të lënduar në Surkish të Podujevës

TË FUNDIT

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Podujevë-Batllavë në fshatin Surkish.

Personi i vdekur është një 80 vjeçar, por që ende nuk dihet nëse ka qenë shoferi i njërës veturë të aksidentuar apo pasagjer.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se në vendngjarje pos Policisë ka dalë edhe prokurori kujdestar, raporton korrespodenti i Kohës Ditore në Podujevë.

“Sot rreth orës12:38 në rrugën Podujevë-Batllavë në fshatin Surkish të Podujevës afër pompës ‘Lelipetroll’ ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku një person rreth 80-vjeçar ka humbur jetën ndërsa dy persona tjerë (një femër dhe një mashkull) kanë pësuar lëndime të lehta. Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave dhe Policia është duke e hetuar rastin. Personi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë Daut Hoxha.

Ndërsa, në Qendrën Emergjente në Podujevë kanë thënë se nuk janë të autorizuar të japin informata. Për këtë, punëtorë të QE-së kanë thënë të kërkohen në drejtorinë e QKMF-së e që të dielën nuk punojnë.