Rrënjët e projektit artistik janë ujitur nga të gjithë ata që kanë dëgjuar për ‘Baushtellë: Balkan Temple” dhe e kanë dhënë mendimin e tyre. Ky shkëmbim vërehet më së miri në databazën e krijuar në faqen e internetit të projektit ku vizitorët kanë pasur mundësinë të përgjigjen në pyetjen “Në çka beson ti?”
Projekti Baushtellë, i cili sivjet erdhi me konceptin “Në çka beson ti”, me 5 shtator do të realizojë 30 performanca në gjashtë orë, në kryeqytetin kosovar.
Rrënjët e projektit artistik janë ujitur nga të gjithë ata që kanë dëgjuar për ‘Baushtellë: Balkan Temple” dhe e kanë dhënë mendimin e tyre. Ky shkëmbim vërehet më së miri në databazën e krijuar në faqen e internetit të projektit ku vizitorët kanë pasur mundësinë të përgjigjen në pyetjen “N’çka beson ti?”
Në dashuri. Në Spiderman. Në pafundësi. Në ditët me shi. Në unitet. Në syza të diellit, Në sinqeritet. Në muzikë. Në vullnet të lirë. Në zana të malit. Në natyrë. Në Elvisin. Në drita. Në Zot. Në simetri. Në përbindësha. Në fëmijëri. Në Big Bang. Edhe pse shpesh thonë shumë, fjalët nuk janë të mjaftueshme për t’a shprehë konfliktin të cilin një qenie njerëzore e përjeton kur përballet me një pyetje të tillë. Por, një kombinim i formave të ndryshme të shprehjes artistike ndoshta mund të na ndihmojë të pasqyrojmë më qartë se çka do të thotë besimi për ne. Kjo është ajo që po mundohemi ta arrijmë.
“5 shtatori do të shënojë ditën e 55-të që ne jetojmë së bashku si ekip. Gjatë fazës së hulumtimit, ne i kemi mbajtë 21 ngjarje publike në qytetet e Cyrihut, Beogradit dhe Prishtinës. E tash, ne jemi duke e bërë këtë performancë për të shënuar përfundimin e procesit të këtij udhëtimi”, shkruhet në eventin e projektit, ku po marrin pjesw Arbër Salihu, Dardan Zhegrova, Fisnik Maxhuni, Tomor Kuci, Edona Vatovci e të tjerë.
