Korçë: Një person humb jetën në aksident rrugor

TË FUNDIT

Një person ka humbur jetën për shkak të përfshirjes në aksident rrugor pasi mjeti që drejtonte doli nga rruga duke u përplasur fatalisht jashtë saj. Viktima është Fation Sulokoka me banim në fshatin Shëngjergj të Korçës, raporton noa.al, duke cituar të dhëna zyrtare të policisë lokale. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Zvezdë të Korçës.

Fation Sulokoka ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij kur në rrethana të paqarta ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u aksidentuar për vdekje. Kanë qenë familjarët e Fationit, ata që e transportuan të plagosurin në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë. Për shkak të dëmtimeve të rënda, Fationi ka ndërruar jetë në spital. Policia lokale thotë se një grup hetimor është ngritur për të kryer veprimet hetimore dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.