Ministri Ferati: Marrëveshja e Ohrit i dha vendit dhe popujve mundësi të zgjedhin të ardhmen e tyre

TË FUNDIT

Në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati tha se ishte marrëveshje që vazhdon të jetojë në jetën e njerëzve që siç shtoi “jo sepse ishte e përsosur ose i zgjodhi të gjitha problemet, por sepse i dha vendit dhe popujve mundësi të zgjedhin të ardhmen e tyre”. Ferati tha se në ditët e sotme i kthehemi në të kaluarën për të kujtuar se çfarë i mbajti popujt të bashkuar dhe jo për t’i rihapur ndarjet e vjetra.

“Historia e Maqedonisë së Veriut nuk është vetëm një varg datash, ajo është një varg zgjedhjesh. Në Krushevë u zgjodh liria si ideal”, tha Ferati.