Shembull i bashkëjetesës dhe respektit të dallimeve etnike, kjo është Struga – tha presidentja e shtetit Siljanovska Davkova gjatë vizitës së qytetit buzë liqenit, në ditën kur shënohen 25 vjetori nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit.
“Struga është qytet që nderon dhe respekton të gjitha etnitë dhe fetë, qytet që mund të jetë shembull për bashkëjetesën, ndërsa unë doja të vija tek kryetari sepse ai u zgjodh si kandidat i pavarur dhe pas tij qëndruan qytetarë të partive të ndryshme dhe qytetar nga etni te ndryshme dhe me interesonte në këta muaj cila erë e ka udhëhequr, a janë ende dallimet që ishin të sajuara thellësisht arriti në një far forme ti zbusë”, tha presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova.
Kryetari i Strugës, Mendi Qyra, tha se Marrëveshja Kornizë mbetet themeli i bashkëjetesës në Maqedoni dhe pikërisht për këtë arsye kjo çështje ishte në fokus të takimit.
“Besojmë se po hapim përsëri një faqe të re dhe një epokë të re në Strugë, ku jetohet mirë, jetohet së bashku dhe së bashku festohen sukseset në sport, kulturë dhe manifestime të tjera që mundësojnë një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, tha kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra.
Davkova dhe Qyra folën edhe për çështjen e bashkëpunimit me Shqipërinë për mbrojtjen e liqenit, ku presidentja theksoi se shteti fqinj gjatë periudhës së kaluar ka ndërmarrë masa serioze, nga të cilat mund të nxirren mësime të rëndësishme. “Liqeni na bashkon dhe nuk duhet të na ndajë. Një urë e madhe mund të jetë pikërisht bashkimi i të gjitha forcave për mbrojtjen e tij” tha mes tjerash Siljanovska-Davkova.
