“Do të ketë hapa konkret” – KF Shkëndija e Haraçinës me njoftim pas procedurës së FFM-së

TË FUNDIT

Kryesia e KF Shkëndijës së Haraçinës mbajti mbledhje urgjente pas situatës së krijuar gjatë ditës së sotme. Në këtë mbledhje, siç njoftojnë nga Shkëndija e Haraçinës, kryesia shprehu mbështetje të plotë për hapat e mëtejshëm që kryesia e ngushtë synon të ndërmarrë.

“Dhe hapa konkretë do të ketë që në fillim të javës së ardhshme! Shkëndija është e fortë dhe di t’i durojë padrejtësitë, por Haraçina nuk i toleron ofendimet, as edhe për një çast! Shihemi të hënën! Dhe besoni, do të shihemi!”, thonë nga KF Shkëndija e Haraçinës.

Por reagim ka pasur edhe gjatë ditës. Nga ky ekip kanë bërë të ditur se gjyqtari Ilioski ka kontaktuar personalisht kapitenin tonë, Besir Demiri, duke i kërkuar falje për incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes në shtëpi.

“E vlerësojmë këtë gjest dhe gatishmërinë e gjyqtarit për të pranuar gabimin dhe për të kërkuar falje. Besojmë se pranimi i gabimit është një hap i rëndësishëm drejt reflektimit dhe përgjegjësisë personale. Megjithatë, kërkimfalja nuk mund dhe nuk duhet ta zëvendësojë përgjegjësinë për fyerjet me karakter racist”, thuhet në njoftimin e KF Haraçinës.

Ndërkaq nga FFM-ja kanë njoftuar se kanë nisur procedurë ndaj KF Haraçinës.