Array

Meucci: Nga 2008, familjarëve u janë kthyer mbetjet mortore të 483 viktimave

Must Read

Muriq pozitiv me Covid-19, mund të humbas ndeshjen mes Kosovës dhe RMV-së

Lajmi i fundit i cili erdhi nga klubi italian Lazio ku u konfirmua se sulmuesi kosovar, Vedat...

Zv/kryeministri Dimitrov në vizitën e parë të punës në Bruksel që nga formimi i qeverisë së re

Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov, nesër do të zhvillojë vizitë pune në Bruksel, e cila është...

MAPAS: Skadon afati për dorëzimin e Deklaratës për anëtarët me stazh të privilegjuar

Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS),informon publikun е gjerë se skadon afati për...
- Advertisement -

Nesër, më datë 30 gusht, shënohet Dita ndërkombëtare e personave të zhdukur. Me këtë rast, Misioni EULEX Kosovë e përkujton tragjedinë e atyre që janë zhdukur si dhe gjendjen e rëndë të familjeve të atyre.
“Kjo është çështje thelbësore, e cila i prek shumë familje në Kosovë dhe në të njëjtën kohë tejet e rëndësishme për Misionin”, tha Gabriele Meucci, Shef i Misionit EULEX në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar nga EULEX-i, thuhet se ky mision u kontribuon kërkimeve të Kosovës për personat e pagjetur përmes një ekipi me ekspertë të forenzikës.

- Advertisement -

“Ata vazhdojnë të punojnë së bashku me Departamentin për Mjekësi Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës me përpjekje intensive për përcaktimin e fatit të personave të pagjetur. Viteve të fundit EULEX-i ka punuar në trajnimin e ekipeve vendase në teren për kryerjen e vlerësimeve të lokacioneve dhe zhvarrimeve në mënyrë që të fuqizohen kapacitetet e Kosovës për procesin e vështirë të kërkimit të personave të pagjetur”, njofton EULEX, transmeton Telegrafi.

“Që nga dhjetori i vitit 2008, kur EULEX-i filloi punën me Departamentin e Mjekësisë Ligjore, familjarëve u janë kthyer mbetjet mortore të 483 viktimave. Këtu përfshihen 381 persona të pagjetur të cilët u gjetën pas një pune intensive në teren (513 operacione në teren) dhe analizave laboratorike (autopsi intensive dhe punë për identifikim, përfshirë më shumë se 2000 mostra të eshtrave për analiza të ADN-së)”.

- Advertisement -

“EULEX-i vazhdon të jetë i përkushtuar në mbështetjen e institucioneve të Kosovës përmes ekspertizës forenzike për përcaktimin e fatit të personave të pagjetur në çdo mënyrë të mundshme”, thuhet në kumtesën e EULEX-it.

- Advertisement -

Muriq pozitiv me Covid-19, mund të humbas ndeshjen mes Kosovës dhe RMV-së

Lajmi i fundit i cili erdhi nga klubi italian Lazio ku u konfirmua se sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka rezultuar pozitiv me...

Zv/kryeministri Dimitrov në vizitën e parë të punës në Bruksel që nga formimi i qeverisë së re

Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov, nesër do të zhvillojë vizitë pune në Bruksel, e cila është edhe vizita e parë në...

MAPAS: Skadon afati për dorëzimin e Deklaratës për anëtarët me stazh të privilegjuar

Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS),informon publikun е gjerë se skadon afati për dorëzimin e Deklaratës për vazhdimin...

Osmani: Edhe Bullgaria ka interes rajonal për tu integruar në BE

Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani sot deklaroi se është optimist  që Komisioni  i përbashkët maqedono-bullgar për çështje arsimore dhe historike do të...

Rrëmbehet trupi i pacientit të vdekur nga Reparti Infektiv në Strumicë

Rreth tridhjetë persona e kanë rrëmbyer trupin e të ndjerit nga Reparti i Sëmundjeve Infektive në Strumicë, i cili ishte i afërm...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -