Nantes kërkon Canën

TË FUNDIT

Gjiganti mediatik i sportit francez, L’Equipe, ka bërë me dije se e ardhmja e kapitenit të Shqipërisë, Lorik Cana është shumë pranë skuadrës franceze të FC Nantes.

Drejtuesit e kësaj të fundit mësohet të kenë nisur kontaktet me krerët e skuadrës së Lazios, për të detajuar transferimin e futbollistit kuqezi.

Në kushtet kur vetë stafi teknik i skuadrës së Lazios nuk ka përfshirë Canën në planet e këtij sezoni të ri, nga ana tjetër ekziston interesimi i francezëve për të siguruar shërbimet e mbrojtësit, atëherë arritja e akordit mes dy klubeve duket thjeshtë çështje kohe.

Transferimi i Lorik Canës te FC Nantes do të shënonte njëherësh edhe afrimin e futbollistit të dytë shqiptar, njëherësh kontigjent të ekipit përfaqësues të Shqipërisë te kjo skuadër, brenda vetëm pak ditëve, teksa kujtojmë se rreth një javë më parë u transferua nga Rennes edhe Ermir Lenjani.