Kush nuk e di se fotot më të bukura bëhen kryesisht nga femrat fashion bloggers apo profesionistet e fotografisë?
Që nga pozat e modeleve dhe deri tek mënyra e pozimit të ndjekësve të modës të cilat pozojnë në rrugë, ka disa rregulla të cilat të gjitha i dinë dhe i ndjekin me përpikmëri për të arritur një rezultat sa më të dëshiruar në foton e bërë. Ja cilat janë rregullat që duhet me patjetër t’i ndiqni edhe ju:
1. Shfaqni anën e majtë të fytyrës!
Hiqeni nga mendja anën tuaj të “mirë” ! Sipas ekspertëve, zakonisht është ana e majtë ajo më e bukur e cila shfaq edhe tiparet tuaja më të plota.
2. Foto grupi? Shmangni të dilni sa më afër kamerës. Mos e mbani ju kamerën për ta evituar më lehtë këtë situatë. Sa më pranë kamerës të ndodheni, aq më e shëndoshë dhe e shkurtër do të dukeni në foto!
3. Mos e mbani kamerën e shtrirë. Mundohuni ta mbani telefonin apo aparatin tuaj në formën e saj të gjatë për të mos krijuar një pamje më të gjerë siç shtrirja e kamerës do e tregonte.
4. Mos u drejtoni nga kamera drejtë! Asnjëherë nuk duhet që ta mbani fytyrën tuaj plotësisht drejt kamerës. Kjo gjë do e bëjë atë të duket jo vetëm më e gjerë, por, edhe tiparet tuaja nuk do të shfaqen aq bukur si dhe mollëzat do të zhduken fare!
5. Kur jeni ulur, mbaheni kamerën në pozicion më të lartë se zakonisht. Mos e mbani atë drejtë pasi do të dukeni më e shëndoshë dhe e shkurtër. Pozicionimi i kamerës në lartësinë e fytyrës tuaj apo edhe pak më sipër dhe e kthyer për poshtë në mënyrë që të kapë plotësisht pamjen, ju bën të dukeni shumë me bukur!
6. Qetësojeni buzëqeshjen tuaj. Përpara se të shkrepni aparatin, mbyllni sytë tuaja dhe merrni frymë lehtë dhe thellë. Më pas, hapni sytë dhe buzëqeshni për të bërë foton. Në këtë mënyrë ju nuk do të dukeni aspak e tendosur apo e ngrirë por, shumë natyrale!
7. Shihni drejt një pikë ndriçimi për të minimizuar sytë e kuq! Shpesh herë kur ju bëni foto, sytë e kuq krijohen për shkak të mungesës së dritës. Në rast se ju jeni duke parë një dritë, kjo gjë do të eliminohet apo do të minimizohet shumë.
