VV ndihet e ofenduar: Kryeministri ka humbur toruan

TË FUNDIT

Pas ofendimeve që ju bënë deputetit të lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, nga ana e Kryeministrit Isa Mustafa, dhe djalit të tij Besnikut, ka reaguar Vetëvendosje.

Në një komunikatë për media, Vetëvendosje thotë se kryeministri bashkë me djalin e tij ka humbur toruan duke iu sulur deputetit Albin Kurti, me një gjuhë, siç e quajnë në Vetëvendosje të paturpshme dhe të ulët.

Kryeministri Isa Mustafa, përmes një statusi në rrjetin social Facebook e quajti deputetin e Vetëvendosjes gomar. E pas kësaj Vetëvendosje po kërkon dorëheqjen e tij.

“Një kryeministër hajn, me djem hajna që marrin paratë e buxhetit të shtetit; një kryeministër që është në gjendje ta shesë krejt Kosovën veç sa për të mbetur vet në pushtet, nuk i duhet Kosovës. Një kryeministër i tillë duhet të jap urgjent dorëheqje. Dhe nëse nuk e bën këtë, duhet të shkarkohet urgjent nga qytetarët”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.