Aksident në Fushë Kosovë,traumatizohet vozitësja

TË FUNDIT

Dy vetura janë aksidentuar ndërmjet vete në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, më saktësisht në zonën industriale në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, dhe në vendin e ngjarjes sapo ka arritur edhe Policia e Kosovës.

Nuk ka të lënduar, por një grua që voziste njërën prej veturave ka përjetuar trauma të rënda nga ngjarja dhe i është ofruar ndihmë.

Më poshtë gjeni fotografitë e bëra nga vendi i ngjarjes