Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti ka reaguar ndaj mbrojtjes që Hashim Thaçi ia ka bërë kryeministrit Isa Mustafa pas aksionit ë Vetëvendosjes në fshatin e tij të lindjes në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinës, transmeton Koha.net.
Lidhur me këtë mbrojtje Kurti ka shkruar:
“Për qytetarët e Republikës, liria është pushtet. Për Thaçin, pushteti është liri. Vetëm duke qenë brenda pushtetit ai mbetet jashtë burgut. Nga kjo pozitë ai e pranoi Zajednicën me Serbinë. Dhe, u solidarizua me pronarin e rançit në Prapashticë. Zajednicën e Serbisë në Kosovë e mundëson Zajednica e vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës.
