Si mos të lotoni kur prisni qepët!

TË FUNDIT

Çdo femër duhet ta mendojë dy herë përpara se të nis të presi qepët gjatë gatimit, aq më tepër kur ajo ka bërë make up dhe po përgatitet t’i vijnë njerëz për vizitë!

Fakti që qepa e ka këtë veti, nuk ka shumë rëndësi pasi ju nuk keni në dorë asgjë për ta ndryshuar, por, ajo çka ju mund të bëni, është të ndiqni të paktën njërën prej këtyre metodave, për të parandaluar që kjo veti e qepës, t’ju bëjë të lotoni pa pushim!

1. Përpara se të nisni të prisni qepët, futini ato në frigorifer. Lërini për rreth 30 minuta dhe më pas mund të nisni punën! Ose, në rast se nuk keni kohë për të pritur 30 minuta, mjaftojnë 10 minuta në ngrirje për të kryer të njëjtin efekt!

2. Ndizni pranë jush një qiri. Flaka dhe tymi që ajo lëshon, do të djegë shumicën e e elementëve që qepa lëshon dhe që më pas ju shkakton lotimin.

3. Priteni qepën poshtë një burimi uji të rrjedhshëm. Poshtë rubinetit tuaj është vendi ideal.

4. Fërkojeni thikën me lëng limoni duke e lagur atë mirë, dhe më pas nisni të prisni qepët.

5. Rrënjët e qepës lërjani të fundit për t’i hequr. Mos e prisni atë menjëherë përpara se të nisni punën por lëreni në fund. Në këtë mënyrë, qepa nuk do ju bëjë aspak të lotoni.

6. Vendoseni gjuhën tuaj në qiellzën e gojës tuaj. Mbajeni aty përgjatë gjithë kohës që jeni duke prerë qepët.