Janë arrestuar katër kumanovarë nga ana e policisë së Kumanovës, nën pretekstin se kanë plackitur emigrantin nga Avganistani, në afërsi të qytetit të Kumanovës.
Plackitësit paraprakisht emigrantit i kishin ofruar shërbim transporti deri në kufi për 50 euro.
Ndërkohë, ata e kishin sulmuar dhe i kishin marrë në mënyrë të dhunshme 1.200 euro, 2 telefona mobil dhe gjëra tjera me vlerë të vogël.
