Aksioni i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë ka shpërthyer në dhunë në momentin kur aktivistet e kësaj Lëvizje kanë filluar të hedhin ngjyrë në objektin e komunës.
Pas kësaj kanë reaguar fillimisht pjesëtarët e sigurimit të Komunës dhe pastaj Policia e Kosovës, e cila ka arrestuar aktivistët Imer Fejza dhe Erden Atiqi.
E gjithë ngjarja ka ndodhur pak para përfundimit të një proteste të Vetëvendosjes me moton “Mos e pranoni zajednicën”, që ka zgjatur rreth një orë para objektit të Komunës, dhe ku kanë marrë pjesë dhjetëra aktivistë të kësaj Lëvizjeje.
Fidan Ademi, anëtar i Këshillit të Vetëvendosjes, ka apeluar që të mos pranohet assesi Zajednica, duke thënë se kjo njollë e zezë do t’i ndjekë tërë jetën ata të cilët e votojnë.

