Egjipti vendos kufizime në udhëtime për qytetarët e tij në 9 shtete

TË FUNDIT

Egjipti vendos kufizime të udhëtimit për 9 shtete ku mes tyre gjenden Malajzia, Jordania dhe Afrika e Jugut.
Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Brendshme e këtij vendi theksohet se janë vendosur kufizime për udhëtimet në vendet Jemen, Izrael, Jordania, Malajzia, Koreja e Jugut, Guinea, Indonezi, Tajlandë dhe Afrika e Jugut.

Në deklaratën ku vihet në dukje se qytetarët e moshave 18-45 vjeç të cilët do të udhëtojnë në këto vende fillimisht duhet të marrin miratimin nga policia theksohet se “ky vendim është marrë për të parandaluar largimin e personave që janë në kërkim”.

Egjipti i cili pati ndryshim të qeverisë me grusht shteti në vitin 2013, edhe vitin e kaluar pati vendosur kufizime për qytetarët e moshave 18-40 vjeçare të cilët do të udhëtonin në vendet si Turqi, Katar, Libi, Irak, Siri dhe në Sudan.