Array

Mustafa:Autostrada Durrës-Prishtinë-Nish ndihmon zhvillimin ekonomik

Must Read

Gir: Dinamika e realizimit të reformave duhet të rritet, Grubi: Qeveria e përkushtuar në zbatimin e reformave për integrimin në BE

Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Sistem Politik Artan Grubi sot ka takuar shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian...

Evakuohet Kulla e Ajfelit pas kërcënimit me bombë

Kulla e Ajfelit në Paris është evakuuar pas marrjes së kërcënimit për vendosje të bombës, theksuan nga...

Zaev, Nikollovski dhe Filipçe gjobiten me nga 50 euro nga MPB

Ministria e Punëve të Brendshme me nga 50 ka gjobitur kryeministrin Zoran Zaev, Ministrin e Shëndetësisë, Venko...
- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në margjina të Samitit të Ballkanit Perëndimor 2015 i cili ka filluar punimet në Vjenë, ka marrë pjesë në një takim të zhvilluar për projektin e autostradës Durrës-Prishtinë-Nish, ku ishin të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti, si dhe presidenti i Bankës Evropiane për Investime, Werner Hoyer.

Gjatë takimit, është diskutuar për modalitetet e ndërtimit të pjesës së mbetur të kësaj autostrade, si dhe mundësitë e financimit nga fondi i ndarë nga Bashkimi Evropian për rrjetin bazë të infrastrukturës, si dhe aspekte të tjera që lidhen me rëndësinë e këtij projekti për tre shtetet.

- Advertisement -

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa theksoi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të punuar në përfundimin e kësaj autostrade, duke e vlerësuar të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe për lëvizjen e qytetarëve të rajonit.

Kryeministri Isa Mustafa tashmë po merr pjesë në sesionet e Samitit të Ballkanit Perëndimor 2015, ku po marrin pjesë edhe kancelarja Federale Gjermane, Angela Merkel, kancelari Federal Austriak Werner Faymann, komisionerja Evropiane Federica Mogherini, kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, si dhe përfaqësues të shteteve dhe të mekanizmave të BE-së dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare. Kryeministri Mustafa ka prezantuar një varg projektesh konkrete në funksion të zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës dhe integrim të mëtejmë të rajonit në Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

Gir: Dinamika e realizimit të reformave duhet të rritet, Grubi: Qeveria e përkushtuar në zbatimin e reformave për integrimin në BE

Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Sistem Politik Artan Grubi sot ka takuar shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid...

Evakuohet Kulla e Ajfelit pas kërcënimit me bombë

Kulla e Ajfelit në Paris është evakuuar pas marrjes së kërcënimit për vendosje të bombës, theksuan nga drejtoria e kullës dhe policia,...

Zaev, Nikollovski dhe Filipçe gjobiten me nga 50 euro nga MPB

Ministria e Punëve të Brendshme me nga 50 ka gjobitur kryeministrin Zoran Zaev, Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Zv/kryeministrin për luftën...

Ambasadorja Bërns takon Shahpaskën

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska sot mbajti takim me ambasadoren e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut Kejt...

Pendarovski pas Këshillit për Siguri: Ora policore duhet të shkojë në histori

I pari i shtetit, Stevo Pendarovski, pas seancës së Këshillit për Siguri tha se se sipas analizës që është bërë nga të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -