Gjërat që duhet t’i dini për të shmangur dhimbjen e shpinës

0

Specialistët e shëndetit bëjnë thirrje për ndërgjegjësim,për të parandaluar dhimbjen e shpinës, e cila me kalimin e viteve rëndohet duke sjelle komplikacione më të rënda.

Ja disa gjëra që duhet t’i dini për të shmangur dhimbjen e shpinës:

Pirja e duhanit
Sipas specialistëve të shëndetit, pirja e duhanit mund të ndikojë në dhimbjet e shpinës në dy mënyra. “Pirja e duhanit ul furnizimin me gjak të atyre që njihen si “disqet e shpinës”, duke shkaktuar plakjen e parakohshme të tyre. Nga ana tjetër pirja e duhanit ndikon në mënyrën se si truri reagon për të përballuar dhimbjet dhe i bën njerëzit më pak elastikë përballë tyre.”-theksojnë ata.

Të qëndruarit ulur

Të qëndruarit ulur bën të mundur që të ushtrohet presion në disqet e shpinës, gjë që ul furnizimin me gjak të tyre dhe rrit rrezikun e lëndimit .Një person që rri ulur në tavolinë gjatë gjithë ditës, do të jetë i prekur nga komplikacionet në shpinë.

Sipas specialistëve të shëndetit, është e rëndësishme që këta persona të prishin rutinën e tyre çdo 30 minuta dhe të ecin përreth

Stresi
Stresi mund të forcojë muskujt, duke shkaktuar fryrje të disqeve të shpinës, gjë që sjell dhimbje . Ndodh që muskujt ngurtësohen e sjellin komplikacione të tjera. Specialistët e shëndetit këshillojnë që të bëhet menaxhimi i stresit me ushtrime, meditime e forma të tjera alternative.

Ushqimi
Të qënit mbipeshë mund të ushtrojë më shumë presion mbi kurrizin tuaj dhe ju bën më të ndjeshëm ndaj dhimbjes. Sipas specialistëve të shëndetit , njerëzit të cilët janë mbipeshë janë katër herë më shumë të rrezikuar që të kenë dhimbje shpine.

Sipas tyre, duke bërë vetëm 20 minuta stërvitje në ditë mund të zvogëlohet rreziku i dhimbjeve të shpinës. E rëndësishme përsa i përket ushqyerjes është kujdesi ndaj sheqernave. “Sheqernat e përpunuara mund të krijojnë inflamacione në trup duke shkaktuar dhimbje të shpinës.”-theksojnë ata.

Dysheku
Nëse ju vazhdimisht zgjoheni me dhimbje shpine shkaku mund të jetë se dyshek juaj është shumë i butë. Me një dyshek të butë, pesha mbi kurrizin tuaj mund të jetë e pabarabartë duke shkaktuar dhimbje për shpinën.

 

Thaçi për Tiroler Tageszeitung: 'Kosova është Evropë'

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për të përditshmen austriake “Tiroler Tageszeitung” duke folur për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka theksuar se Kosova që nga fillimi ka qenë konstruktive dhe bashkëpunuese me të gjithë në rajon, përfshirë edhe Serbinë.

Sipas Thaçit, Serbia, lidershipi i saj politik, duhet të dëshmojë se vërtetë është shkëputur nga politikat e nacionalizmit dhe hegjemonizmit dhe se vërtetë është përcaktuar për bashkëpunim dhe normalizim të marrëdhënieve.

“Në raport me Kosovën, lidershipi politik në Serbi ende ndjek politika armiqësore.Në rastin e kryeministrit të Serbisë, z. Vuçiq, është e rëndësishme që ai të vlerësohet në bazë të veprave të tij e jo në bazë të fjalëve që i thotë”, ka vlerësuar Thaçi.

Ai ka shtuar se të gjithë presin nga Serbia, që të shkëputet nga politikat nacionaliste, që kanë sjellë viktima e shkatërrim dhe t’i bashkohet trendit të dialogut dhe bashkëpunimit që po promovohet në tërë rajonin tonë.

Duke folur për procesin e integrimeve evropiane, Thaçi ka thënë se Kosova ka qenë e shkatërruar nga vitet e tëra të diskriminimit, represionit dhe në fund përpj ekjet për gjenocid. Kjo sipas tij e ka vonuar në raport me të gjitha vendet tjera të Evropës në rrugën e tranzicionit.

“Por, besimi në këtë projekt nuk është zbehur dhe këtë e dëshmojnë anketat e vazhdueshme që e tregojnë popullin e Kosovës si më optimistin në Evropë për të ardhmen e vet”, ka shtuar ai.

Thaçi ka thënë për të përditshmen austriake se rruga drejt BE-së nuk është ndalur dhe se këtë vit do të bëhet edhe nënshkrimi i MSA-së. “Kosova është Evropë, sikur edhe i tërë Ballkani Perëndimor, dhe kjo është theksuar mjaft herë. Stabilizimi, zhvillimi dhe prosperimi i rajonit është interes dhe përfitim edhe i BE-së”, ka vlerësuar ai.

Ai është pyetur edhe për krijimin e Gjykatës Speciale, ku ka theksuar se Kosova vazhdimisht ka qenë e përkushtuar në rend dhe ligj, në drejtësi si dhe në gjetjen e të vërtetës për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë.

“Kosova, UÇK-ja, liderët poli tikë të Kosovës, kanë qenë dhe janë në fokus të një fushate të shpifjeve dhe njollosjes nga ana e atyre që janë kundër projektit të shtetit të Kosovës, por edhe kundër vet idesë së intervenimit të bashkësisë ndërkombëtare për qëllime humanitare dhe për të ndërprerë vuajtjet e civilëve. Prandaj të gjithë në Kosovës dëshirojnë të bashkëpunojnë me të gjitha autoritetet kredibile që të sqarohet çdo gjë, të hiqen të gjitha njollat që i janë hedhur Kosovës dhe qytetareve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Sulmon drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, arrestohet

0

Policia e Suharekës ka arrestuar dje një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas komunikatës së Policisë së Rajonit të Prizrenit, i dyshuari ka sulmuar fizikisht drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Vriten 25 militantë të IS-it dhe 5 luftëtarë peshmerga

0

Qeveria rajonale e kurdëve në veri të Irakut thotë se forcat Peshmerga, kanë larguar nga 9 fshatra të provincës Kirkuk militantët e Shtetit Islamik. Këshilli i Sigurisë Rajonale të Kurdistanit ka thënë se ofensiva ka filluar dje në zonën Daquq. Në këtë ofensivë njoftohet se kanë qenë të përfshirë edhe 2 mijë trupa, ndërkaq në këto luftime raportohet se janë vrarë 25 militantë të IS-it dhe 5 luftëtarë peshmerga./21Media

Kryeministri Mustafa takon kreun e BERZH-it

0

Kryeministri Isa Mustafa, ka takuar Në Vjenë, presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilin ka biseduar për disa projekte që pritet ti financohen nga BERZH. Në një postim në Facebook, Mustafa ka bërë të ditur se me presidentin e BERZH-it, kanë diskutuar edhe për mundësinë që kjo bankë të financoj edhe ndërtimin e autostradës nga Besia në Merdare./21Media

​Elton Deda drejtor artistik i Festivalit të 54-t të RTSH-së

0

Radio Televizioni Publik Shqiptar, në kuadrin e Festivalit të 54-t në RTSH, me një spot televiziv ka ftuar këngëtarët, kompozitorët, autorët e teksteve të jenë pjesë e ngjarjes muzikore më të rëndësishme, e organizuar çdo fundvit, si në vitin e largët 1962 kur kënga e lehtë shqiptare nisi rrugën e saj në Radio Tirana.

Ne edicionin e 54-t të Festivalit, trampolina e Eurosongut, organizatorët ia kanë besuar detyrën e drejtorit artistik të Festivalit, kantautorit dhe muzikantit mjaft të njohur dhe të dashur nga publiku, Elton Deda. Këtë lajm e ka bëre me dije Eltoni, në një status në adresën e tij zyrtare në Facebook, duke e ndarë lajmin me miqtë e tij të shumtë, të cilët nuk kanë ngurruar ta shprehin pëlqimin lidhur me rolin e ri të tij në drejtimin e eventit më të rëndësishëm të muzikës në vend.

“Të dashur miq e kolege. Dua t’ju njoftoj se sivjet unë do të jem Drejtor Artistik i Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar!.

Sinqerisht e kam marrë si një sfidë dhe angazhim të madh profesional dhe së bashku me kontributin dhe mbështetjen tuaj do mundohem të jap maksimumin për të bërë një festival model dhe pa preferenca miqsh.

Nuk kam qene dhe nuk do jem kurrë vegël e asnjë ndërhyrjeje apo miklimi monetar e shoqëror, përveçse skllavi i përjetshëm i muzikës së mirë e të ndershme. Sinqerisht, Ton Deda”, shkruan Elton Deda.

Elton Deda, djali i mjeshtrit dhe kompozitorit të madh, Ferdinand Deda, është edhe risia dhe surpriza e parë e edicionit të 54-t të Festivalit të Këngës në RTSH, festival, i cili në edicionin e kaluar u fitua nga këngëtarja e re e dhe e talentuar, Elhaida Dani, me këngën “Diell”, me muzikë nga Aldo Shllaku dhe tekstin e Viola Trebicka dhe Sokol Marsi.

Kostiq, i kënaqur me marrëveshjen e Brukselit

0

Kryetari i komunës së Graçanicës Vladeta Kostiq ka vlerësuar sot se nënshkrimi i marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel do të kontribuojë për organizim më të mirë dhe avancimin e cilësisë së jetës së komunitetit serb në Kosovë.
“Komuna e Graçanicës dhe unë personalisht jemi të kënaqur me nënshkrimin e marrëveshjes në Bruksel – shpresoj se me të do të garantohet, para së gjithash, siguria e serbëve në Kosovë, por edhe jeta më e mirë dhe më cilësore përmes përkrahjes institucionale të Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë Kostiqi.

Ai ka cekur se pret përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe ka shfaqur shpresën se ajo që është kontraktuar do të implementohet në afat sa më të shpejtë, thuhet në komunikatën e komunës së Graçanicës.
“Komuna e Graçanicës mbetet, si dhe deri tani, e hapur për bashkëpunim për të gjitha çështjet për realizimin e asaj që është marrë vesh”, ka thënë Kostiq

Abrashi takohet me deputetën e Bundestagut gjerman

0

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi priti sot në takim znj.Marieluise Beck, deputete e Grupit parlamentar të Partisë së Gjelbërt në Bundestagun gjerman dhe njëhkohësisht anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropes.
Znj.Beck dhe Ministri Abrashi diskutuan për debatin në Gjermani që Kosova të shpallet vend i sigurt i prejardhjes dhe ndër tjerash Ministri Abrashi prezantoi planet e Ministrisë për të lehtësuar rrugët ligjore për migrimin qarkorë të punës dhe negocimin me Qeverinë gjermane për kuotat respektive. Deputetja gjermane Beck u shpreh e sigurt në bashkëpunimin e mirë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qeverisë gjermane.

Në Samitin e Vjenës diskutohet për krizën me migrantë

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini është paralajmëruar që do të marrin pjesë në takimin e sotëm.

Tashmë në Vjenë gjenden delegacionet e Kosovës, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovincës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, së bashku me ministrat e vendeve të tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Shumica e migrantëve janë duke hyrë në vendet e Bashkimit Evropian përmes Maqedonisë dhe Serbisë, ku më pas kalojnë në Hungari, për të vazhduar në Austri, Gjermani dhe në vende të tjera të BE-së dhe në perëndim.

Takimi vjen një ditë pasi Merkel u zotua për zero tolerancë kundër ksenofobisë, përderisa po rriten zërat kritikë ndaj Bashkimit Evropian se është duke dështuar për të koordinuar një zgjidhje për krizën e migrantëve.
Shefi i OKB-së Ban Ki-moon u ka bërë thirrje vendeve “në Evropë dhe kudo që të tregojnë më shumë dhembshuri dhe të bëjnë më shumë për t’i dhënë fund kësaj krize”

Gjermania do ta vazhdojë mbështetjen për OEGjK-në

0

Ambasada Federale e Gjermanisë në Kosovë do të vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen e fuqishme për Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, ka qenë mesazhi i zëvendësambasadores së Gjermanisë në Kosovë Christina Gehlsen, gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e OEGJK-së, ku është pritur nga presidenti Samir Krasniqi dhe drejtori ekzekutiv Albert Matoshi.

Në takimin njohës me zëvendësambasadoren Gehlsen, meqë ajo është ngarkuar në këtë pozitë së fundmi, presidenti i OEGjK-së Krasniqi dhe drejtori ekzekutiv Matoshi, e kanë njoftuar atë me angazhimin e OEGJK-së për të thelluar bashkëpunimin ekonomik të ndërmarrësve të dy vendeve.

Krasniqi e informoi mysafiren rreth historikut dhe krijimit të saj me 2012, duke pasur mbështetjen kryesore të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, si dhe me aktivitetet e OEGJK-së në të kaluarën dhe rolin e Odës në ndërmjetësimin mes kompanive gjermane dhe kosovare.

Ai po ashtu foli edhe për mundësitë që OEGJK ofron për të gjitha kompanitë gjermane që janë të interesuara të investojnë në vendin tonë, duke theksuar se OEGJK i këshillon ato, u jep informata të rëndësishme, si dhe po përpiqet në ndërtimin e një ure të shëndoshë bashkëpunimi mes bizneseve kosovare dhe atyre gjermane.

Drejtori ekzekutiv i OEGJK-së Matoshi, e njoftoi znj. Gehlsen, për anëtarësinë e Odës, kategoritë e anëtarësisë dhe profilin e kompanive anëtare. Drejtori Matoshi theksoi faktin se OEGJK në vazhdimësi punon në fuqizimin e partneritetit mes firmave gjermane dhe kosovare, çfarë do t´u mundësonte ndërmarrjeve të Kosovës hyrje në tregun gjerman me qëllim të ngritjes së eksportit. Ai i përmendi edhe disa nga shërbimet më të mira që ofron OEGJK, sikur është edhe sjellja e ekspertëve seniorë nga Gjermania për të ndihmuar në fusha të ndryshme bizneset kosovare.
Zëvendësambasadorja Gehlsen, duke e vlerësuar angazhimin dhe punën e OEGJK-së, u shpreh e gatshme ta mbështesë Odën edhe me tutje, si një mekanizëm lidhës ndërmjet kompanive gjermane dhe kosovare për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, thuhet në njoftimin e OEGjK-së.