Kostiq, i kënaqur me marrëveshjen e Brukselit

TË FUNDIT

Kryetari i komunës së Graçanicës Vladeta Kostiq ka vlerësuar sot se nënshkrimi i marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel do të kontribuojë për organizim më të mirë dhe avancimin e cilësisë së jetës së komunitetit serb në Kosovë.
“Komuna e Graçanicës dhe unë personalisht jemi të kënaqur me nënshkrimin e marrëveshjes në Bruksel – shpresoj se me të do të garantohet, para së gjithash, siguria e serbëve në Kosovë, por edhe jeta më e mirë dhe më cilësore përmes përkrahjes institucionale të Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë Kostiqi.

Ai ka cekur se pret përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe ka shfaqur shpresën se ajo që është kontraktuar do të implementohet në afat sa më të shpejtë, thuhet në komunikatën e komunës së Graçanicës.
“Komuna e Graçanicës mbetet, si dhe deri tani, e hapur për bashkëpunim për të gjitha çështjet për realizimin e asaj që është marrë vesh”, ka thënë Kostiq