Mustafa: Asociacioni është zgjidhje e mirë, jo ideale

0

​Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Asociacioni i Komunave serbe është zgjidhje e mirë por jo ideale. Ai ka shtuar se është e saktë se përmes Asociacionit, komunat me shumicë serbe do të kenë pamje të plotë në arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik lokal, zhvillim urban e infrasturor por se kjo nuk duhet t’i pengoj askujt.

Ai ka shkruar në facebook se ne e kemi përjetuar vet sa rënde është kur dikush ta mohon të drejtën të mësosh fëmijët dhe të shërohesh, andaj nuk duhet t’i pengojmë.

Ja postimi i plotë i Mustafës në facebook:

Qytetare te nderuar

Ne nuk duhet te frikësohemi nga te drejtat qe ua japim te tjerëve, duhet te frikësohemi nëse i keqpërdorim te drejtat tona.

Para katër viteve, erdhi komandanti i KFOR-it ne zyrën time, atëherë ne Prishtine , dhe me tha: “disa udhëheqës te lare te Kosovës e kane keq qe po shërbehen me fjale dhe premtime te mëdha. Duhet ta kenë te gjithë te qarte se ne nuk kemi ardhur te luftojmë ne Kosove, jemi këtu ne mision paqeruajtës. Ju duhet me mjete politike te zgjidhni Veriun, lufte tjetër nuk do te lejoje Aleanca Veriatlantike”

Asociacioni, për te cilin Kuvendi i Kosovës ka vendosur ne vitin 2013 është zgjidhje e mire, jo ideale. Me parimet qe i kem i marre vesh me dt 25 gusht te këtij viti, pas muaj e dite te tera te dialogut politik dhe teknik , është ruajtur plotësisht sistemi kushtetues i vendit. Çdo vendim për themelim dhe ndryshime për asociacionin kalon përmes mendimit te Gjykatës Kushtetuese.

Ne jemi popull normal dhe shtet normal, prandaj interpretimet e akteve ua leme ti bëjnë ata qe kane legjimitet dhe ekspertize, jo rrugës dhe frustrimeve politike.

Gjate grevës se minatorëve ne fillim te këtij viti, i pata pyetur Bordin e Trepçës se a munden ata te menaxhojne me Trepçën ne veri, nese e shpallim sot kompani publike. Me thane Jo. Por me thane se minatoret e deshirojne te jete publike. Unë ju them se me ketë marrëveshje Trepçën e bëjmë një, si prone te Kosovës. Jo te Asociacionit. Ju genjejne ata qe thone se Asociacioni është pronare e pasurive tona.
Është e saktë se përmes Asociacionit, komunat me shumice serbe do te kenë pamje te plote ne arsim, shëndetësi, zhvill im ekonomik lokal, zhvillim urban e infrasturor. Kjo nuk duhet ti pengoj askujt, sepse ne e kemi përjetuar vet sa rende është kur dikush ta mohon te drejtën te mësosh femijet e tu e te sherohesh ashtu siç ti dëshiron. Prandaj ne shekullin e 21 ne procesin e integrimeve boterore ne do te pranojme keto te drejta, sepse jemi ne ata qe na janë mohuar ato.

Si u kap Avioni me 130 kg drogë në Vlorë që destinacion kishte Italinë

0

Kishte ndryshuar mbiemrin nga Lamaj në Mandela dhe ishte vendosur në krye të punëve të gjithë fisit të tij, edhe pse thuajse më i riu në moshë. Vilson Lamaj, me baba nga Sevasteri dhe me nënë nga Ramica, i katërti në familjen prej pesë djemsh, kishte investuar deri në detaje për karrierën e tij në fushën e trafikut të drogës. Ai bashkon rreth vetes vëllezër, djem dajash, kushërinj, si dhe dy shok, të cilët, edhe ata sjellin lidhjet e afërta të tyre në grup. Gjithsej 14 persona janë zbuluar si pjesë e grupit kriminal që vepronin, jo vetëm në fushën e trafikut të drogës, por edhe në grabitje me dhunë të vilave dhe apartamenteve, si dhe janë hetuar për trafik femrash.

Historia e djemve nga Vlora, në fakt, nuk është rastësi, pasi vëllai i Vilson Lamajt, Sokoli, 34 vjeç, është një person mjaft i njohur nga policia italiane në fushën e narkotrafikut. Ai përveç se rezulton i dënuar në Itali, mësohet se është edhe i zoti i një sasi lënde narkotike të kapur nga autoritetet italiane në marsin e këtij viti. Pas hetimeve intensive, bëhet me dije se italianët e antidrogës kanë rënë në gjurmët e shqiptarëve, duke hetuar një tjetër grup. Në fakt, sipas të dhënave që janë publikuar nga media italiane përgjatë gjithë ditës së djeshme, bëhet me dije se ka qenë pikërisht emri i Vilsonit që ka dalë në përgjimet e një tjetër grupi kriminal, përgjime që kishin nisur nga prokuroria e Bolonjës.

Zbulimi

Gjithçka ka nisur në Janar të këtij viti, ndërsa italianët po punonin për kapjen e një grupi shqiptaro-italian. Vilson Mandela ka dalë në kodet e përgjimit e për pasojë, italianët kanë pikasur grupin që vepronte në zonën e Riminit. Prej janarit 2015 e deri tri ditë më parë, teksa shqiptarët përgatiteshin për “Fluturimin e Lirë”, italianët e hetimit nuk i janë ndarë grupit të drogës, ndërsa rreth një muaj e gjysmë më parë, ata dërgojnë një letër-porosi te homologët shqiptarë, ku kërkojnë të verifikojnë të gjithë aktivitetin e vëllezërve Lamaj. Hetimi italian, përveç se ka dhënë goditje sporadike disa ngarkesave që kanë kaluar në tokën e tyre nga i njëjti grup, ka verifikuar se Vilson Lamaj, vetëm 26 vjeç, ishte kualifikuar në shkollën e pilotimit dhe se po bëhej gati të merrte një avion të vogël me qira për të kryer fluturimin e parë “turistik” në drejtim të Shqipërisë.

Mirëpo, gjatë përgjimeve intensive, bëhet me dije se fisi i drogës, nëse do të kryente me sukses rrugën e parë, atëherë do të blinte një avion me kapacitet më të madh, pasi ai i kapuri nuk ngrinte më shumë se 130 kg. Teksa po bëhej gati fluturimi, policia italiane ka mbërritur tek avioni i vogël dhe e ka pajisur me një GPS, element që ka bërë të mundur pasqyrimin e të gjithë itinerarit. Avioni është ulur në Xhelilaj, zonë në të cilën kryhej edhe kultivimi i marijuanës dhe prej andej është nisur për në Itali. Atje, avioni që pilotohej nga 26-vjeçari Lamaj, po pritej nga një napolitan me një kamionçinë, i cili do të bënte edhe transportin e drogës nga pista për në vendin ku ishte destinacioni përfundimtar. Aty ka ndërhyrë skuadra e policisë italiane, duke bërë të mundur ndalimin e pilotit dhe të napolitanit, ndërsa arrestimet e tjera janë kryer paralel në të njëjtën kohë në Vlorë dhe në Itali.

Hetimi shqiptar

Prej më shumë se një muaji, Sektori i Krimeve të Rënda në Prokurori dhe Polici kanë marrë udhëzime të qarta për sa i përket mekanizmit se si funksiononte grupi fisnor i trafikut të drogës në vendin tonë. Hetimet dhe përgjimet kanë zbuluar se personi që kishte marrë përsipër të mbronte punën e fisit Lamaj, ishte pikërisht një efektiv i policisë së Vlorës, një person, që ishte larguar nga radhët e policisë në vitin 2007 dhe ishte rikthyer në vitin 2013. Kësaj here, efektivi kishte marrë edhe pozicionin e Shefit të Personelit në policinë e Vlorës, ndërsa mësohet se, jo vetëm kishte siguruar mosprekjen e parcelave që ishin kultivuar në Xhelilaj, por edhe vetë shkonte dhe ndihmonte në mbarëvajtjen e punëve atje. Policia dhe prokuroria, në daljen e përbashkët para kamerave, anashkaluan rolin e shefit të personelit, një post kyç në Drejtorinë e Qarkut Vlorë. E gjithë pesha e akuzës së trafikut ndërkombëtar të drogës, bie mbi djemtë e familjes Lamaj dhe dajat e tyre. Policia e Shtetit bëri me dije ditën e djeshme, se në fakt, rruga e dy ditëve më parë është e para që bëhet me avion nga djemtë e familjes Lamaj, ndërsa nëse do të arrinin të realizonin këtë, grupi pritej të pajisej me avion personal, për të kryer vetëm me avion të gjithë transportin e mallit.

Në 5 fshatra asgjësohen 7445 rrënjë kanabis

0

Ndërsa vijon operacioni antikanabis në të gjithë vendin Shqiptarë, policia ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm rezultatet e aksionit në qarkun e Shkodrës, gjatë 24 orëve të fundit.

Nga informacionet, rezulton se janë asgjësuar plot 7445 rrënjë kanabis sativa, në 5 fshatra të ndryshme të Shkodrës.
Kështu, në fshatin Palaj, u zbuluan dhe u asgjësuan 4302 rrënjë bimë kanabis sativa, në Pepsumaj, 1370 rrënjë kanabis, në Kasnec, 350 rrënjë, në Vuksanaj, 920 rrënjë dhe në Pjollaj, 503 rrënjë kanabis sativa.

Rastet janë pa autor, ndërkaq policia po punon për identifikimin dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Shtëpia e Bardhë kërkon reformimin e ligjit për armë

0

Shtëpia e Bardhë ka thënë se vrasja e dy gazetarëve televizivë në Virxhinia tregon se dhuna me armë është bërë shumë e zakonshme në Shtetet e Bashkuara dhe se duhet të ndërmerren hapa për të shtrënguar ligjin për armët. Dy gazetarë janë qëlluar për vdekje gjatë raportimit direkt, në Virxhina të Shteteve të Bashkuara. Personi që ka qenë duke dhënë intervistën gjithashtu është plagosur gjatë këtij sulmi. I dyshuari për vrasjen e dy gazetarëve, i identifikuar si ish-punonjës i këtij kanali me sa duket ka publikuar në mediat sociale video-incizimin e sulmit. Ai e ka plagosur veten disa orë pas sulmit, teksa policia ishte duke e ndjekur. Ai ka vdekur pas disa orësh në spital./21Media

Obama dhe Merkel bisedojnë për Ukrainën

0

Presidenti amerikan Barak Obama ka folur në telefon me Kancelaren gjermane Angela Merkel, për përshkallëzimin e fundit të dhunës në lindje të Ukrainës, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Gjatë kësaj bisede Obama vuri në dukje përparimin që ka shënuar Ukraina në zbatimin e detyrimeve të saj në kuadër të marrëveshjes së Minskut dhe përsëriti se Rusia duhet të bëjë të njëjtën gjë./21Media

Twitter shpëton politikanët

0

Në internet kanë shpërthyer polemikat lidhur me vendimin e Twitter për të bllokuar aktivitetin e një faqe të specializuar për arkivimin e postimeve të politikanëve, përfshi dhe ato që ata i kanë fshirë pak minuta më vonë, me përmbajtje jo të përshtatshme.

Faqja quhet “Politwoops” dhe në të vërtetë është një rrjet aktiv në vende të ndryshme. Edhe profili në Twitter i “Politwoops” është pezulluar nga rrjeti social.

Open State Foundation, organizata që menaxhon faqet e “Politwoops”, shpjegon se Twitter ka bllokuar hyrjen në këtë platformë që nga e premtja e kaluar. Kompania Twitter, sipas kësaj organizate, e ka motivuar vendimin e saj duke shpjeguar se ka marrë në konsideratë “një sërë faktorësh”, duke mos marrë parasysh dallimin mes politikanëve dhe përdoruesve të rregullt.

Twitter ka bllokuar edhe “Diplowoops”, një faqe e ngjashme për arkivimin e postimeve të fshira të diplomatëve. Sipas organizatës kjo vjen pasi këto platforma “përdoreshin nga gazetarët e të gjithë botës” si mjet i transparencës.

Yje të Hollivudit do të zbresin në Festivalin e Torontos

0

Festivali të cilin e vlerësojnë si një ndër fazat e para drejt çmimit Oscar do të prezantojë 289 filma të metrazhit të gjatë dhe 100 të shkurtë nga 71 vende të ndryshme të botës, prej tyre 132 premierë botërore
Edicioni i 40-të i Festivalit të Filmit në Toronto që do të nis më 10 dhe do të mbyllet më 20 shtator do të mbledh yje të shumta duke përfshirë edhe Matt Damon, Sandra Bullock, Kate Winslet , Robert Redford, Kejt Blancet.

Festivali të cilin e vlerësojnë si një ndër fazat e para drejt çmimit Oscar do të prezantojë 289 filma të metrazhit të gjatë dhe 100 të shkurtë nga 71 vende të ndryshme të botës, prej tyre 132 premierë botërore.

“The martian”, është premiera botërore që do të sjell Matt Damon në këtë festival, Kate Ëinslet me “The Dressmaker”, sikurse dhe artistë të tjerë të famshëm që do të prezantohen me projekte të ndryshme filmike. Festivali i Torontos është një ndër festivalet më të rëndësishme në botë. Shumë prej të shpërblyerve në këtë festival më pas marrin edhe çmime Oscar.

DJ më të paguar në botë nga Forbes

0

Calvin Harris kryeson listën e Forbes si DJ më i paguar në botë për të tretin vit radhazi.

Calvin Harris ka bërë 66 milionë $, sipas Forbes dhe është shpallur mbret i muzikës elektronike sa i përket fitimeve. Edhe në dy vitet e kaluara DJ 31 vjeçar ka fituar shumë afërsisht të njëjtë, duke kryesuar për tri vite radhazi.

Në vendin e dytë është David Guetta, i cili ka fituar përgjysmë gjumën e harris, 37 milionë $ dhe Tiesto në vendin e tretë me 36 milionë $.

Harris gjithashtu kryeson listën e çifteve të famshëm me më shumë fitime, ku bashkë me Taylor Swift kanë kaluar Beyonce dhe Jay Z.

Këta janë top 10 DJ më të paguar në botë:

1. Calvin Harris me 66 milion[ $

2. David Guetta me 37 milionë $

3. Tiesto me 36 milionë $

4. Skrillex me 24 milionë $

5. Steve Aoki

6. Avicii me 19 milionë $

7. Kaskade me 18 milionë $

8. Martin Garix me 17 milionë $

9. Zedd me 17 milionë $

10. Afrojack me 16 milionë $

Vushtrri, plagoset 19 vjeçari

0

​K.M. i lindur më 1996 nga fshati Vilanc komuna e Vushtrrisë, është plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth mesnatës në fshatin e tij të lindjes.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, derisa viktima e kishte në posedim armën automatike AK 47.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Nysret Mehmeti.

Sipas tij, incidenti ka ndodhur mbrëmërreth orës 23:50, ndërsa njësitë përkatëse të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e plotë të rastit.
Mësohet po ashtu se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Shqipëria kërkon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

0

Samiti i Vjenës ka mbledhur dje udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët të vënë përballë shoqërisë civile, kanë diskutuar mbi sfidat e rajonit por dhe problemet kryesore me të cilat përballen vendet e tyre. Krerët më të lartë të këtyre vendeve, por dhe komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn vunë theksin tek bashkëpunimi. Komisioneri Hahn theksoi rëndësinë e arritjes së standardeve të BE-së. Ndërsa Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij theksoi se në këto kohë nuk është e nevojshme që liderët e Ballkanit të tregojnë se çfarë kanë bërë, por është e rëndësishme ajo që ata do të bëjnë së bashku. Në Samitin e Vjenës, kryeministri Rama ka kërkuar që të hapen negociatat me BE-në. Ndërsa kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç falënderoi kryeministrin Rama duke thënë se mes Shqipërisë dhe Serbisë tashmë nuk ka më tensione.