Dita e eksportit në Xërxë

0

Sot në Xërxë do të organizohet dita e hapur dhe dita e eksportit, ku do të ketë perime/produkte të varieteteve të reja, të cilat japin rendiment më të mirë, dhe shërbejnë për përpunim, si dhe për eksport.

Sipas organizatorëve këto produkte janë mbjellë me ndihmën e investimeve të organizatave të huaja siç janë Sëisscontacti.

Ky aktivitet organizohet nga AgroCelina, qendër grumbulluese në Xërxë, dhe partner i projektit PPSE, së bashku me drejtorinë për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural të Komunës së Gjakovës dhe do të mbahet në fushat e ish-Erenikut, përgjatë rrugës Gjakovë-Prizren. Ceremonia fillon në orën 13:00, ku priten kryetarja e Komunës së Gjakovës dhe kryetari i Komunës së Rahovecit.

Në event janë të ftuar donatorët e projekteve të ndryshme, tregtarët, fermerët dhe të gjitha palët e interesuara. Gjithashtu, do të ketë mundësi të shikohet procesi i vjeljes si demonstrim.
Ndërsa, nesër në Krushë e Madhe të Rahovecit organizohet Festivali i Specit, festë kjo e cila organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe MBPZH-së dhe më përkrahjen e AGRO/USAID.

Vazhdon Samiti i Vjenës

0

Edhe sot vazhdon Samiti i Vjenës, ku liderët e Ballkanit Perendimor së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë për projektet në infrastrukturë, si dhe çështja e bashkëpunimit rajonal, emigracioni dhe dialogu fetar, përfshi anti-ektremizmin.

Ndërkohë, samiti do të mbyllë punimet me një konferencë të përbashkët për shtyp të kancelares Merkel, përfaqësues së lartë për politikën e jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiq.

Agjenda e diskutimeve në Samitin e Vjenës

1. Sipas agjendës së Samitit të Vjenës, më 26 gusht, rreth orës 13:00, parashikohet një panel diskutimi mes ministrave të Integrimit dhe atyre të Jashtëm me temë “Mosmarrëveshjet bilaterale në Ballkanin Perëndimor”.

2. Ky panel do të pasohet nga nënshkrimi i një marrëveshjeje me karakter kulturor mes Austrisë dhe Kosovës.

3.Dita e parë e samitit do të mbyllet me një ndeshje futbolli mes dy ekipeve që do të quhen “E ardhmja e BE-së” dhe “Ekipi i BE-së”. Në fushën e blertë austriake ekipin e të “Ardhmes së BE-së” do ta përfaqësojnë kryeministri Edi Rama me dy ministrat e tij, Arban Ahmetaj dhe Ditmir Bushati, nga Bosnja ministri Crbadak, nga Kosova Hashim Thaçi, nga Maqedonia kryeministri Gruevski dhe nga Serbia kryeministri Vuçiq. Ndeshjen do ta arbitrojë komisioneri Hahn.

4.Dita e dytë e Samitit do të nisë me diskutimet për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, ku në panel do të jenë kryeministri Rama, ai serb Vuçiq, komisioneri i Bankës Evropiane të Investimeve, Hoyer, komisioneri Hahn dhe presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Chakrabati.

5. Më pas ministrat e Jashtëm të rajonit do të diskutojnë tre çështje: bashkëpunimin rajonal, emigracionin dhe dialogu fetar, përfshi anti-ektremizmin.

6.Paralelisht me këtë takim do të zhvillohet edhe ai i ministrave të Ekonomisë, nën drejtimin e ministrit austriak të Ekonomisë, Mitterlehner.

7. Në përfundim të Samitit, kancelari austriak Faymann, kancelaria gjermane Merkel, përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të B E-së, Federica Mogherini dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiq do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ambasadori amerikan Delawie viziton Ferizajn

0

Ambasadori i Shteeve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie, i shoqëruar nga drejtori i misionit të USAID-it James Hope, do të vizitojë gjatës ditë së sotme Komunën e Ferizajt

Gjatë vizitës së tij ambasadori do të takohet me kryetarin e Komunës (ora 10:00) dhe me kryetarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt (ora 10:45), ndërsa më pas, në orën 11:30, do të vizitojë firmën “Tefik Çanga Design”.

Digne kalon te Roma

0

Roma ka marrë në huazim një-vjeçar mbrojtësin e majtë të Paris Saint-Germain, Lucas Digne.

Italianët janë pajtuar të paguajnë një çmim 2.5 milionë euro për këtë huazim, ndërsa në fund të këtij sezoni kanë mundësinë e transferimit të tij në formë të plotë.
Në anën tjetër, vetë lojtari u shreh i lumtur me kalin te italianët.

“Unë zgjodha Romën sepse është një klub historik”, deklaroi Digne për faqen zyrtare të Romës.
“Klubi është edhe në Ligën e Kampionëve dhe tifozët janë shumë mikpritës, gjë e cila është shumë e rëndësishme për mua. Unë e di se ky qytet dhe ky klub ka përbërjen për të qenë i suksesshëm.

Çka thotë horoskopi për ty sot

0

Ky është horoskopi për ditën e enjte 27 gusht 2015. Kjo ditë mund të fillojë me ankth dhe pakënaqësi pa asnjë arsye. Komplikimet në punë dhe në marrëdhëniet me seksin e kundërt, do të shkaktojnë pakënaqësi të ndryshme. Pranojeni me veten se ju jeni shkaku i të gjitha problemeve. Dualiteti në jetën tuaj personale do të jetë një barrë. Ju duhet të bëni një zgjedhje përfundimtare.

Dashi

Kjo ditë premton të jetë e suksesshme. Ajo do të karakterizohet nga një potencial në rritje. Do të ketë rritje efikasiteti dhe fuqi bindjeje. Për këtë arsye do të ketë mundësi për arritjen e qëllimeve. Do të jeni në gjendje që të realizoni planet tuaja krijuese. Marrëdhëniet e dashurisë do të jenë një burim frymëzimi për të rritur vitalitetin tuaj.

Demi

Bëjini sytë katër duke vëzhguar. Një ndikim pa lidhje apo një përplasje me armiqtë dhe partnerët e pandershëm mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në shëndetin tuaj. Ka shumë mundësi që ju të keni nevojë për ndihmë financiare. Mos hezitoni të këshilloheni me miqtë dhe të afërmit tuaj. Yjet ju këshillojnë që të mos humbni vetëkontrollin dhe kurajon.

Binjakët

Do të ketë humbje të mëdha financiare apo kolaps të gjithë aktivitetit. Kuptoni marrëdhëniet me partnerët dhe kolegët. Rishikoni planet dhe taktikat e sjelljes. Jeta kërkon gjithashtu që të tregoni kujdes dhe vëmendje.

Gaforrja

Dita është e pafavorshme për blerje, marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe angazhime serioze. Ndoshta mund të ketë përkeqësim të situatës financiare, ndaj këshillohet që të bëni kursim. Punët e shtëpisë mund të përkeqësohen. Por mos u përpiqni të zhvendosni barrën nga supet tuaja dhe përpiquni që t’i zgjidhni të gjitha problemet me veten.

Luani

Dita është e mbarë për operacione komerciale, trajnim, regjistrim dhe nënshkrim dokumentesh. Yjet nuk këshillojnë që të mendoheni dy herë, por bini dakord për oferta të përshtatshme biznesi. Projektet e përbashkëta do të sjellin fitim. Gjithë çfarë do të ndodhë do të ndikojë për mirë te ju, pa marrë parasysh se çfarë duket në pamje të parë.

Virgjëresha

Kjo ditë do të jetë pasive. Kontaktet me eprorët dhe kolegët do të jenë të vështira. Ju duhet të forconi pozicionin tuaj, të merrni iniciativë dhe këmbëngulje. Favorizohen kontaktet me seksin e kundërt. Kushtet për sukses në jetën tuaj personale do të jenë të mëdha, por duhet të tregoni takt dhe fleksibilitet.

Peshorja

Dita do të jetë e mbarë për perspektivat e reja, përshtatni planet tuaja dhe ndryshoni burimin kryesor të të ardhurave. Mos refuzoni ndihmën e miqve dhe personave me ndikim. Gjatë pasdites ndoshta do të ndjeheni keq.

Akrepi

Sot është e pamundur të refuzoni kërkesat për të shfaqur lakminë dhe egoizmin. Këshillohet të sakrifikoni dhe të dëgjoni mendimet e të tjerëve. Ka shumë mundësi që gjatë ditës të ripërtërinë miqësinë me ata me të cilët keni punuar më herët. Problemet e ditës do ti përballoni kryesisht me ndihmën e të afërmve.

Shigjetari

Dita është e favorshme për aktivitetet në natyrë, ushtrimet fizike dhe shëtitje. Dita është e mirë për të rivendosur rendin e gjërave, për të filluar riparimin apo përmirësimin. Do të jeni në gjendje që të vendosni harmoninë në familje, me pëlqimin e partnerit apo për rregullimin e miqësive të ndërprera.

Bricjapi

Dita do të jetë kritike. Do të karakterizoheni nga vullneti i sëmurë, përleshje me armiqtë, tradhëti dhe mashtrim. Shmangni njohjet e reja, tregoni vetëpërmbajtje në trajtimin me të njohurit dhe miqtë. Kushtojini më shumë vëmendje pronës. Do të ketë mundësi për vjedhje, zjarr dhe probleme me pajisjet elektrike. Punët në shtëpi do t’ju marrin më shumë kohë.

Ujori

Sot mundësia e suksesit në punë është e madhe. Një lajm i mirë mund të ndikojë në shumë gjëra dhe do të ndryshojë rrënjësisht situatën aktuale. Sot duhet të tërhiqeni brenda kufirit në çështjet e biznesit dhe kontaktit. Por në jetën tuaj personale nuk eleminohen problemet lidhur me ngurrimin për të pranuar këndvështrimin e partnerit tuaj.

Peshqit

Gjatë kësaj dite mundohuni të kurseni. Situata juaj financiare nuk është shumë e favorshme dhe fatkeqësisht nuk është e destinuar të përmirësohet shumë shpejtë. Evitoni shpenzimet e tepruara. Puna do të ecë qetësisht dhe pa probleme. Këshillohet që të gjeni kohë për të dalë me miqtë dhe për t’u relaksuar.

Krijohet vaksina që do të na mbrojë përgjithmonë nga gripi

0

Gripi është një nga sëmundjet virale më të shpeshta dhe që kap çdo moshë. Shpesh herë neglizhohet, por dhe ai ka rrezikshmërinë e tij, pasi mund të bëhet shkak për sëmundje edhe më të rënda. Për të shpëtuar njëherë e mirë prej tij, disa shkencëtar kanë nisur kërkimet për krijimin e një vaksine që do të na shëroje njëherë e përgjithmonë prej gripit. Ata thonë se jemi shumë afër krijimit të kësaj vaksine.

Dy skuadra kërkimi amerikane kanë patur sukses në përpjekjet e tyre për të ndërhyrë në pjesët e qëndrueshme të virusit të gripit. Kjo do ti jepte fund problemit me vaksinat aktuale të gripit, të cilat duhet të merren çdo vit pasi fokusohen në pjesët mutante të virusit.

Këto të reja janë publikuar në revistën shkencore Nature Medicine. Tashmë studimi duhet të bëhet tek njerëzit për të konfirmuar se kjo metodë është efektive.

Ndërkohë, ekspertët thonë se njerëzit duhet të vazhdojnë të bëjnë vaksinën e përvitshme kundër gripit, pasi kjo është ende mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga infeksioni

Po 'vjen' filmi më i madh në historinë e kinematografisë evropiane

0

Ky film është i pari në historinë e kinematografisë evropiane që do të xhirohet në 3D dhe do të ketë një buxhet prej 180 milionë dollarëve
Me aktorët Cara Delevingne dhe Dane DeHaan, regjisori francez, Luck Besson do të bëj historinë e kinematografisë evropiane. Ai ka pranuar para medieve, se para disa viteve kishte menduar se e ka të gatshëm skenarin, por ka ndryshuar mendjen pasi ka parë filmin “Avatar”. Atëherë e ka kuptuar se ka ende punë për të bërë. “Tash është i gatshëm”, ka thënë ai.

Ky film është i pari në historinë e kinematografisë evropiane që do të xhirohet në 3D dhe do të ketë një buxhet prej 180 milionë dollarëve. “Këta filma realizohen vetëm nga studio të mëdha dhe nga regjisorë të mëdhenj sikurse është Spilberg”, ka thënë ai duke qenë i vetëdijshëm për këtë sfidë të madhe, por duke shtuar se tashmë loja ka filluar. Xhirimet do të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm kurse premiera pritet të jetë më 21 korrik të vitit 2017.

Thaçi e Çollaku golashenues!(Foto)

0
(E plotësuar) Ekipi i shteteve anëtare të BE-së është duke humbur 3 me 0 përballë vendeve pretendente për antarësim në Union, në ndeshjen futbollistike që po luhet në Vjenë të Astrisë.

Në pjesë lojen e parë ka shënuar kryeministri maqesonas Nikola Gruevski, me asistim të zv.kryeministrit kosovar Hashim Thaçi.

Kombinim i njejtë ka ndodhur edhe në pjesën e dytë. Për 2 me 0 goli ka ardhur nga Gruevski me asistim të Thaçit.

Zv.kryeministri kosovar është dëshmuar si kontribuesi më i mirë për thellim të rezultatit, duke i asistuar për golin e tretë ministrit të Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

Ekipi i “BE-së së ardhme”, po avancon 3 me 0.

aaa

Fillon loja futbollistike ndërmjet BE-së së tashme dhe të ardhme (Foto)

Kanë filluar përgatitjet e liderëve politikë për miqësoren e futbollit ndërmjet ekipit të shteteve jo anëtare të BE-së “BE e ardhshme” dhe ekipit të shteteve anëtare ”BE”.

Indeksonline ka siguruar pamjet e para të fushës, ku shihet duke u prononcuar për mediet e huaja dhe duke u përgatitur për lojë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Veçantia e ekipit “BE e ardhshme”, e cila ka tërhequr vëmendje botërore, siç mëson Indeksonline, është rreshtimi i kryeministrit serb Vuçiç përkrah dy liderëve shqiptarë, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, që njëherësh është edhe mesazh i fuqishëm politikë se pa bashkëpunuar me njëri-tjetrin nuk mund të ketë integrim evropian, ashtu siç lojtarët nuk mund të shënojnë gol dhe të fitojnë pa u komponuar dhe kombinuar me njëri-tjetrin.

a

Kjo ndeshje e pazakontë futbolli, e cila në medie botërore është quajtur edhe “lojë diplomatike”, po luhet në kuadër të samitit për vendet e Ballkanit Perëndimor në Vjenë të Austrisë.

Sinan Hoxha merr nusen me helikopter

0

Ai u fejua vetëm pak muaj më parë dhe sot e ka bërë të tijën zyrtarisht të fejuarën Andrra. Këngëtari Sinan Hoxha ka marrë sot me helikopter nusen e tij Andrra Destani, duke e çuar në shtëpinë e prindërve të tij.

Ai ka shkuar të marrë nusen nga lokali në Kumanovë të Maqedonisë me mjetin fluturues dhe më pas janë nisur drejt një piste, ku çiftin e priste një helikopter për të shkuar në Tiranë.

Ndërkohë Sinani zhvillon nesër në një lokal luksoz në Tiranë ceremoninë e tij.

Martesa do të bëhet në një lokal jo shumë larg kryeqytetit. Sinan Hoxha dhe Andrra Destani deklaruan në momentin e zyrtarizimit të fejesës rreth një vit më parë, se ishin të lidhur bashkë prej dy .

Gjermania ofron një milion euro për refugjatët në Ballkan

0

Gjermania ka vënë në dispozicion një milion euro për kujdesin dhe mbështetjen e refugjatëve në Ballkanin Perëndimor.

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë me një milion euro në mënyrë afat-shkurtër do të ndihmojë veprimtaritë humanitare për refugjatët, të cilët në javët e fundit masivisht po kalojnë përmes shteteve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk mund të rrimë duarkryq, ndërsa vendet që janë fqinje me Bashkimin Evropian, kanë refugjatë të cilët janë në një situatë shumë të vështirë, duke kërkuar mbrojtje”, thuhet në deklaratën e ambasadës gjermane në Shkup.

Për këtë qëllim, Gjermania vë në dispozicion një milion euro për kujdesin dhe mbështetjen e refugjatëve në Ballkanin Perëndimor.