Po 'vjen' filmi më i madh në historinë e kinematografisë evropiane

TË FUNDIT

Ky film është i pari në historinë e kinematografisë evropiane që do të xhirohet në 3D dhe do të ketë një buxhet prej 180 milionë dollarëve
Me aktorët Cara Delevingne dhe Dane DeHaan, regjisori francez, Luck Besson do të bëj historinë e kinematografisë evropiane. Ai ka pranuar para medieve, se para disa viteve kishte menduar se e ka të gatshëm skenarin, por ka ndryshuar mendjen pasi ka parë filmin “Avatar”. Atëherë e ka kuptuar se ka ende punë për të bërë. “Tash është i gatshëm”, ka thënë ai.

Ky film është i pari në historinë e kinematografisë evropiane që do të xhirohet në 3D dhe do të ketë një buxhet prej 180 milionë dollarëve. “Këta filma realizohen vetëm nga studio të mëdha dhe nga regjisorë të mëdhenj sikurse është Spilberg”, ka thënë ai duke qenë i vetëdijshëm për këtë sfidë të madhe, por duke shtuar se tashmë loja ka filluar. Xhirimet do të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm kurse premiera pritet të jetë më 21 korrik të vitit 2017.