Vazhdon Samiti i Vjenës

TË FUNDIT

Edhe sot vazhdon Samiti i Vjenës, ku liderët e Ballkanit Perendimor së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë për projektet në infrastrukturë, si dhe çështja e bashkëpunimit rajonal, emigracioni dhe dialogu fetar, përfshi anti-ektremizmin.

Ndërkohë, samiti do të mbyllë punimet me një konferencë të përbashkët për shtyp të kancelares Merkel, përfaqësues së lartë për politikën e jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiq.

Agjenda e diskutimeve në Samitin e Vjenës

1. Sipas agjendës së Samitit të Vjenës, më 26 gusht, rreth orës 13:00, parashikohet një panel diskutimi mes ministrave të Integrimit dhe atyre të Jashtëm me temë “Mosmarrëveshjet bilaterale në Ballkanin Perëndimor”.

2. Ky panel do të pasohet nga nënshkrimi i një marrëveshjeje me karakter kulturor mes Austrisë dhe Kosovës.

3.Dita e parë e samitit do të mbyllet me një ndeshje futbolli mes dy ekipeve që do të quhen “E ardhmja e BE-së” dhe “Ekipi i BE-së”. Në fushën e blertë austriake ekipin e të “Ardhmes së BE-së” do ta përfaqësojnë kryeministri Edi Rama me dy ministrat e tij, Arban Ahmetaj dhe Ditmir Bushati, nga Bosnja ministri Crbadak, nga Kosova Hashim Thaçi, nga Maqedonia kryeministri Gruevski dhe nga Serbia kryeministri Vuçiq. Ndeshjen do ta arbitrojë komisioneri Hahn.

4.Dita e dytë e Samitit do të nisë me diskutimet për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, ku në panel do të jenë kryeministri Rama, ai serb Vuçiq, komisioneri i Bankës Evropiane të Investimeve, Hoyer, komisioneri Hahn dhe presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Chakrabati.

5. Më pas ministrat e Jashtëm të rajonit do të diskutojnë tre çështje: bashkëpunimin rajonal, emigracionin dhe dialogu fetar, përfshi anti-ektremizmin.

6.Paralelisht me këtë takim do të zhvillohet edhe ai i ministrave të Ekonomisë, nën drejtimin e ministrit austriak të Ekonomisë, Mitterlehner.

7. Në përfundim të Samitit, kancelari austriak Faymann, kancelaria gjermane Merkel, përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të B E-së, Federica Mogherini dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiq do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.