Gjermania ofron një milion euro për refugjatët në Ballkan

TË FUNDIT

Gjermania ka vënë në dispozicion një milion euro për kujdesin dhe mbështetjen e refugjatëve në Ballkanin Perëndimor.

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë me një milion euro në mënyrë afat-shkurtër do të ndihmojë veprimtaritë humanitare për refugjatët, të cilët në javët e fundit masivisht po kalojnë përmes shteteve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk mund të rrimë duarkryq, ndërsa vendet që janë fqinje me Bashkimin Evropian, kanë refugjatë të cilët janë në një situatë shumë të vështirë, duke kërkuar mbrojtje”, thuhet në deklaratën e ambasadës gjermane në Shkup.

Për këtë qëllim, Gjermania vë në dispozicion një milion euro për kujdesin dhe mbështetjen e refugjatëve në Ballkanin Perëndimor.