Moti: Me diell dhe vranësira të lehta

0

Masat e ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa veriore e Kontinentit do të jenë prezent edhe gjatë pjesës së dytë të javës, duke krijuar kushte që mbi vendin tonë të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta. Këto masa të ajrit do të jenë të qëndrueshme duke i rritur amplitudat në fushën e maksimale. Vlera minimale e temperaturave do të lëvizë ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Një situatë ndryshe sa i përketë temperaturave do të paraqitet në viset malore ku temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të vazhdojë ti ruajë vlerat e mbinormales për 2-3 milibar. Lagështia relative e ajrit mëngjeseve do të jetë në kufijtë 73-79%, kurse gjatë ditës do të zbresë në 37-30%. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi 1-5m/s.
Temperatura të larta për këtë periudhë kohore do të vazhdojnë edhe për gjatë vijës bregdetare. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 35-37gradë Celsius.

Rama në Vjenë : Ballkani i bashkuar garanton stabilitet

0

Ditën e sotme ka nisur punimet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë. Në këtë tryezë bisedimesh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përcolli mesazhin e rëndësisë së bashkëpunimit mes liderëve të rajonit, në mënyrë që të garantohet stabiliteti në rajon.

Rama tha se Ballkani ka nevojë për një qasje strategjike nga Evropa. Po ashtu në fjalën e tij në Samitin e Vjenës, kryeministri Rama ka kërkuar që të hapen negociatat me BE, për të treguar të gjithëve se Shqipëria ndodhet në Evropë. Duke u ndalur te bashkëpunimi me Serbinë, kryeministri Rama tha se takimet me Vuçiq janë kthyer tashmë në rutinë dhe ajo që pritet është së çfarë do arrihet nga këto takime.

Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është ndalur në marrëdhëniet mes vendit që ai drejton dhe Shqipërisë, duke i cilësuar ato të qeta, dhe për këtë ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërsa komisioneri Han nga ana e tij është shprehur se që të gjithë në radhë të parë jemi evropianë dhe kur i referohemi BE nuk është vetëm çështje ekonomike, por angazhim për një mënyrë jetese. Sipas tij nuk është e rëndësishme nëse je apo jo pjesë e BE, por të arrish në nivelin e duhur me standardet e BE./

5 mënyrat befasuese se si mund të përdorni tharësen e flokëve

0

Tharësja e flokëve nuk është vetëm për të tharë flokët, dhe mëposhtë keni disa shembuj se si do mund të përdorni atë ndryshe ngase jeni mësuar.

Të shkëputni foto nga albumi. Të largoni një foto nga faqet ngjitëse të albumit, me anë të ajrit të ngrohtë në anën e pasme të faqes dhe pastaj me kujdes të veçantë do të mund t`a hiqni të tërën.
Pastroni vendet që arrihen vështirë. Vendoseni tharësen të fryejë ajër të ftohtë dhe drejtojeni në raftet e pluhurosura që të fryeni pluhurin jashtë.

Të ç`rrudhosni perdet plastike të dushit apo shtrojet plastike të tavolinave. Drejtojeni ajrin e ngrohtë drejt pjesëve të rrudhosura që t`i “hekurosni” ato, mos harroni të mbani tharësen 30 cm larg.
Ngrirje perfekte. Të forconi kremën mbi tortë, bëni tharësen të fryejë ajër të ftohtë dhe mbajeni direkt mbi tortë.
Pastroni njollat nga shkumësi me ngjyrë apo nga dylli. Fëmijët janë lazdruar? Fryej ajër të nxehtë në maksimum derisa të shkrihet dylli, pastaj përshkoje me sfungjer me sapun.

Podujevë: Arrestohen katër persona për kultivim të drogës

0

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar katër persona në fshatin Duminicë e Ulët të Podujevës për kultivim dhe përpunim të drogës dhe njëkohësisht ka gjetur 350 rrënjë të Kanabisit dhe rreth 130 kilogramë marihuanë.

“PK mbështetur në informacionet e siguruara përmes rrugëve operativo-hetimore, ka realizuar një operacion në fshatin Dumnicë e Ulët të Podujevës, pasi që në një pronë private dyshohej se disa persona janë duke kultivuar bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) kanë verifikuar informacionin në fjale dhe sot rreth orës 12:40 pas lokalizimit të vendit të dyshuar kanë vërejtur disa persona duke e bërë përpunimin e bimës Kanabis Sativa dhe me këtë rast edhe kanë intervenuar duke arrestuar në flagrancë katër (4) personat e dyshuar me inicialet e poshtëshënuara:

A.M. (1985) shtetas kosovar (mashkull)
H.M. (1991) shtetas kosovar (mashkull)
L.P. (1969) shtetas shqiptar (mashkull) dhe
M.P. (1974) shtetase shqiptare( femër)
Në këtë rast policia ka gje tur dhe konfiskuar edhe dëshmitë relevante si ne vijim:

Në oborrin e shtëpisë në një serë të kufizuar me një lloj rrjete kishte të mbjella 350 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 1.3 metra, kurse në podrumin e shtëpisë dhe në një objekt përcjellës të shtëpisë ( stallë ) pronë e të dyshuarit H. M. të cilat ishin adaptuar për përpunimin e bimës Kanabis Sativa, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 129.2 kilogramë marihuanë, e cila ishte vendosur për t’u tharë dhe ishte në fazën finale te përpunimit.

Në vendin e ngjarjes ka dale edhe njësia e krim teknikës, e cila ka bërë vend shikimin kurse bimët narkotike pas marrjes se mostrave për ekzaminim janë shkatërruar sipas procedurave përkatëse për raste të tilla.

Të gjitha veprimet e ndërmarra policore janë ndërmarr në bashkëpunim me prokurorin dhe të dyshuarit dërgohen në mbajtje, thuhet në njoftimin e PK-së

Elvana një foto për fansat e saj (Foto)

0

Këngëtarja Elvana Gjata është shumë e kujdesshme me fansat e saj. Ajo vazhdimisht poston foto nga më të ndryshmet përmes të cilave i falënderon ata.

Së fundmi ka publikuar një tjetër ku dëshiron ta shprehë dashurinë që ka ndaj fansave të saj përmes një zemre të cilën e bëri me duar.

Ajo përndryshe po vazhdon ta shijojë suksesin e këngës “Love me”.

11910740_722620624532694_914393778_n

Ushqimet që ju bëjnë të lumtur

0

Mos e kërkoni lumturinë vetëm te njerëzit që ju rrethojnë ose te situatat e përditshme. Në fakt, shkenca sugjeron se ju duhet të ushqeheni me produktet e duhura që të shtoni nivelin e mirëqenies dhe atë të lumturisë. Provoni ushqimet që do t’ju japin energji gjatë ditës, do t’ju ulin nivelin e stresit dhe ankthit.

Bananet

Të gjithë e dinë se bananet janë të pasura me kalium, por çfarë nuk mund të mos dini është se ato gjithashtu përmbajnë një kimikat që ndihmon në rregullimin e humorit. Bananet janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës B, të cilën nëse e keni në organizëm me nivele të ulëta, atëherë futeni në depresion.

Manaferrat

Disa shije të caktuara te manaferrat kanë një ngjashmëri kimike me acidin valproik, i cili është në shumicën e ilaçeve që u jepen personave që duhet të stabilizojnë humorin. Po ashtu, një tjetër përbërës shumë i shëndetshëm te manaferrat redukton prekjen nga sëmundjet dhe ul nivelin e depresionit.

Çokollata e zezë

ushqimeNjë burim i mirë i antioksidantëve, çokollata e zezë, është sekreti që do t’ju pakësojë kortizolin, hormonin e stresit, sipas një studimi nga revista Shëndeti.

Çaji jeshil

Një studim japonez zbuloi se stresi psikologjik ishte më i ulët tek individët që pinin pesë ose më shumë filxhanë çaj jeshil në ditë. Megjithatë, edhe sasi më të vogla do t’ju ndihmojnë patjetër.

Mollët

Një mollë në ditë mban larg doktorin, thotë shprehja e famshme. Por e vërteta është se kur konsumojmë fruta si molla, ato na japin një efekt qetësues, krijojnë më tepër energji dhe rritin nivelin e përgjithshëm të lumturisë. Këtë gjë e rekomandojnë edhe kërkuesit britanikë.

Spinaqi

Spinaqi përmban acid folik, i cili largon depresionin dhe pakëson ndjesinë e dobësisë së përgjithshme. Përpiquni ta përdorni spinaqin në gatimet tuaja, duke u dhënë atyre tjetër pamje dhe të tjera vlera ushqimore.

Kërpudhat

Niveli i ulët i vitaminës D është i lidhur me depresionin, sipas një studimi të Universitetit të Melburnit. Shtojeni larminë e produkteve në tryezat tuaja duke gatuar kërpudha, pasi kanë shumë vitaminë D.

Kafeja

Nuk është një sekret që kafeja të rrit lumturinë, pasi shumë persona e përdorin si sekretin e energjisë në fillim të çdo dite. Me rritjen e konsumit të kafesë, ulet dhe rreziku i prekjes nga depresioni.

Fasulet

Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, nivelet e ulëta të magnezit lidhen me energjinë e paktë. Konsumoni ushqime të pasura me magnez, si për shembull fasulet, dhe do të ndiheni shumë energjik gjatë gjithë ditës.

Arrat

Konsumi i arrave mund të përmirësojë funksionimin e trurit. Nivelet e larta të antioksidantëve vitaminat dhe mineralet tek arrat bëjnë mrekullinë e lumturisë në trupin tuaj. Gjithashtu arrat janë të pasura me një acid që është bazë për omega-3.

Arsimtarëve nuk u figuron përvoja në listat e pagave, reagon sindikata

0

Listat e pagave të mësimdhënësve të komunës së Ferizajt për muajin gusht janë bërë shkak i një përplasjeje të mërkurën në mes degës së Sindikatës së Arsimit të Ferizajt dhe autoriteteve komunale të arsimit.

Krejt kjo ka nisur kur një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve e ka kuptuar se nga listat e fundit të pagave u janë hequr vitet e përvojës së punës. Menjëherë ka ardhur edhe reagimi sindikal përmes kryetarit të degës, Rexhep Sadiku, i cili edhe ka kërkuar llogari nga institucionet për këtë lëshim.

“Kur po pritnim që viti i ri shkollor të fillonte normalisht, doli një bllokadë e cila nuk dihet a është e qëllimshme apo e paqëllimshme, ku punëtorëve të arsimit u hiqet përvoja e punës. Ne, si sindikatë kemi reaguar menjëherë dhe në kontaktet që kemi pasur edhe me zyrtarët e Ministrisë na është thënë se ky është një gabim teknik I cili ka ndodhur në Ferizaj”, tha Sadiku, duke e vlerësuar këtë situatë si një provokim të radhës nga ana e institucioneve.

“Kam kontaktuar edhe më drejtorinë e arsimit në Ferizaj dhe më është thënë se është një gabim teknik. P ërvoja e cila figuron në listat e pagave duket sikur dikush ka dashur të provokojë punëtorët e arsimit mu në prag të vitit shkollorë. Stop provokimeve”, theksoi Sadiku .

I pari i sindikatës ka kërkuar që me urgjencë të përmirësohen këto lista, në të kundërtën, sipas tij, nuk përjashtohen edhe veprimet sindikale

“Nëse nuk bëhet përmirësimi i këtyre listave, ne si sindikatë do të veprojmë më të gjitha mjetet sindikaliste që kjo gjendje të kthehet ashtu siç duhet të jetë, pra të llogaritet përvoja ashtu siç është e paraparë e jo maksimumi të jetë 12 vite, e i cili numër nuk dihet se nga ka ardhur dhe se çka është marrë për bazë, nëse nuk është ndonjë gabim siç thuhet teknik”, ka thënë Sadiku.

Në anën tjetër drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili, ka thënë se është në dijeni për këtë problematikë me vitet e përvojës së punës, ndërsa ka shprehur habinë se pse ka ard hur deri te një lëshim i tillë.

“Pas marrjes së listave të pagave nga drejtorët e shkollave kemi hasur në një dukuri ku është vërejtur se në shumicën e rasteve është hequr përvoja e punës pjesërisht. Menjëherë si drejtori kemi kërkuar nga drejtorët e shkollave që të kthejnë regjistrat e pagave. Do të kërkojmë nga Ministria e Shërbimeve Publike që të bëjë përmirësimin e listave. Sa kam njohuri kjo është një gabim teknik, pasi që kjo në muajt e mëparshëm ka qenë e rregulluar. Ne, do të kërkojmë sqarim nga #ministria dhe do të shohim se a bëhet fjalë për gabim teknik apo është në pyetje diçka tjetër” ,tha Halili.

Ndryshe, bëhet e ditur se nëse ka pasur ndonjë gabim teknik atëherë pritet që listat shumë shpejt të përmirësohen dhe mësimdhënsit të kompensohen në mënyrë retroaktive.

Moti, me diell dhe vranësira të lehta

0

Masat e ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa veriore e Kontinentit do të jenë prezent edhe gjatë pjesës së dytë të javës, duke krijuar kushte që mbi vendin tonë të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta.
Këto masa të ajrit do të jenë të qëndrueshme duke i rritur amplitudat në fushën e temperaturave maksimale. Vlera minimale e temperaturave do të lëvizë ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Një situatë ndryshe sa i përketë temperaturave do të paraqitet në viset malore ku temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të vazhdojë ti ruajë vlerat e mbinormales për 2-3 milibar. Lagështia relative e ajrit mëngjeseve do të jetë në kufijtë 73-79%, kurse gjatë ditës do të zbresë në 37-30%. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi 1-5m/s.

Temperatura të larta për këtë periudhë kohore do të vazhdojnë edhe për gjatë vijës bregdetare. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 35-37gradë Celsius.

Jahjaga e falënderoi ambasadorin Bosch për kontributin e tij

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës në përmbyllje të mandatit të tij në Kosovë, ambasadorin e Holandës z. Robert Bosch.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Bosch për kontributin e tij të çmuar në thellimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohje për shtetin mik të Holandës që i ka mbështetur në çdo hap proceset demokratike ne Kosove.

Ambasadori i Holandës në Kosovë z. Robert Bosch, e falënderoi Presidenten Jahjaga për përkrahjen dhe bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e Kosovës dhe theksoi përkushtimin e institucioneve të vendit të tij për të avancuar këtë bashkëpunim në çdo fushë me interes të përbashkët.

Bushati: Çështjet bilaterale në të shkuarën kanë penguar anëtarësimin

0

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, po merr pjesë në punimet e Samitit të Vjenës për Ballkanin Perëndimor, si pjesë e delegacionit të Republikës së Shqipërisë që kryesohet nga kryeministri Edi Rama, në përbërje të të cilit është edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Ky samit, i cili zhvillohet në vijim të Samitit të Berlinit të vitit të kaluar, synon veçanërisht avancimin e agjendës së ndërlidhjes infrastrukturore, rrugore dhe energjetike, midis vendeve të rajonit dhe BE-së, thellimin e bashkëpunimit për çështje që kanë të bëjnë me arsimimin, kualifikimin, punësimin dhe lëvizshmërinë e rinisë, trajtimin e problematikës në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe të sfidave me të cilat përballen bashkërisht vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të BE.

Në ditën e parë të aktiviteteve në Vjenë, kushtuar rolit të shoqërisë civile, Ministri Bushati mori pjesë në punimet e sesionit të parë ku u diskutua mbi temën “Roli i BE-së në zgjidhjen e problematikave dypalëshe në Ballkanin Perëndimor që prekin të ardhmen e proceseve integruese”.

“Në Berlin u lanë disa detyra, është krejt e logjikshme që ne në Vjenë të shikojmë progresin që është bërë nga të gjitha vendet dhe institucionet e përfshira në këtë proces, në këtë vështrim do të miratojmë hartën e ndërlidhshmërisë së Rajonit, që do të ndërlidh më mirë rajonin, edhe do ta lidh gjithashtu edhe fizikisht me BE-në më pas mbi bazën e këtyre projekteve do të përcaktohet edhe prioriteti nga pikëpamja e financimit dhe afati për çdo masë. Së dyti do të finalizojmë marrëveshjen për bashkëpunimin në fushën rinore; së treti do të diskutojmë gjithashtu edhe për një mundësi mekanizmi lehtësues përsa i përket mosmarrëveshjeve dypalëshe që kanë vendet me njëra-tjetrën të cilët në të shkuarën janë verifikuar si mangësi që i kanë pasur efektet jo fort pozitive edhe në procesin e Integrimit Europian, edhe gjithashtu do të skicojmë së bas hku prioritetet përsa i përket Samitit të radhës që do të mbahet vitin e ardhshëm në Paris, i cili me gjasë do të jetë i fokusuar te çështjet e sigurisë energjitike dhe korridoreve energjitike në Europën Juglindore dhe posaçërisht në Ballkanin Perëndimor. Në këtë Samit vijmë edhe me marrëveshjet e fundit të nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së ku tema që prekin këto marrëveshje kanë të bëjnë edhe me sigurinë,” tha ministri Bushati nga Vjena.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Rama do të marrë pjesë në Forumin e Shoqërisë Civile ku do të diskutohet mbi bashkëpunimin rajonal dhe rolin e shoqërisë civile. Gjatë takimit, do të promovohet, gjithashtu, marrëveshja për hapjen e zyrës së bashkëpunimit rinor rajonal, iniciativë kjo e ndërmarrë nga kryeministrat Rama dhe Vuçiq.